Ismail Kadare lindi në qytetin
e Gjirokastrës. Atje ai kaloi fëmijërinë
dhe kjo la gjurmë të thella në gjithë
jetën dhe krijimtarinë e tij. Shkollën
e mesme e kreu në gjimnazin "Asim Zeneli".
Më pas kreu studimet e larta në Fakultetin
e Historisë e të Filologjisë në
Universitetin e Tiranës, pastaj në Institutin
"Gorki" të Letërsisë Botërore
në Moskë. Këto studime iu ndërprenë
për shkak të krizës politike ndërmjet
Shqipërisë dhe ish Bashkimit Sovjetik. Kadareja
ka punuar në gazetën "Drita",
pastaj drejtoi revistën "Les letres albanaises".
Së fundi punonte në profesion të lirë.
I.Kadare ka qenë dhe është protagonist
i jetës politike dhe i mendimit të vendit
qysh prej viteve '60. Në fund të vitit 1990,
dy muaj pas rënies së shtetit diktatorial,
Kadare u largua së bashku me familjen në
Paris, por mbajti lidhje mjaft të shpeshta me
Shqipërinë. Ismail Kadare është
një nga personalitetet më të shquara
të kulturës shqiptare, ambasador i saj në
botë. Kadare është shkrimtari që
i ktheu mitet legjendare në realitet, shkrimtari
që bëri histori prej prehistorisë;
pa rënë në kundërthënie me
vetveten dhe gjykimin modern, ai arsyetoi estetikisht
në mënyrë të përkorë
dhe për kohën absolute. Në Shqipërinë
e ndodhur në udhëkryq vepra e Kadaresë
ka qenë dhe mbetet një shpresë apo
një ogur i bardhë për të.
Ismail Kadare është autor i shumë veprave
në poezi e prozë, laureat i shumë çmimeve
kombëtare, kandidat i çmimit Nobel për
shumë vite me radhë, anëtar i Akademisë
së Shkencave të Shqipërisë dhe
Anëtar i Akademisë Franceze të Shkencave
Morale.
Vepra e Ismail Kadaresë është përkthyer
në 32 gjuhë të huaja duke arritur kështu
një rekord të përhapjes në tërë
botën e qytetëruar.
POEZIA E KADARESË
Poezia e Ismail Kadaresë është një
prej zhvillimeve më novatore në vjershërimin
shqip gjatë një gjysmë shekulli. Ajo
shprehu vendosmërinë e shkrimtarëve
të brezit të viteve '60 për të
realizzar qëllime estetike të ndryshme prej
paraardhësve.
Frymëzime dialoshare (1954), Ëndërrimet
(1957), Endërr industriale (1960), Shekulli im
(1961), Poemë e blinduar (1962), Përse mendoben
këto male (1964), Shqiponjat fluturojnë
lart (1966), Motive me diell (1968), Koha (1976),
Shqipëria dhe tri Romat, përbëjnë
titujt kryesorë të veprës poetike të
Kadaresë.
Ismail Kadare, ndryshe nga Agolli, në periudhën
e parë të krijimtarisë së tij,
u tërhoq pas poemës epiko-lirike. Në
prirjen e përgjithshme ai nuk u shkëput
prej frymës monumentalizuese të poezisë
së mëparshme, por e kushtëzoi këtë
me tipin e njeriut shqiptar, të historisë
së tij kombëtare, të fatit të
tij nëpër shekuj. Thuajse në të
gjitha poemat e shkruara në vitet '60 -'70 ka
një gërshetim të mjeteve të reja
të të shprehurit me mënyrën tradicionale
të të vështruarit të jetës
dhe të historisë:
Po s'ndërron ai kurrë
Art i skulpturës
Gënjeshtrën mbi mua ka ngrírë
përgjithnjë.
I mbërthyer në dëshminë e saj
të rremë
Të vërtetën kujtoj dhe qaj për
të.
(Laokonti)
Poezia e Kadaresë, ndryshe prej prozës
së tij, është përgjithësisht
e qartë, pa ekuivoke, shpesh marciale, thuajse
përherë optimiste. Ajo, në kritikën
zyrtare, është pritur si pasurim problematik
i poezisë shqipe, veçanërisht me
temën e qëndresës shumëshekullore
të popullit shqiptar në rrugën e tij
të gjatë të historisë. Poezia
e Kadaresë është poezi e sfidave të
mëdha shqiptare. Ajo është e përshkuar
nga qëndrimi hyjnizues ndaj historisë kombëtare,
ndaj lavdisë së tyre, ndaj tokës së
të parëve, ndaj gjuhës shqipe.
Qëndresa hyn në poezinë e Kadaresë
qysh prej kohërave antike, deri në periudhat
më të afërta të historisë.
