Jeronim De Rada lindi më 1814
në fshatin e vogël dhe piktoresk Maki të
Kozencës, jo larg nga Shënmitër Korona,
qendër e kolegjit arbëresh Shën-Adrianit.
Në këtë kolegj De Rada i ri kreu studimet
e para, që patën rëndësi të
veçantë për formimin e personalitetit
të tij. Aty ai studioi letërsinë antike
dhe moderne, njohu idetë e Revolucionit Francez,
që ndikuan në formimin e personalitetit
të tij. Më 1833 De Rada mbaroi kolegjin
dhe i ati e mbajti një vit në fshat, për
të përmirësuar shëndetin. Pikërisht
gjatë qëndrimit në vendlindje ndodhën
dy ngjarje, që do t'i jepnin hov krijimtarisë
së tij letrare. Në shekullin XIX ngulmimet
arbëreshe, sidomos ato të arbëreshëve
të Italisë kishin ruajtur të paprekur
ndjenjën e dashurisë për atdheun e
të parëve, gjuhën, zakonet e tradiat
stërgjyshore, e shfaqën me një forcë
të veçantë vetëdijen e tyre
shqipatre edhe në fushën e lëvizjes
kulturore e letrare. Letërsia e re që lindi
tek arbëreshët përtej Adriatikut nga
dhjetëvjetëshi i tretë i atij shekulli,
me gjithë tiparet e veçanta që buronin
nga kushtet në të cilat ndodheshin të
mërguarit, ishte një degë e letërsisë
shqiptare të kohës, e lindur si shprehëse
e idealit të çlirimit të atdheut.
Prandaj, në qendër të kësaj letërsie
ishte ideja patriotike, evokimi i traditav e të
lavdishme të popullit tonë dhe, në
rradhë të parë, i kohës së
Skënderbeut. Tipari themelor i jetës politike
të Italisë në gjysmën e parë
të shekullit XIX në Itali eci përpara
proçesi i shuarjes së marrdhenieve feudale
dhe i zhvillimit të marrdhënieve të
reja kapitaliste. Italinë, veçanërisht
pjesën jugore të saj e dallonte një
prapambetje dhe varfëri e madhe
Pikërisht në këto kushte i dhanë
hov lëvizjes kombëtarepër çlirimin
e vendit. Në krye të lëvizjes së
masave në vitet `20 u vu borgjezia liberale dhe
organizata e fshehtë e karbonarëve.
Lufta e tyre arriti një rezultat të pjesshëm:
kufizimi i absolutizmit përmes kushtetutës.
Në vitet `30 doli në skenë oragnizata
"Italia e Re„, e themeluar nga revolucionari
Maxini, që rrithte nga shtresat e borgjezisë
së vogël. Ajo veproi përmes kompllotesh
e kryengritjesh, të cilat dështuan, sepse
organizata nuk nuk mbështetej në masat e
gjera të popullit. Të njëjtin fat pësuan
edhe aksionet revolucionare popullore në vitet
1848-`49, kur levizja për çlirimin e Italisë
u ngrit në një shkallë të re dhe
mori përpjestime shumë të gjera. Si
rrjedhim, bashkimi i Italisë u arrit vetëm
në vitin 1867 dhe u konsolidua plotësisht
me 1870. Frytet e fitores i korrën borgjezia
e madhe dhe çifligarët liberalë,
të cilët nuk i plotësuan kërkesat
e masave për ndryshime shoqërore, madje
as për republikë dhe e bashkuan Italinë
nën dinastinë e Savojës. Një rol
të ndjeshëm në ngjarjet e kohës
luajtën edhe arbëreshët, që në
lëvizjen për çlirimin e zhvillimin
demokratik të vendit shfaqën një heroizëm
e shpirt sakrifice të rrallë.
Në këto kushte, te bashkatdhetarët
tanë përtej detit lindi një veprimtari
aktive politiko-kulturore e letrare, që u dendësua
sidomos në gjysmën e dytë të shekullit
XIX. Kjo veprimtari mori hov nga kontaktet përherë
e më të dendura me lëvizjen kombëtare
të Shqipërisë, me rrethet politike
të ngulimeve të ndryshme shqiptare dhe me
personalitetet më të shquara që ishin
në krye të kësaj lëvizjeje. Letërsia
arbëreshe e shekullit XIX kishte si tipar të
saj kryesor patriotizmin. Duke qenë shprehje
edhe e aspiratave demokratike dhe e pakënaqësisë
ndaj kushteve shoqërore, ajo, që në
fillim i kushtoi vëmendje të veçantë
problematikës shoqërore.
