Mbiemra
quhen fjalët që shënojnë se çfarë
lloji është ose çfarë vetie
ka emri (qen i zi, qen i vogël, ushtria shqiptare,
qeveria italiane). Mbiemri përshtatet në
numër, gjini dhe rasë me emrin me të
cilin lidhet:
- përshtatje në gjini
:
mjeku i ri
mjekja e re
-
përshtatje në numër
:
mjekët e rinj
mjeket e reja
-
përshtatje në rasë
:
mjeku i ri
i mjekut të ri
mjekun e ri
mjekja e re
e mjekes së re
mjeken e re
Mbiemrat
e shqipes ndahen në dy grupe: mbiemra të
nyjshëm dhe mbiemra
të panyjshëm.
Mbiemra të nyjshëm
janë:
- ata që mbarojnë me -ë
: i bardhë, i mirë,
i gjatë;
- ata të formuar me prapashtesat -(ë)m,
-shëm, -(ët):
i mesëm, i shëndetshëm,
i hekurt, i ftohtë
etj.;
- mbiemrat e formuar nga pjesorja:
i shkruar, i zënë, i lodhur;
- disa mbiemra që dalin me -ër
: i vjetër, i varfër,
i verbër, i shurdhër,
Mbiemra
të panyjshëm janë
:
- mbiemrat e formuara nga emrat përgjegjës
me konversion: tiranas, shkodran, korçar,
vlonjat;
- mbiemrat e formuar me prapashtesat -ar,
-tar, -ik,
-ist, -iv,
-or, -tor:
bankar, amtar,
heroik, feminist,
aktiv, verior,
baritor;
- mbiemrat e formuar me prapashtesat -(ë)s,
-ues, -yes,
nga pjesorja ose e tashmja e foljes: djegës,
ngjitës, vlerësues,
ushqyes, rrëmbyes;
- të gjithë mbiemrat
e përbërë: zemërgjerë,
zemërgur, tekniko-shkencor, ekonomiko-shoqëror,
largpamës, mirëbërës etj.