Veçmas ajo lidhet me "motin e madh",
të epokës së Gjergj Kastriotit; por
Kadare hyjnizoi një periudhë më të
hershme se kjo, që ishte mitizuar më herët
prej Rilindjes Kombëtare: periudhën e humanizmit
evropian (siç mendon shkenca e historisë,
kjo periudhë e gjeti Shqipërinë në
të njëjtën shkallë zhvillimi me
anën tjetër të Adriatikut), e cila
pati shprehjen e saj dhe në njeriun dhe qytetërimin
shqiptar:
Njëzet e katër luftra bëri,
Njëzet e katër vdekje theu.
çka mangut linte ditën Gjergji,
Plotësonte natën Skënderbeu.
(Portreti i Skënderbeut)
Përgjithësisht poezia e Kadaresë është
e sunduar prej mitit të së shkuarës,
evokimit të lavdisë së dikurshme. Kadare
synon, përmes poezisë së tij, ta çlirojë
njeriun shqiptar prej akuzash që e kanë
ndjekur ndër shekuj, duke përfshirë
akuzën si popull i lindur me instinktin e luftës
dhe të mercenarizmit, binjak me armën dhe
peng i saj:
Dhe kur binin në prille a në vjeshtra
Nëpër brinja të shtrirë, nëpër
lugje,
Si me zjarre të vegjël të pëtjetshëm
Era loste me xhufkat e kuqe.
(Nisja e shqiptarëve për në luftë)
Poema epiko-lirike shqipe arriti një nivel të
lartë afirmimi me vepra të tilla të
I. Kadaresë, si "Përse mendohen këto
male" dhe "Shqiponjat fluturojnë lart",
pastaj me "Shekulli i 20-të", "Poemë
e blinduar", "Shqipëria dhe tri Romat"
e vepra të tjera.
Poezia e Kadaresë është e prirur drejt
sintetizmit dhe abstraksionit. Në këtë
cilësi poezia e Kadaresë të sjell ndërmend
vjershërimin e Migjenit. Sintetizmi shfaqet në
mungesën e çfarëdo subjekti apo elementi
të subjektit. Poemat e Kadaresë, përgjithësisht
poezia e tij, janë art mendimi, pa elemente të
rrëfimit (narracionit). Si të tilla, si
poema mendimi, ato ofrojnë shumësi leximesh,
në kohë dhe në miedise të ndryshme.
Kadare në problematikën e poezisë shqipe,
krijoi emërtesën e "temës së
madhe". dhe jo vetëm kaq, ai e ktheu në
mit atë, duke e bërë mbizotëruese
në jetën letrare të vendit për
më shumë se dy dekada. Para së gjithash
poezinë e Ismail Kadaresë e intereson ajo
që shpesh quhet gojëdhënë kombëtare
ose mit i origjinës. Sfidat më të rëndësishme
të historisë së popullit shqiptar janë
stacione të poezisë së tij.
Kadare i shkroi disa prej veprave të tij më
të rëndësishme në vargje të
lira, duke përvetësuar vlera të rëndësishme
të vjershërimit tradicional, prej De Radës
deri tek Migieni. Në fillimet e veta ishte i
ndikuar prej poezisë ruse, veçmas prej
Majakovskit. Poezia intime e Kadaresë është
mjaft e ngrohtë, e drejtpërdrejt, një
bashkëbisedim me të dashurën që
përgiithësisht është larg si vend
apo si kohë:
Do shkoj të ulem përmbi pellgjet,
Të pi në gjunjë duke rënë,
Në grykë e di që do më ngelet
I ftohti medaljon i hënës.
Gjithashtu poezia intime e Kadaresë përshkruhet
nga malli për qytetin e lindjes, për njerëzit
që lanë gjurmë në fëmijërinë
e tij,
për atdheun kur ndodhet larg tij, për kohën
studentore, vajzat dhe rrugët e Moskës kur
është në atdhe, e mbi të gjitha,
për vajzën që le gjurmë në
shpirtin e tij, por që përgjithësisht
ndodhet larg.
RAPORTI NDËRMJET JETËS DHE VDEKJES
Raporti midis jetës dhe vdekjes, midis të
gjallëve dhe varreve, midis brezit që shkoi
dhe atij që vjen, një nga raportet më
thelbësore të qenies njerëzore, përbën
një rregullator të mbifuqishëm të
gjithë yllësisë së veprave të
Kadaresë. Synimi parësor i çdo letërsie
serioze që të qëndrojë mbi kohën
dhe hapësirën zuri vend kryesor që
tek romani "Gjenerali i ushtrisë së
vdekur". Ky roman i kushtohet misionit të
një shtabi ushtarak të gjallë, i cili
duhet t'i bëjë nderet e fundit një
armate të tërë ushtarësh të
mbuluar me dhè. Vlera e jetës, çmimi
i vdekjes, taksa e gjakut, varrimi dhe zhvarrimi,
muranat anonime dhe piramidat hijerënda, ringjallja
dhe rivdekja (rivrasja), arka e hirit dhe dosja e
zezë, kamarja e turpit dhe përmendorja e
nderit, harrimi dhe përjetësia, vetëflijimi
dhe kurbani, trupi dhe hija (fantazma, sozia, spiritus),
janë nocione themelore artistike të shkrimtarit.
