Përemra
quhen fjalët që përdorim në ligjërim
në vend të emrave
ose mbiemrave:
Në strehën e shtëpisë dallëndyshet
vit për vit bëjnë folenë.
Ato fluturojnë me
shpejtësi para shtëpisë.
Vjollca i do shumë
dallëndyshet.
Ajo kënaqet kur
i shikon ato duke fluturuar.
Përemrat
janë shtatë llojesh :
- vetorë: unë,
ti, ai, ajo, ne, ju, ata, ato;
- vetvetorë: vetja,
vetvehtja;
- dëftorë:
ky, kjo, këta, këto,
i këtillë, e këtillë, të
këtilla, i tillë, e tillë, të
tillë, të tilla; ai, ajo, ata, ato, i atillë,
e atillë të atillë, të atilla;
- pronorë:
Veta I.
im, ime, ynë, jonë, e mi, e mia, tanë,
tona,
Veta II. yt,
jote, juaj, juaj, e tu, e tua, tuaj, tuaja
Veta III. i
tij, e tij, i saj, e saj, e tij, e tija, e saj, e
saja, i tyre, e tyre, e tyre, e tyre;
- lidhorë: që,
i cili, e cila, të cilët, të cilat,
çka, ç, çfarë, kush, sa,
- pyetës: kush,
cili, cila, cilët, cilat, ç, çfarë,
sa, i sati, (me, për, nga) se;
- të pacaktuar:
dikush, ndokush, gjithkush,
kushdo, askush, kurkush; një, ndonjë, njëri,
ndonjëri, asnjë, asnjëri; secili, gjithsecili,
cilido, çfarëdo, gjithçka, diçka,
ca, disa, të gjithë etj.