Për frymën demokratike të letërsisë
arbëreshe dëshmon edhe interesi që
u tregua për luftën çlirimtare të
popujve të tjerë. Kjo letërsi gjeti
shprehjen e vet përmes drejtimit letrar të
romanticizmit, po u ushqye nga një filozofi që,
me racionalizmin e saj, dukej se binte në kundërshtim
me "etjen për pafundësi„ dhe "kultin
e ndjenjës„, që e dallonte këtë
drejtim nga filozofia iluministe.
Figura më e ndritur e kësaj letërsie
dhe një nga figurat më të mëdha
të Rilindjes sonë është Jeronim
De Rada.
Jeronim De Rada lindi më 1814 në fshatin
e vogël dhe piktoresk Maki të Kozencës,
jo larg nga Shënmitër Korona, qendër
e kolegjit arbëresh Shën-Adrianit.
Në këtë kolegj De Rada i ri kreu studimet
e para, që patën rëndësi të
veçantë për formimin e personalitetit
të tij. Aty ai studioi letërsinë antike
dhe moderne, njohu idetë e Revolucionit Francez,
që ndikuan në formimin e personalitetit
të tij.
Më 1833 De Rada mbaroi kolegjin dhe i ati e mbajti
një vit në fshat, për të përmirësuar
shëndetin. Pikërisht gjatë qëndrimit
në vendlindje ndodhën dy ngjarje, që
do t'i jepnin hov krijimtarisë së tij letrare.
Djali u njoh me folklorin, që i zbuloi atij shpirtin
e popullit të vet. Po në këtë
kohë ai njohu një vajzë të varfër,
të bijën e një bariu, që e afroi
me njerëzit e thjeshtë dhe i frymëzoi
vjersha të ngrohta dhe të ndiera. Një
botë më e gjerë u hap para De Radës
së ri më 1834, kur i ati e dërgoi të
studionte për drejtësi në Napoli, qendër
e madhe kulturore-politike e Italisë së
Jugut. Aty i riu arbëresh u njoh me lëvizjen
letraree politike të kohës, shkroi dhe botoi
krijimet e para letrare. Aty lindi vepra e tij e parë
e botuar "Këngët e Milosaos„, që
shënonte agimin e një periudhe të re
për letërsinë kombëtare. Kjo vepër
hodhi kushtrimin për çlirimin e atdheut
të stërgjyshërve:
"Erdhi dita e Arbërit„!
Vepra "Këngët e Milosaos„ u botua më
1836. Poema, me vlerat e saj të spikatuar ideore
dhe artistike, e bëri të njohur poetin dhe
ngjalli entuziazmin e arbëreshëve. Që
nga ajo kohë fillon për De Radën një
rrugë e re: rruga e përpjekjeve aktive për
t'i dhënë dritë atdheut të të
parëve. Po atë vit ai u shtrëngua të
ndërpriste studimet dhe të kthehej në
fshat, për shkak të kolerës që
kishte rënë në Napoli. Pa shkuar asnjë
vit poeti mori pjesë në një komplot
për të përmbysur regjimin absolutist
të Burbonëve. Komploti dështoi dhe
poeti, për t'i shpëtuar burgosjes ose dënimit
me vdekje, u detyrua të jetonte gjashtë
muaj si komit.
Edhe më vonë, kur ai bënte praktikën
si avokat në Napoli, policia e gjurmonte si njeri
të dyshimtë. Më në fund e arrestoi
dhe e burgosi. Pas lirimit nga burgu, De Rada mbeti
pa punë dhe u shtrëngua të hynte si
mësues privat në një familje fisnike
të Napolit.
Më 1840 ai botoi poemën e vet të dytë,
"Serafina Topia„ e cila më tepër sesa
një poemë dashurie, ishte një himn
për bashkimin dhe vllazërimin e shqiptarëve.