Në mënyrë të veçantë
vdekja përbën një zgjedhje të
dendur të autorit për të dhënë
qëndrimin e tij ndaj jetës njerëzore.
Ajo paraqitet në formë individuale dhe kolektive,
natyrore dhe heroike, të mirëqenë dhe
të sajuar. Ajo vjen nga fati, nga hakmarrja,
nga lufta, nga gjyqi, nga sëmundja nga mplakja;
në të gjitha pamjet e saj, si ndërprerje
e zakonshme e jetës, si shpagim për vdekjen
e tjetrit, si prurje e lëngatës, si varje
apo pushkatim nga shteti, si zvarrisje apo linçim
nga hakmarrja.
"Gjenerali i ushtrisë së vdekur",
vepra që i dha njohjen ndërkombëtare
Kadaresë, nuk është e para që
trajton raportin midis jetës dhe vdekjes. Qysh
tek "Balada e zhvarrimit", kushtuar fatit
pas-vdekjes të prijësit arbër Gjergj
Kastrioti, duket qartë prirja për të
zbuluar, nëpërmjet qëndrimit ndaj varrit,
kulturën nga barbaria, dhunimin nga shenjtërimi,
sundimin e të vdekurve mbi të gjallët.
Në tregimin "E krehura", vdekja dhe
varret, në heshtjen e tyre, marrin vlerë
fisnikëruese. Njeriu që edhe me vdekjen
dëshiron të tregojë dinjitet dhe fuqi
shpirtërore ka një varr të thjeshtë,
pa shenjë, në një kënd të
padukshëm të varrezave verilindore të
kryeqytetit, ndryshe nga shumë të tjerë,
që, në përputhje me hierarkinë
zyrtare mbitokësore, mbajnë mbi krye statuja,
ornamente, lule dhe figura. Por ata nuk kanë
bërë më shumë se Egla e vogël
për Shqipërinë dhe s'kanë asnjë
meritë për të qenë të diferencuar
edhe përpara vdekjes e varrit. Nëpërmjet
varreve Kadareja ka stratifikuar gjithë shoqërinë
shqiptare, në kuadrin e së cilës veprojnë
personazhet e tij.
Shtresëzimi i shoqërisë në veprën
e Kadaresë fillon me varret pa emër, me
muranat e thjeshta në gryka malesh e pusish,
me varrezat e zakonshme shqiptare, pranë kishës,
rrethuar me selvi; për të vazhduar më
tej me përmendoret dhe lapidarët, me varret
e shenjtëruar për motive patriotike, siç
janë varret e dëshmorëve (le të
kujtojmë, për shembull, varrin e veçantë
të Alush Tabutgjatit; varrin e Skënderbeut
ose edhe të pashait turk në Orikum) dhe
për të përfunduar me piramidën
e faraonit Keops ose arkën e hirit të trupit
të djegur të Çu En Lait, që,
sipas testamentit të tij, u derdh mbi hapësirën
ndërkontinentale të Kinës, për
ta pushtuar me frymën e vet.
Ismail Kadare është nga personalitetet
më të shquara të letërsisë
shqiptare. Me veprën e tij, që ka shënuar
një numër rekord të përkthimeve
(në rreth 32 gjuhë të huaja) ai e bëri
të pranishme Shqipërinë në botë,
me historinë dhe me kulturën e saj shekullore.
Kadareja që në vitet '60 shënoi kthesë
në letërsinë shqiptare me poezinë
dhe prozën e tij. Brenda potencialit të
tij krijues janë mitet dhe legjendat, e shkuara
dhe e ardhmja, raportet e përkohshmërisë
dhe të përjetësisë, dramat e kaluara
dhe ato të tashmet, veset dhe virtytet shqiptare,
kullat dhe pallatet moderne, qëndresa dhe humbja,
zhdukja dhe ringjallja, të gjitha labirintet
e jetës dhe të vdekjes. Duket sikur asgjë
çka është shqiptare, nuk mund t'i
shpëtojë syrit të shkrimtarit të
madh.
E gjithë vepra e Ismail Kadaresë që
nga botimi i parë deri te i fundit ndrit nga
mesazhi dhe shpresa për një Shqipëri
të barazuar me shtetet më të qytetëruara
të botës, sepse asktu e meriton, ndihet
të pohojë autori.