Faqja Kryesore  >> Universitet  >> Universiteti i Tiranes
 

Universiteti i Tiranës

   
   
   
   
   
   
   
 

 



Universitete
të Tjera

   
   
   
   
   


 

Hyrje

ORIGJINA E UNIVERSITETIT TË TIRANËS:
Pas Luftës së Dytë Botërore sistemi i arsimit të lartë në Shqipëri ishte i përbërë nga pesë të ashtuquajtura Institute të Larta, të cilat ishin krijuar për të plotësuar nevojat emergjente për përgatitjen e specialisteve për sektorët me të rëndësishme të jetës. Ndërkohë për studime universitare, Shqipëria i dërgonte studentet jashtë vendit, në universitetet e Evropës Lindore.
Në vitin 1957 u krijua Universiteti i parë në Shqipëri kur Instituti Pedagogjik, Insituti Politeknik, Insituti i Lartë Ekonomik dhe Instituti i Lartë i Mjekësisë u bashkuan dhe formuan: Universitetin Shtetëror të Tiranës
Në fillim i formuar nga dhjetë fakultete, ky Universitet u nda në vitin 1991 kur fakultetet e inxhinierisë u grupuan në
Universitetin Politeknik, duke lënë Universitetin e Tiranës me shtatë fakultete te cilat mbulojnë shkencat humane, ekonomike, natyrore dhe mjekësore.

Aktualisht Universiteti i Tiranës siguron dhënien e 48 lloje diplomash universitare dhe ku për çdo diplomë nevojiten jo më pak se 4 vite studimesh (8 semestra)si dhe po konsolidon sistemin e kualifikimit pas universitar ku fitohen tituj e grada shkencore ( MA and PhD).
Trupat e mëposhtëm udhëheqin Universitetin e Tiranës:

REKTORI që është përfaqsuesi ligjor i Universitetit të Tiranës.
Ai/ajo zgjidhet për një periudhë prej 3 vjetësh dhe mund të rizgjidhet vetëm një herë.
SENATI AKADEMIK që është i përqëndruar me planifikimin dhe implementimin e zhvillimit të Universitetit të Tiranës. Ai koordinon kërkimet shkencore dhe proçesin e mësimdhënies.
BORDI I ADMINISTRATËS që është trupi planifikues, orientues, udhëheqës i veprimtarisë administrative,financiare dhe ekonomike të Universitetit të Tiranës.

STRUKTURA e UNIVERSITETIT TË TIRANËS
Struktura e Universitetit të Tiranës është e bazuar në artikujt 3,6,8,12,13,14 dhe 15 të Statutit të këtij Universiteti.
Universiteti i Tiranës përfshin Fakultetet (7);
Fakultetet përfshijnë Departamentet;
Departamentet përfshijnë seksionet.
Universiteti i Tiranës ka organizimin e tij në nivele të ndryshme dhe autoritetet e veta brenda organeve të ndryshme.
Subjektet udhëheqëse të Universitetit janë:
Senati- për të gjithë Universitetin e Tiranës;
Këshilli i Fakultetit- për Fakultetin;
Këshilli i Departamentit- për Departamentin.
Autoritetet e këtyre organeve janë përkatësisht:
Rektori, Dekani, dhe Shefi i Departamentit


MËSIMDHËNIA DHE KËRKIMI SHKENCOR
Universiteti i Tiranës organizon kurse në nivele të ndryshme: Ato të udhëheqjes së një diplome (përfshirë edukimin në distancë), shkolla me qëllime të veçanta, shkolla specializimi, kurse diplomimi dhe pasuniversitare (Master dhe Ph.D).
Aktualisht Universiteti i Tiranës siguron dhënien e 48 lloje dipllomash universitare dhe ku për çdo diplomë nevojiten jo më pak se 4 vite studimesh (8 semestra).
Universiteti i Tiranës është i përbërë nga 675 mësimdhënës (profesorë të asociuar me normë të plotë,kërkues shkencorë) dhe rreth 350 punonjës në punë teknike dhe zyrtare. Numri total i studentëve është rreth 14500.
Universiteti ynë ka shumë marrëdhenie me universitete dhe institute Eropiane.
Përkrah marrëveshjeve dypalëshe me këto universitete ne jemi duke marrë pjesë në rrjetin e Universiteteve Kryesore Europiane(UNICA), Universitetet e Komunitetit Mesdhetar(CUM), AIMOS, Universitetet e Europës Juglindore, Universitetet e Vendeve të Detit të Zi, rrjetin Universiteteve folëse Franceze etj. dhe merr pjesë aktive në projektet TEMPUS - PHARE JEP

QËLLIMET
Universiteti ynë është tashmë në një gjendje të kënaqshme, megjithë vështirësitë e ndryshimeve dhe të zhvillimit.
Falë përpjekjeve të personelit akademik është bërë e mundur realizimi i projekteve të ndryshme, ndryshime të shumta të fundit si edhe përmirësimi i programeve të mësimdhënies.
Me qëllim që të përballohen sfidat e ndryshimeve të shpejta të vendit dhe me qëllim që të çojmë në zhvillim të teknologjisë, qëllimi ynë i parë është transformimi i Universitetit tonë në një qendër të fuqishme për arsimim dhe punë shkencore, duke ndryshuar kështu modelin e vjetër tradicional, për t'iu përgjigjur kushteve të reja të krijuara.