Censura burbone, duke kuptuar idetë liridashëse
të librit, nuk lejoi qarkullimin e tij. Megjithatë,
poeti vazhdoi rrugën e krijimtarisë, duke
plotësuar "Milosaon„ me këngë
të tjera, duke botuar, për herë të
dytë poemën "Serafina Topia„ dhe tragjedinë
"Numidët„(italisht). Në këtë
periudhë De Rada u bë i njohur edhe jashtë
kufijve të Italisë. Veprimtaria letrare
nuk e largoi poetin nga politika. Baticat revolucionare
të vitit 1848 e gjetën De Radën duke
mbrojtur aktivisht pikëpamjet përparimtare
përmes gazetës së tij "Arbëreshi
i Italisë„. Shpërthimi i reaksionit të
egër e detyroi atë të mbyllte gazetën
e të tërhiqej në fshatin e lindjes
"për të pritur kohë më të
mira„. Megjithatë, poeti, nëpërmjet
punës së vet, nuk e reshti veprimtarinë
politike. Në këtë kohë ai iu kushtua
më tepër çështjes kombëtare
shqiptare. Më 1849, pas përpjekjeve aktive
të De Radës, në kolegjin e Shën-Adrianit
u vendos mësimi i shqipes dhe poeti u bë
mësues is saj., po pas tre vjetësh u pushua
nga puna për idetë e tij përparimtare.
Më 1847 dhe më 1848 De Rada kishte nxjerrë
në dritë Rrëfimet e Arbrit, katër
novela në vargje, ku ideja patriotike vinte duke
u fuqizuar në krahasim me krijimet e tij të
para. Këto novela dalloheshin për një
romantizëm me karakter të stuhishëm,
për thellësi lirizmi, por kishin edhe ërrësi
dhe copëzim. Më 1850 poeti u martua me arbëreshen
Madalena Melkji, me të cilën pati katër
djem. Pas vitit 1860 ai filloi të boronte një
sërë veprash estetike, gjuhësore, politike,
folklorike, që mbështetnin aktivisht çështjen
shqiptare, si "Parimet e estetikës„(1861),
"Lashtësia e kombit shqiptar„(1864), "Rapsodi
të një poeme arbëreshe„(1866) etj.
Më 1878 poeti ngriti hapur zërin në
mbrojtje të Lidhjes Shqiptare të Prizerenit,
duke protestuar me forcë kundër cënimit
të terësisë tokësore të Shqipërisë.
Ai tashmë ishte lidhur ngushtë me lëvizjen
kombëtare dhe atdheun e të parëve dhe
militonte në dobi të kësaj çështjeje
edhe nëpërmjet publiçistikës.
Kështu, më 1883-`87 De Rada nxorri revistën
e parë shqiptare "Flamuri i Arbrit„, që
u bë tribinë atdhetarizimi dhe mbrojtëse
e interesave tona kombëtare ndaj synimeve grabitqare
të shovinistëve fqinjë dhe të
imperializmit austriak e italian, duke shtruar kërkesën
për autonominë e Shqipërisë. Vitet
e fundit të jetës qenë të rënda
e të mundimshme. Fatkeqësitë e rënda
familjare (vdekja e gruas dhe e djemve) nuk e mposhtën
poetin, përkundërazi ai u bë më
i zjarrtë se kurrë në veprimtarinë
e tij poetike e krijuese. Në këtë kohë
ai përfundoi poemën e gjatë "Skënderbeu
i pafat„, poemën "Gjon Huniadi„ variantin
e fundit të "Serafina Topisë„, me titull
"Një pasqyrë e jetës njerëzore„.
De Rada organizoi edhe dy kongrese gjuhësore
për çështjen e shqipes (Koriljano
Kalabro, 1895, Ungër, 1897), mori pjesë
në Kongresin XII të orientalistëve
ne Romë, ku foli për gjuhën tonë
dhe, me përpjekjet e tij u cel një katedër
e shqipes në Institutin e Gjuhëve Orientale
në Napoli.
Në këtë periudhë ai ishte përsëri
mësues i shqipes në Shën-Adrian. Vdiq
me 1903, në moshën nëntëdhjetëvjeçare,
në një dhomë të shkretë,
pa dritë, pa zjarr, pa bukë, duke lënë
pas pikëllimin e gjithanshëm të arbëreshëve.