Shenjat
kryesore të pikësimit janë : pika(.),
pikëpyetja(?),
pikëçuditja(!),
tri pikat(
), presja(,),
pikëpresja(;), dy
pikat(: ), thonjëzat("
), viza lidhëse(-)
.
Pika
, pikëpyetja , pikëçuditësja
, dhe tri pikat përdoren në fund të
fjalisë për të shënuar pushimin
që ndan dy fjali në gjuhën e folur
.
Pika
shënon intonacionin zbritës që shoqëron
zakonisht fundin e fjalisë dëftore :
Gazmendi erdhi vonë në shtëpi (.)
Pikëpyetja shënon gafikisht intonacionin
ngjitës që karakterizon pyetjen gjatë
të folurit :
Nga na vjen o djalë (?)
Pikëçuditja shënon grafikisht
intonacionin ngjitës dhe intensitetin e veçantë
që karakterizon shprehjen e një emocioni
( një e papritur , kundërshtim , zemërim
, gëzim ) :
Merre lahutën dhe na këndo një këngë
trimash (!)
Tri pikat tregojnë
që fjalia përmban një nëntext
ose që mbetet e pambaruar :
Komandanti i urdhëroi ushtarët të dilnin
roje se shejtani besë s'ka (
)
Presja
, pikëpresja , kllapat përdoren brenda fjalisë
.
Presja
shënon grafikisht një pushim të shkurtër
brenda fjalisë . Ajo shërben për të
vënë në dukje :
- një fjalë a një grup fjalësh
në rolin e një gjymtyre të veçuar
:
Artani (,) djali më
i madh(,) punonte në
tregëti
Një fjalë a një grup fjalësh në
rolin e një gjymtyre homogjene :
Skënderbeu mishëronte vetitë më
pozititve të popullit : urtësinë (,)
mençurinë e trimërinë .
Fjalët e togjet e fjalëve të ndërmjetme
:
Agimi (,) për çudi
(,) nuk shkoi larg .
Pjesët e një fjalie të përbërë
Sançoja (,) pasi
rregulloi kafshët (,)
shkoi aty ku zienin ca copa mishi mbi zjarr .
Pikëpresja
shënon
grafikisht një pushim më të gjatë
se presja . Ajo ndan në përgjithësi
pjesë të ndryshme të pavarura të
një fjalie të përbërë :
Ata që më donin , erdhën (;)
ata që s'më donin , nuk erdhën .
Dy
pikat
shënojnë një pushim që zgjat pothuajse
sa pikëpresja , por ndryshe prej saj dy pikat
kanë një vlerë , lajmërojnë
një shpjegim , një varg shembujsh etj .
Ishte paralizuar; nuk lëvizte dot asgjë
(: )as duart, as këmbët.
Disa pemë p.sh.(: )
portokallat, limonat , mandarinat i pjekin frutat
në dimër .
Kllapat
shënojnë
një pushim të shkurtër si presja e
shërbejnë për të dalluar , shquar
dhe veçuar një grup fjalësh që
shprehin një sqarim ose një mendim të
ndërshtënë :
Te fusha e kuqe ---(
ajo
quhej keshtu , se në mes të saj një
shkëmb i kuq )---
Dritën e priste Agimi .
Thojëzat
dhe vizat .
Thonjëzat dhe viza shërbejnë për
të rrethuar fjalët e një ose më
shumë bashkëbiseduesve në një
ligjëratë të drejtë .
(") Zemra e prindit
nuk gënjehet aq kollaj(")
, - tha plaku .
Thojëzat
shërbejnë gjithashtu për të shënuar
emertimet e rrugëve , institucioneve, titujt
e librave , revistave , gazetave etj .:
Banon në rrugën (")Naim
Frashëri(").
Shkurtimet
Një numër fjalësh të gjata që
përdoren shpesh, shkruhen të shkurtuara
sipas një mënyre të caktuar. Këto
fjalë quhen shkurtime. Shkurtimet më të
përdorshme janë:
emrat e gjatë të shteteve, oganizatave,
institucioneve, shoqatave etj. : --RSh--
(Republika e Shqipërisë), --PD--
(Partia Demokratike), --ATSh--
(Agjensia Telegrafike Shqiptare). Këto shkurtime
shkruhen me shkronja të mëdha, pa vënë
pikë, as ndërmjet, as pas tyre;
emrat e personaliteteve të njohura: N.Frashëri,
A.Gj.Fishta, F.Konica
etj. Në këto raste pas shkurtimeve vihet
pikë;
Disa fjalë që përdoren shpesh:
d.m.th. (domethënë), p.sh.
(për shembull), etj.
(e të tjerë), fq.
(faqe), e.r. (era e re),
shek. (shekulli), vëll.
(vëllimi) etj. Në këtë rast pas
çdo shkurtimi vihet pikë;
Njësitë që tregojnë masë:
10 cm, 30 m, 70 km, 2 m, 3 m, 20 gr, 40 kg, 56 kv,
etj. Pas shkurtimit në këto raste nuk vihet
pikë.
Fjalët
që shkurtohen lexohen të plota. Disa prej
tyre mund të lexohen edhe sipas tingujve të
shkurtuar: ATSh (atëshëja),
OKB (okëbëja).