Faqja Kryesore  >> Shtypi  >> Shtypi Shqiptar  >> Shqiperi
 

Shtypi Shqiptar

   
   
   
   
   
 

 


Notice: Undefined variable: autor in /home/fajtori/public_html/domain_letersia.fajtori.com/Shtypi/Shtypi_Shqiptar/Shqiperi/index.php on line 25


 

Hyrje

Në këtë rubrikë jemi munduar të bëjmë një përmbledhje sa më të pasur të medias së shkruar në Shqipëri. Disa nga gazetat apo revistat e paraqitura këtu nuk kanë faqe interneti ndaj dhe ne nuk do të kemi mundësinë që t'u lidhim direkt me ta. Por nëse ju intereson të mësoni diçka më shumë rreth tyre ne kemi sjellë aq informacion sa kemi mundur të sigurojmë. Kemi paraqitur në këtë rubrikë logot, adresat dhe mënyrat e tjera të kontaktimit me këto media të shkruara. Logon e kemi vendosur me qëllim që të njihni edhe paraqitjen e gazetës apo revistës. Adresat postare, numrat, telefonit dhe adresat e e-mailit i kemi vendosur që t'i krijojmë mundësitë çdonjërit prej jush të kontaktojë direkt me gazetat apo me revistat. Mund të ndodhë që keni dëgjuar apo lexuar në internet një artikull që ju ka lënë mbresë, (për mirë apo për keq), apo doni të sillni fakte plotësuese për ndonjë temë që ka botuar kjo gazetë/revistë. Mundet që edhe të doni të përgënjeshtroni apo të kërkoni sqarime mbi ndonjë material që nuk është shkruar si duhet. Për këtë motiv ne po u vëmë në dispozicion të gjitha mënyrat e kontaktimit me median e shkruar shqiptare. Natyrisht që nuk kemi arritur që të sjellim në këtë faqe interneti gjithçka që botohet në Shqipëri, por ky është vetëm një fillim, me kalimin e kohës kjo rubrikë do të zgjerohet. Përfitojmë nga rasti për të kërkuar ndihmesën tuaj në këtë rubrikë. Nëse kini informacion të këtij lloji secili prej jush mund të na ndihmojë për shtimin e materialeve në këtë rubrikë duke na dërguar të dhënat që njeh.
Ndarja është bërë në bazë të viseve të banuara nga shqiptarët. Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Diasporë. Nuk e kemi bërë këtë ndarje për të thelluar kufijtë që ekzistojnë ndërmjet trojeve shqiptare, por që vizitori të shkojë direkt në drejtimin e interesuar. Sado që ne jemi munduar të përmbledhim në këtë faqe gjithçka që kemi mundur të gjejmë në internet, përsëri e kemi të qartë që nuk kemi mundur të vendosim gjithçka që ekziston për Shqipërinë në këtë drejtim, ndaj kërkojmë ndihmën tuaj për ta pasuruar së bashku akoma dhe më shumë këtë rubrikë në mënyrë që asgjë gazetë shqiptare të mos qëndrojë jashtë vëmendjes sonë të përbashkët.

Shtypi

Hyrje


 

 

PËRSHTYPJET  ::  KUSH JEMI  ::  KONTAKTO  ::  FORUM  ::  CHAT

Albanian Network Group - 2003