Pjesëzat
janë fjalë që plotësojnë
kuptimin e një fjalie.
Pjesëzat, sipas kuptimit, mund të grupohen
si vijon:
- dëftuese: ja:
Ja kush erdhi
- përcaktuese - saktësuese:
mu, pikërisht, tamam, porsa,
sapo, deri etj.:
Pikërisht ai më
ka paditur.
-
përforcuese: vetëm,
veç, bile, sidomos, veçanërisht,
madje etj.;
Të gjithë flasin mirë frëngjisht,
sidomos Mira.
-
përafruese - veçuese
ose kufizuese: vetëm,
veç, veçanërisht:
Vetëm të rinjtë
punonin.
-
përafruese:
afërsisht, afro, aty-aty, nja, gati, rreth, pothuaj
etj:
Në stadium ishin rreth
10.000 vetë.
-
pohuese: po,
posi, po që po, po se po, si urdhëron
etj:
A do të shkosh në Prishtinë? Posi.
-
mohuese: jo,
nuk, s', mos, jo që jo, as që etj.;
Nuk e kam takuar.
-
pyetëse: a,
ë, e:
A erdhi motra nga Vlora?
-
dyshuese: ndoshta,
mbase, kushedi, sikur, vallë, gjë
etj.:
Përse erdhi vallë?
E keni takuar gjë
Mirën?
-
zbutëse: pa,
as, le, para, dot etj.:
Pa shihni kush na ka
ardhur.
A nuk e shihni se kush
na ka ardhur.
-
emocionale shprehëse:
ç`, de, pa, pra, se,
seç, etj.:
Ja pra kështu ndodhi.
E pse pa, për një
fjalë goje u zumë.
Pjesëzat
janë dy llojesh: me vend
të ngulitur ose me
vend të lirë.
Të parat qëndrojnë gjithmonë para
apo pas fjalës ose grupit emëror a foljor
të dhënë:
- para: nuk,
ja, desh, sapo etj.;
- pas: de,
dot etj.
Pjesëzat
me vend të lirë mund të vendosen në
fillim, në mes
dhe në fund të
fjalës:
Vallë, kush erdhi?
Kush erdhi vallë?
Kush të jetë, vallë,
ky që erdhi?