Pasthirrmat
janë tingujt ose fjalët e pandryshueshme
që shërbejnë për të treguar
ndjenjat e folësit ose përdoren për
të tërhequr vemendjen e dëgjuesëve:
- O, sa mirë që erdhët! Ishim bërë
merak për ju.
Ato
janë karakteristike për gjuhën e filur
dhe kuptimi i tyre shpesh qartësohet nga intonacioni.
Pasthirrmat grupohen në pasthirrma emocionale,
që shprehin ndjenja, dhe në pasthirrma urdhërore,
që shprehin dëshirën ose vullnetin
e folësit.
Pasthirrma
emicionale që shprehin:
- ndjenja të gëzuara:
o, oh, oho, hoho, ohoho, të
lumtë, urra, ah, sa mirë;
-
frikë, tmerr: e
zeza, ububu, bobo, korba, kuku, obobo, qyqja;
- habi: au,
eu, oj, ou, pa, u, ua, uh;
- mosbesim, mospërfillje,
përbuzje: aha, bah,
ehe, ahu, i, ohu, ptu, y etj.;
- pakënaqësi, keqardhje,
mërzi, dhembje: a,
ah, e, eh, of, oi, uf, etj.;
- nxitje (thirrje, urdhër,
lutje): ej (hej), o,
ore (or, mor, more), moj (ori, mori), pëst, o
burra, forca, hop, hë, na, sus, shët, të
keqen etj.;
- përshëndetje, mirnjohje,
mallkime, sharje, ngushëllime etj: faleminderit,
lamtumirë, mirëmëngjes, mirëdita,
mirëmbrëma, mirupafshim, mirë se erdhe,
mirë se vjen, mirë mbeç, ditën
e mirë, natën e mirë, tungjatjeta,
udha e mbarë etj.
Pasthirrmat
vendosen zakonisht në fillim të fjalisë,
por shpesh përdoren edhe në mes edhe në
fund të saj. Pas tyre vihet presje. Kur shqiptohet
me fuqi të veçantë pas tyre vihet
pikëçuditje:
Oh, ç'na gëzove.
Ua! Paske ardhur!
A! - thirri e habitur.
ONOMATOPETË
Janë fjalë që shërbejnë për
të riprodhuar tingujt, zërat, zhurmat, britmat.
Në dallim nga pasthirrmat ato nuk shërbejnë
për të shprehur ndjenja:
Ha, ha, ha qeshte Linda.
Mjau, mjau bënte
macja.
Ato mund të përfshihen edhe tek pasthirrmat,
po gjithsesi dallohen prej tyre.