Parafjalë
janë fjalët e pandryshueshme që qëndrojnë
përpara emrave, përemrave, numërorëve
dhe ndajfoljeve duke vendosur marrëdhënie
vartësie ndërmjet fjalëve :
Punoj me lopatë.
E njoha nga zëri.
U rreshtuan për
tre.
Ka ardhur një ftesë për
ty.
Beni është i dashur me
të gjithë.
E njohin për mirë.
Parafjalët,
sipas strukturës morfologjike, janë të
thjeshta, të përngjitura
dhe shprehje :
- të thjeshta :
me, në, nga, afër,
brenda, larg, para etj.;
- të përngjitura
: nëpër, përmbi,
përveç, sipas, etj.;
- shprehje : ballë
për ballë, rreth e qark, në kundërshtim
me, në lidhje me etj.
Parafjalët
sipas lidhjeve sintaksore klasifikohen në :
- parafjalë të rasës
emërore: nga, te
(tek):
Është nga Tirana.
U rrëzua nga lodhja.
Nga darka do të
dukemi.
Është i madh nga
trupi.
Shtëpitë u ndërtuan nga
vetë banorët.
Në krye doli një nga
ish të burgosurit.
Rrinte te pragu i derës
dhe vështronte avionët që fluturonin.
- parafjalë të rasës
gjinore : me anë,
me anën, në sajë, në vend, për
arsye, për shkak, etj.:
Me anë të një
miku arrita ta kapërcej kufirin.
Ekonomia e vendit mbahet në
sajë të kontributit që jep populli.
Ju kemi në vend
të prindërve.
Shtëpia mbeti përgjysëm për
shkak të largimit të vëllait.
- parafjalë të rasës
kallëzore: në,
me, pa, për, më, mbi, nën, ndër,
etj.:
Erdhi vonë në
shtëpi.
U takua me vëllain
në Prishtinë.
Nuk rrihet pa punë.
Mira u nis dje për
Bruksel.
Më 10 qershor kam
ditëlindjen.
Mos u ul mbi divan.
U shkau dheu nën
këmbë.
Parisi është një ndër
qytetet më të bukura.
- parafjalë të rasës
rrjedhore: prej, ndaj,
për, etj.
Ishte prej Durrësi.
Ndaj tij u morën
masa të rrepta.
E kapi për gryke.