Lidhëzat
janë fjalët e pandryshueshme që shërbejnë
për të lidhur fjalë, grupe fjalësh
ose fjali midis tyre:
Kur vdiq Skënderbeu,
Sulltani tha: "Tani Evropa dhe
Azia janë të mijat! Mjerë Evropa, se
i humbi shpata dhe mburoja".
Sipas
kuptimit që kanë, lidhëzat janë:
- shtuese: e,
dhe, edhe, si edhe, as
as
, a, hem
hem
,
si
si
, si
ashtu edhe, jo vetëm
por(edhe), jo vetëm që
por as, le
që
por(edhe), jo që
po, jo që
po(r) edhe, jo veç (që)
por edhe,
jo vetëm (që)
por, jo vetëm (që)
por as, jo vetëm (që)
por edhe, jo
vetëm (që)
porse, le që
por as (që), le që
por edhe;
- kundërshtore:
po, por, kurse, megjithatë,
megjithkëtë, mirëpo, ndërsa, teksa,
porse, veç, veçqë, veçse,
vetëm, vetëm se etj.;
- veçuese: a,
apo, ose, daç
daç, ja
ja,
ndo
ndo, qoftë
qoftë, ose
ose, o
o;
- përmbyllëse:
andaj, ndaj, pa, prandaj, domethënë,
etj.
- ftilluese: se, që, në, nëse;
- vendore: ku,
tek, nga, kudo, ngado, tekdo, deri ku, gjer ku, nga
ku, që ku, kudo që, ngado që, kurdoherë
që, para se, posa që, që kur, që
se, qysh se, sapo që, sa herë (që),
sa kohë (që), përpara se;
- shkakore: se,
sepse, si, pasi (mbasi), derisa, gjersa, përderisa,
kur, që, sapo, meqenëse, meqë, ngaqë,
ngase, duke qenë se, nga frika se, nga shkaku
që, për arsye se, për shkak se, posa
që, sapo që, etj.
- qëllimore: që,
me qëllim që, në mënyrë që,
me të vetmin qëllim që;
- krahasore: sa,
aq sa, se, sesa, se ç`, nga ç`, nga
sa.
- mënyrore: si,
siç, ashtu si(ç), po(r) si, sikurse,
sikundërse, etj.;
- kushtore: në,
po, nëse, kur, sikur, në qoftë se,
në është se, në rast se, po qe
se, me kusht që etj.;
- rrjedhimore: sa,
saqë, që, aq sa, kështu që;
- lejore: megjithëse,
megjithëqe, ndonëse, sado(që), sido(që),
edhe në, edhe në qoftë se, edhe po,
edhe pse, edhe sepse, edhe sikur.
Lidhëzat
mund të grupohen në dy grupe të mëdha:
lidhëza që bashkojnë dy gjymtyrë
ose dy pjesë që kanë të njëjtën
vlerë në fjali (lidhëza
bashkërenditëse) dhe lidhëza
që bashkojnë pjesë më vlera të
ndryshme, njëra kryesore dhe tjetra e varur (lidhëza
nënrenditëse).
Bashkërenditëse
janë lidhëzat shtuese,
veçuese, kundërshtore,
përmbyllëse.
Nënrenditëse
janë lidhëzat ftilluese,
vendore, kohore,
shkakore, qëllimore, krahasore,
mënyrore, kushtore, rrjedhimore, lejore.