Ali Podrimja është autor
i më shumë se dhjetë vëllimeve
me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi
më tipik i poezisë së sotme shqiptare
dhe si një poet me emër dhe në shkallë
kombëtare. Botën e vet poetike poeti e artikulon
përmes një sistemi figurativ të konsoliduar
(veçanërisht me simbolin dhe metaforën)
dhe me një shkallë mjaft të lartë
ndjeshmërie.
Ali Podrimja lindi e u rrit në Gjakovë.
Studjoi gjuhë dhe letërsi shqiptare në
Universitetin e Prishtinës, ku dhe jeton aktualisht.
Periudha vendimtare për formimin shpírtëror
dhe intelektual të poetit janë vitet pesëdhjetë.
Më 1957 botoi poezinë e parë në
revistën "Jeta e Re". Ishin vitet kur
shqiptarët në Kosovë përjetonin
njërin nga terroret me të egra të pushtuesit
serb, kohën e aksionit famëkeq për
mbledhjen e armëve dhe të shpërnguljeve
më drámatike të përmasave tragjike
për Kosovën dhe shqiptarët (rreth treqindmijë
të shpërngulur dhunshëm në Turqi).
Poeti rritej dhe piqej në këto kushte, në
këtë atmosfere agonie, që e kishte
mbërthyer Kosovën. Qyteti i Gjakovës,
ku kishte lindur dhe shkollohej, qytet me traditë
të pasur patriotike, ishte më i godituri
nga kjo vërshimë policore e UDB-së
serbe. Poeti i përfshirë në këtë
përditshmëri ndjeu nevojë të rezistojë,
të kundërvihet dhe ta stigmatizojë
tërthorazi synimin e pushtuesit:
Qaj rrafshi im i dashur, qaj! (fjala është
për rrafshin e Dukagjinit,)
Diellin tënd verbuar e kanë tytat
E vatrat shkimbur deri më një...
Vargjet janë shkëputur nga poemthi lirik
,Hija e tokës", të cilin Ali Podrimja
e shkruajti në vitin 1960, kur ishte gjimnazist.
Një vit më pas, më 1961, Ali Podrimja
botoi përmbledhjen e parë me vargje elegjiake
Thirrje. Më pas vijnë përmbledhjet
Shamijat e përshëndetjeve (1963), Dhimbë
e bukur (1967), Sampo (1969), Torzo (1971) etj., deri
në veprën e tij mjeshtërore Lum, lumi,
(1982), që shënoi një kthesë në
poezinë bashkëkohore kosovare.
Në vitet '80 e '90 ai do të vazhdojë
të botojë libra poetikë si Zari, Buzëqeshje
në kafaz etj., deri te dy librat në prozë:
Burgu i hapur (1998) dhe Harakiri (1999).
Kur për një poet themi se nuk është
konvencional, pra është modern, këtë
duhet ta kuptojmë kështu: Ali Podrimja e
çliron poezinë shqipe nga disa rregulla
metrike, siç është: vargu i thurur,
apo nga përmbajtjet si fryma apologjike, brohoritëse
e poezisë së pasluftës etj. Por, ai
vendos parime të tjera krijuese, siç është
vargu i lirë, shqiptimi metaforik, gjuha e ironisë,
efikase për të shprehur zona më të
errëta apo më të fshehta të natyrës
së njeriut. Synimi i poetit për t'u fshehur
përmes reflekseve ezopike dhe për t'i përcjellë
ato, duke shmangur ndalesat e jashtme, e nxjerrin
në plan të parë mesazhin dhe në
plan të dytë atë pjesë të
vlerës artistike që arrihet përmes
ritmit dhe euforisë. Me rëndësi është
të kuptohet, nëse këto parime poetike
të Ali Podrimjes, janë parime të një
brezi dhe të një kohe dhe duhet të
njihen si përvojë. Pa to nuk mund të
kuptohet dhe të zbulohet arti poetik nëpër
kohë, sidomos për krijuesit e rinj, poetët
e mëdhenj janë shkollë, nga e cila
mund të mësojnë; janë përvojat,
nga të cilat do të nisin ata të krijojnë
parimet e tyre poetike. Poezia e Ali Podrimjes, e
përkthyer në shumë gjuhë të
huaja, është pranuar e vlerësuar pikërisht
për arsye se në thesarin universal të
vlerave, hyn bindshëm përmes koloritit të
veçantë, përmes botës shpirtërore
me individualitetin e vet të formuar, të
ndryshëm nga të tjerët.