Letërsia shqiptare e Rilindjes
Kombëtare lindi dhe u zhvillua si pjesë
e pandarë e lëvizjes politiko-shoqërore
e kulturore për çlirimin e vendit nga
zgjedha e huaj. Kjo lëvizje, që nis nga
mesi i shekullit XIX dhe arrin deri në vitin
1912, quhet Rilindje Kombëtare, prandaj edhe
letërsia e kësaj periudhe quhet letërsi
e Rilindjes Kombëtare. Kjo është kryesisht
një letërsi patriotike me frymë demokratike
e popullore. Tema kryesore e saj ishte dashuria për
atdheun dhe popullin, evokimi i së kaluarës
heroike dhe lufta për çlirimin kombëtar
e shoqëror.
Kushtet historike që përcaktuan zhvillimin
e saj, ishin kryengritjet e vazhdueshme kundër
pushtuesve osmane, lufta për pavarësi dhe
për ruajtjen e tërësisë tokësore
të vendit nga synimet grabitqare të imperialisteve
dhe të qarqeve shoviniste fqinje.
Letërsia e Rilindjes pati një drejtim iluminist
e në periudhën e fundit edhe vepra realiste,
por në thelbin e vet ajo ishte një letërsi
romantike. Në veprat më të, mira të
saj u shprehen ideale të larta kombëtare,
malli dhe dashuria e zjarrtë për mëmëdheun,
krenaria për të kaluarën e lavdishme
të popullit shqiptar dhe ëndërra për
ta parë Shqipërinë e lirë, të
pavarur e të lulëzuar.
Figura më e shquar e kësaj periudhe është
padyshim, Naim Frashëri, autor i poemës
"Bagëti e Bujqësi„ i "Historisë
së Skënderbeut„ dhe i shumë poezive
të tjera patriotike, lirike e filozofike. Figura
të tjera të shquara janë Jeromim De
Rada, A.Z.Cajupi, Gavril Dara i Riu, Ndre Mjeda, Asdreni
etj.
Letërsia e Rilindjes shënon një etapë
të re në historinë e letërsisë
shqiptare. Ajo shënon kalimin nga letërsia
me brendi fetare e karakter didaktik, në letersinë
e re shqiptare, në letërsinë e mirfilltë
artistike, duke hedhur në të njëjtën
kohë edhe bazat e gjuhës sonë letrare
kombëtare.