Numërorë
quajmë fjalët që tregojnë numër
dhe sasi të caktuar
qeniesh ose sendesh:
një, dy, tre, : dy
fëmijë tri
gra, katër
burra, 20 metra
Fjalët që tregojnë radhë
si: i parë, i dytë, i dhjetë, të
cilat kanë kategoritë gramatikore të
mbiemrave, nuk do të trajtohen si numërorë
po si mbiemra.
Numërorët
përdoren për të treguar :
- datën, vitin:
Me sa jemi sot ? - Me 28
Nëntor.
- një periudhë të
caktuar kohe:-
Kur ke qënë në Amerikë ? Nga 1990
deri më 1997 .
- përmasa ose përqindje
: 0,5 m, 50
përqind etj.
- notat në shkollë
:
Cfarë more sot ? - Dhjetë.
-në domino: katër-treshi,
pesë-gjashta.
Kur
përdoret me nyjen e përparme "të"
numërori ka një kuptim përmbledhës:
Erdhën të dhjetat.
Numërori
për të mos përsëritur edhe një
herë emrin e dhënë në fjali ose
për të mos e zënë në gojë
fare, përdoret i emërzuar:
C'të bënin ata tre
kundër dhjetëve
?
Numërtori
përdoret i emërzuar edhe në veprime
atematike:
Pesa te dhjeta
hyn dy herë.
Rrënja katrore e nëntës
është treshi.
Përdoret
në ëmërtimin e viteve:
A anëtar shoqate i nëntëdhjetekatërshit.
Numrat
një, dy, tre, emërzohen me anë të
prapashtesës -sh
: njësh-i, dysh-i, tresh-i.
Numërorët
janë :
- fjalë të parme:
zero, një, dy, tre, katër
etj.;
- fjalë të përngjitura:
njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë,
trembëdhjetë etj.;
- fjalë të përbëra:
tridhjetë, pesëdhjetë, gjashtëdhjetë;
- lokucione: tridhjetë
e një, pesëdhjetë e katër etj.
Numërorët
në përgjithësi nuk e kanë kategorinë
gramatikore të gjinisë: katër
djem, katër
vajza.
Bën përjashtim numërori tre
i cili e ka kategorinë e gjinisë: tre
djem, tri vajza, por
edhe njëzet e tre
djem dhe njëzet e tri
vajza.
Numërori e ka kategorinë e gjinisë
edhe kur ka kuptim përmbledhës:
Sa djem erdhën ? Të
dy(të tre).
Sa vajza erdhën ? Të
dyja(të trija).
Ky dallim ruhet edhe kur numërori tre/tri përdoret
pa emrin përkatës:
Sa djem ishin ? Tre.
Po vajza sa ishin ? Tri.
Numërorët
kur tregohen si tregues të emrave, marrin kategorinë
gramatikore të rasës:
RASA |
Numërori
|
Mashkullore
|
Femërore
|
Emërore |
dy
|
të
dy
|
të
dyja
|
Gjinore
|
i,e, dyve
|
i,e,të
dyve
|
i,e,
të dyjave
|
Dhanore |
dyve
|
të
dyve
|
të
dyjave
|
Kallzore |
dy
|
të
dy
|
të
dyja
|
Rrjedhore |
dyve
|
të
dyve
|
të
dyjave
|