Ndajfolje
quhen fjalët e pandryshueshme që plotësojnë
para së gjithash foljen,
duke treguar mënyrë,
vend, kohë,
shak, qëllim,
sasi:
Blendi shkruan bukur,
qartë dhe saktë.
Ndajfoljet
mund të plotësojnë edhe një mbiemër
ose ndajfolje tjetër:
Detyra ishte tepër
e vështirë.
Ata u ngritën shumë
herët atë ditë.
Por
nga kuptimi ndajfoljet janë gjashtë llojesh:
mënyre,
vendi,
kohe, shkaku,
qëllimi,
sasie.
NDAJFOLJET
E MËNYRËS
Ndajfoljet e mënyrës luajnë rolin e
grupeve parafjalore rrethanor mënyre:
Vjollca e Dritani silleshin natyrshëm
(=në mënyrë të natyrshme) me të
gjithë.
Ndajfoljet
kryesore të mënyrës janë:
- mirë, keq, bukur, pastër,
qartë, shkurt, thjesht, që tregojnë
cilësinë e veprimit.
Të tilla janë edhe ndajfoljet gëzueshëm,
natyrshëm, furishëm, etj.;
Vjollca flet bukur frëngjisht.
- menjëherë, pak nga
pak, vazhdimisht, shpesh, papritur, etj. Që
tregojnë ecurinë e
veprimit:
Dritani u ngrit papritur.
- cekët, gjerë, gjtë,
thellë, ulët që tregojnë
përmasa:
Toka duhet punuar thellë.
- bujarisht, trimërisht,
artistikisht, besnikërisht, teorikisht,
që kanë kuptimin e togut në mënyrë
+ mbiemër: bujarisht
(në mënyrë bujare), po edhe shqip,
frëngjisht, anglisht:
Në Shqipëri më pritën dhe më
përcollën bujarisht
(në mënyrë bujare).
NDAJFOLJET
E VENDIT
Ndajfoljet e vendit luajnë rolin e grupeve parafjalorë
plotës vendi.
Ndajfoljet
kryesore të vendit janë:
- afër, larg, pranë,
rreth, djathtas, majtas, aty, atje, diku, gjëkund,
gjithkund, anembanë, gjithandej, kudo, ngado,
asgjëkund, kurrkund, etj, që tregojnë
vendin ku kryhet veprimi:
Makina u kthye djathtas
(në anën e djathtë).
- ku, nga:
Ku po shkon ?
Nga je edhe pse ke ardhur
?
Në të vërtetë ku dhe nga janë
ndajfolje pyetëse, po merren edhe si ndajfolje
vendi:
NDAJFOLJET
E KOHËS
Ndajfoljet e kohës luajnë rolin e grupeve
parafjalore rrethanor kohe.
Ndajfoljet
kryesore të kohës janë :
- dje, pardje, nesër, pasnesër,
paradite, pasdite, sot, sonte, tani, vjet,
që tregojnë kohën
e saktë të kryerjes së veprimit:
Erdha sot (=ditën
e sotme) nga Tirana dhe do të nisem nesër
(ditën e nesërme).
- njëherë, një
herë e një kohë, gjithmonë, kurdo,
së shpejti, së lashti, që tregojnë
një kohë të papërcaktuar:
Së shpejti do të
organizohet në Tiranë një konferencë
për gjuhën shqipe.
NDAJFOLJET
E SHKAKUT
Ndajfoljet e shkakut luajnë rolin e një
grupi parafjalor rrethanor shkaku.
Ndajfoljet e shkakut janë: përse,
pse të cilat përdoren për të
pyetur për shkakun e kryerjes
së një veprimi:
Pse (për çfarë
arsyeje) nuk punon edhe ti si të tjerët?
Përse (për
çfarë qëllimi) më kërkon?
Këtu mund të fshihen edhe fjalët prandaj,
andaj, (=për këtë shkak, për këtë
arsye, për këtë qëllim) të
cilat funksionojnë edhe si lidhëza.
NDAJFOLJET
E SASISË
Ndajfoljet e sasisë luajnë rolin e grupeve
emërore rrethanor sasie.
Ndajfoljet kryesore të sasisë janë:
- shumë, pak, tepër,
fort, së tepërmi, për së tepërmi,
njëherë, dyherë, etj, që
tregojnë në ç`masë
realizohet veprimi:
E njoh mirë Butrintin, se e kam vizituar tri
herë.
Gjeta një libër shumë
të vjetër, të ruajtur shumë mirë.
- fort, tepër, së
tepërmi, njëfish, dyfish, trefish, aq, kaq,
mjaft, pak, etj. që shprehin intensitetin
ose shkallën e një
veprimi a të një
cilësie.
Dëgjomë, mua plakun, se di më
tepër se ti.
SHKALLËT
E NDAJFOLJEVE
Ndajfoljet përdoren në shkallën pohore,
krahasore dhe sipërore,
kryesisht ndajfoljet e mënyrës:
mirë, bukur, qartë,
si edhe disa ndajfolje vendi
e kohe: lart, poshtë,
afër, larg, vonë, herët, etj.
Shkalla krahasore dhe
shkalla sipërore
e ndajfoljeve formohen me po ato fjalë me të
cilat formohen shkalla krahasore e shkalla sipërore
e mbiemrave.
-
Shkalla pohore
Miri ecën shpejt
- Shkalla Krahasore
e barazisë : Mirri
ecën aq shpejt sa
Genti.
e sipërisë
: Miri ecën më shpejt
se Genti.
e ultësisë
: Miri ecën jo aq shpejt
sa Genti.
- Shkalla sipërore
Miri ecën shumë
shpejt.