Detyrë Presioni që ushtruan
popullsitë sllave gjatë shek. VII-X nuk
mundi to ndryshonte karakterin etnik të shqiptareve.
Ate nuk mundi ta ndryshonte as presioni bizantin që
ushtrohej me anën e administratës, kishës
dhe kulturës. Tiparet kulturale-etnike të
shqiptarëve në shek. XI ne nuk i njohim
nga burimet letrare ose dokumentare, pasi këto
mungojnë krejtësisht. Në mungesë
të tyre këtë problem na a ndriçojnë
deri diku të dhënat arkeologjike. Nga këto,
materialet më të pasura janë zbuluar
në nekropolin pranë fshatit Koman që
ndodhet mbi një pllaje mali në krahinën
e Pukës, jo shumë larg luginës së
Drinit. Objekte të ngjashme me ato të Komanit
u zbuluan edhe në vende të tjera të
Shqipërisë si (brënda në Krujë,
në Kepin e Rodonit, në Malin e Robit e gjetkë.
Kultura materiale u zbuluar në këto vende
ka marrë prej kohësh në historiografi
emrin Kultura e Komanit.
Objektet e kësaj kulture u zbuluan për
herën e parë në Koman më 1898.
Ato u gjetën në një shumicë varresh
që bënin pjesë në nekropolin e
një qëndre banimi të lashtë, sot
të zhdukur. Pranë nekropolit ndodhen gërmadhat
e dy kishave. Pjesa më e madhe e këtyre
objekteve është prej bronxi dhe hekuri,
pjesa tjetër prej argjendi dhe qelqi dhe ndonjë
objekt i rallë prej balte (poça). Objekte
prej bronxi e hekuri janë kryesisht armë
të cilat shërbenin njëkohësisht
edhe si vegla pune, si p.sh. sopata, thika, maja shtizash,
këmesa, etj. Pjesën tjeter e objekteve e
përbëjnë stolitë për zbukurimin
e burrave e sidomos të grave, të punuara
pjesërisht prej bronxi, pjesërisht prej
argiendi e qelqi, si p.sh. unaza, pafta rrypash, karfica,
vëthë, rrathë dore.
Mungesa e enëve prej balte në inventarin
e varreve, stolisjet në formë kryqi që
ndodhen në disa objekte, prania e nekropolit
afër dy kishave, dëshmojnë se nekropoli
i Komanit është i kohës kur krishterimi
ishte përhapur edhe në viset e thella malore.
Tipi i sopatave të zbuluara në Koman ka
ngjashmeri me sopatat e përdorura në vende
të ndryshme të Evropës në shek.
VII-XI. Mbishkrimet, të cilat tani janë
deshifruar, janë në gjuhën greke-bizantine
dhe kanë ngjashmëri, përsa i përket
tekstit, me mbishkrimet e përdorura në monedhat
bizantine të shek. XI dhe më vonë.
Në bazë të ketyre të dhënave
del se varret e Komanit i përkasin shek. VIII-XII,
ndoshta edhe më vonë. Materiale të
po kësaj kulture të zbuluara vitet e fundit
në Krujë, e shtyjnë lashtësinë
e kulturës së Komanit deri në kohën
e vonë antike.
Kultura e Komanit eshtë kultura materiale e
shqiptarve të cilët banonin në mënyre
të pandërprerë në këto krahina.
Ketë e provojnë nga njëra anë
ngjashmëritë që kanë në formë
disa objekte të kulturës së Komanit
me disa objekte zbukurimi të kulturës materiale
të ilirëve. Nga ana tjetër, trajta
e disa stolisjeve (veçanërisht ato të
paftave), të gjetura në varret e Komanit,
kanë shumë ngjashmëri me stolisjet
e përdorura nga malësorët shqiptarë
të kësaj zone deri në ditët tona.
Mënyra e ndërtimit të varreve në
nekropolin e Komanit është pothuajse e njëjtë
me mënyrën e varreve që kanë përdorur
malësorët e këtyre krahinave deri në
kohën e sotme. Veç kësaj objektet
e kulturës së Komanit janë gjetur në
atë zonë ku pikërisht në shek.
XI shqiptarët përmenden nga burimet e shkruara
historike si banorë të saj. .
Kultura e Komanit përfaqëson kulturën
e herëshme shqiptare. Objektet e saj pjesërisht
kanë tipare të ngjashme me ato ilire, pjesërisht
kanë trajta të reja të cilat duhet
të jenë krijuar gjatë shekujve të
mëvonshëm. Ndikimi i kulturës romake,
bizantine e sllave te objektet e kulturës materiale
të Komanit është i kufizuar. Kjo provon
se gjatë shekujve të mesjetës së
herëshme, popullsia shqiptare e rrudhur në
krahinat malore e ruajti kulturën e vet materiale
të trashëguar nga koha antike, e pasuroi
atë duke krijuar trajta të reja dhe i rezistoi
asimilimit nga ana e kulturave romake, bizantine e
sllave.
Kultura e Komanit është kultura e një
shoqërie të organizuar në bashkësi.
Por objektet e kësaj kulture tregojnë se
bashkësitë fshatare apo fisnore të
këtyre krahinave kishin filluar të çthureshin.
Mënyra e ndërtimit të varreve dhe inventari
i tyre dëshmojnë se edhe popullsitë
shqiptare të krahinave malore në shek. X-XI
ishin ndarë në shtresa, ndoshta edhe në
klasa. Varret e të pasurve dallohen në mënyrë
të qartë nga ato të të varfërve.
Varret e të pasurve janë punuar më
me kujdes, ato janë ndërtuar me gurë
të zgjedhur e të skalitur, shpesh herë
të veshur me suva, inventari i tyre është
i shumtë dhe i pasur, në varret e grave
të të pasurve, stolisjet (vëthët,
rrathët, etj.) janë zakonisht prej argjendi.
Varret e njerëzve të varfër, përkundrazi,
janë të thjeshta dhe me inventar të
pakët.