Marrëveshje dhe bashkëpunime ndër Institucionale:
Universiteti ynë ka marrëveshje bilaterale dhe bashkëpunon me rreth 40 universitete dhe institucione të ndryshme në Europë e më tej si më poshtë:
Itali: Universiteti i Barit, Pavia, Parma, Padova, Katanxarro, Kalabria, Katanja
Francë: Universiteti i Monpelje, Paris I, Paris IV, Grenoble, Puatiese,
(kontrata për shkëmbim studentësh për kurse të veçanta)
CIME), Limozh, Kompienj, Marne-La-Vallee
Gjermani: Universiteti i Bonit, Bamberg, Siegen, Jena, Posdam
(marrveshje të propozuara, nisur nga shkëmbime të gjera ekzistuese
Greqi: Universiteti i Athinës, Selanikut (Aristotelian, Makedonia), Janinës, Egjeut
Belgjikë: Universiteti i Leuvenit, Utresht
Austri: Universiteti i Gracit
Danimarkë: Universiteti i Kopenhagenit
Angli: Universiteti i Stafordshire
Maqedoni: Universiteti "Kiril dhe Metodi" i Shkupit
Rumani: Universiteti i Bukureshtit
Bullgari: Universiteti "Santa Clement Ohridski" of Sofia
Spanja: Universiteti i Ovideos dhe Granadës
Australia: Universiteti i Victorias
Brazil: Universiteti i Pernambukos
USA: Universiteti i Grand Valley i Michiganit, Nebraska, Heidelberg, Kolegji i Ohaios, New-York


Shumica e universiteteve me të cilët kemi marrëveshje janë partnerët tanë në projektet Tempus dhe, do të jenë në të ardhmen, mbështetësit tanë në krijimin e lidhjeve të nevojshme ndëruniversitare që do të përbëjnë bazën e aplikimeve Sokrates

Pjesmarrje në Rrjetet Universitare. Aktualisht, Universiteti i Tiranës bën pjesë në:
· Rrjetin e Universiteteve të Kryeqyteteve të Europës (UNICA) (1998)
· Komunitetin e Universiteteve Mesdhetare (CUM) (1996)
· Shoqatën e Universiteteve që përdorin Gjuhën Frënge (AUPELF) (1998)
· Rrjetin e Universiteteve të Europës Jug-Lindore (U/SEE) (1998)
· Rrjetin e Universiteteve të Vendeve të Detit të Zi (BSUN) (1999)
· Rrjetin e Universiteteve Ndërmesdhetare e të Europës Qëndrore (AIMOS) (1995)
· Konferencën e Rektorëve të Universiteteve Europiane (CRE) (2000)
· Rrjetin e Universiteteve të Kryeqyteteve të Vendeve të Mesdheut (MEDECA) (1998)
· Rrjetin e Hapur tëStudimeve Europiane në Europën Juglindore (2000)
· Rrjetin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Universiteteve (ICON) (1999)
· Shoqatën Universitare "Universitetet e Mesdheut" (propozim) (UNIMED) (2000)


Pranimet për studime universitare
-Pranimet për studime në Universitetin e Tiranës janë me konkurs për të dy sistemet e shkollimi(me dhe pa shkeputje nga puna) dhe për të gjithë fakultetet.
-Pranohen të studjojnë në Universitetin e Tiranës edhe studentë të huaj që plotësojnë kriteret e miratuara nga Këshilli i Ministrave apo të miratuara me marrëveshje qeveritare dypalëshe ose shumëpalëshe.
KONTAKT:
Adresa Postare: Universiteti i Tiranës,
Bulevardi "Deshmorët e Kombit",
Sheshi "Nënë Tereza",
Rektorati i Universitetit të Tiranës,
Tirana, ALBANIA

Tel/Fax: +355 42 501 66;
Tel: +355 42 501 67
E-Mail: IROUT@ albmail.com
Shefi i Degës së Marrëdhënieve me Jashtë,
Prof. Ass. Dr. Theodhor KARAJA

Këtë rubrikë e kanë pregatitur për A.N.G: Joela dhe Eniss

Universiteti i Tiranës

Rektorati
Senati
Statuti
Universitete Shqiptare
I Kosovës


 

 

PËRSHTYPJET  ::  KUSH JEMI  ::  KONTAKTO  ::  FORUM  ::  CHAT

Albanian Network Group - 2003