Faqja Kryesore  >> Universitet  >> Universiteti i Tiranes  >> Rregullorja e Universitetit
 

Ligjet mbi Arsimin e Lartë

   
   
   
   
   
   
   
 

 



Universitete
të Tjera

   
   
   
   
   


 

Të Drejtat e Detyrimet e Studentit dhe Pedagogut

Neni 48
Studenti ka të drejtë:
- të përdorë paisjet e shkollës, sipas rregullave përkatëse, për të realizuar programin mësimor dhe punën e programuar në aktivitetin e tij shkencor, bibliotekën dhe mjediset sportive e kulturore të Fakultetit e Universitetit;
- të përfaqësohet në Këshillin e Fakultetit dhe Senatin e Universitetit në përputhje me rregulloret përkatëse të këtyre organeve;
- të organizohet në shoqata të ndryshme jopolitike në përputhje me aktet ligjore e nënligjore përkatëse;
- të përfitojë bursë studimi brenda ose jashtë shtetit kur plotëson kushtet e përcaktuara me Vendim të Këshillit të Ministrave, të Senatit e në Marrëveshjet Ndërshtetërore ose Ndëruniversitare; të përfitojë shpërblime të veçanta që administrohen nga Universiteti i Tiranës sipas kritereve të caktuara nga Senati;
- të strehohet në Qytetin Studenti nëse nuk ka vendstrehimi tjetër;
- të ndjekë studimet në një degë të dytë, në sistem të ndryshëm nga ai që ndjek, sipas përcaktimeve në këtë rregullore, në vendimet e Senatit apo në aktet e posaçme të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës.

Neni 49
Studenti ka të drejtë të përmirësojë çdo vit mësimor vetëm një notë dhe lënda përkatëse të jetë vetëm nga detyrimet e atij viti. Për këtë, ai duhet t'i ketë shlyer të gjitha detyrimet e vitit ose t'i ketë mbetur vetëm një detyrim i pashlyer.
Për përmirësim note studenti provohet vetëm një herë dhe vetëm në sesionin e riprovimeve (vjeshtë); mbetet në fuqi nota me të cilën studenti vlerësohet në fund.
Kërkesa për përmirësim note i paraqitet dekanatit para sesionit të riprovimeve.

Neni 50
Studenti ka të drejtë të ankohet për shkelje të rregullave të zhvillimit të provimit; ankesa paraqitet në Dekanat brenda 24 orëve nga momenti i përfundimit të provimit. Dekani i Fakultetit, pasi verifikon shkeljet e reklamuara me Përgjegjësin e Departamentit dhe me komisionin e provimit, merr vendim të formës së prerë. Në rast se ankesa është e drejtë, Dekani vendos anullimin e provimit dhe ribërjen e tij në një datë të veçantë, jo më vonë se tri ditë pas përfundimit të sesionit të provimeve. Vendimi i tij bëhet i njohur brenda pesë ditësh nga dita e ankesës.

Neni 51
Studenti është i detyruar:
- të njohë me hollësi rregullat e shkollës e detyrimet e tij dhe të jetë i vetëdijëshëm për zbatimin e tyre; në të kundërt, shkolla nuk mban përgjegjësi për pasojat që mund të rrjedhin nga mosnjohja e tyre;
- të zbatojë të gjitha rregullat që rrjedhin nga Statuti i Universitetit të Tiranës, nga kjo Rregullore dhe nga çdo akti tjetër ligjor e nënligjor për Arsimin e Lartë;
- të shlyejë të gjitha detyrimet e përcaktuara në planin mësimor dhe programet e lëndëve;
- të mbajë përgjegjësi për shkeljet e rregullave të shkollës nga ana e tij; dëmi material që ai mund të ketë bëre, zhdëmtohet në masën që e gjykon dekanati.

Neni 52
Shkelje të rregullave të shkollës konsiderohen të gjithë veprimet e kryera nga ana e studentit që cënojnë personalitetin e mësimdhënësit dhe të çdo punonjësi tjetër të shkollës, normat etiko-morale të shoqërisë si kopjimi në provime, falsifikimi i dokumentave të ndryshme, aktet e rrugaçërisë, të vjedhjes etj. kur këto veprime nuk bartin elemente të veprës penale.
Ndaj studentit që kryen këto veprime, merren këto masa disiplinore:
a) vërejtje me shkrim; b) përjashtim nga shkolla për një vit; c) përjashtim nga Universiteti i Tiranës; d) përjashtim përgjithmonë nga Universiteti i Tiranës.
Vendimin për përjashtimin e studentit një vit nga shkolla e merr Dekanati; vendimin për përjashtimin nga Universiteti i Tiranës (heqje vetëm e së drejtës së studimit të filluar) dhe përjashtimin përgjithmonë nga Universiteti i Tiranës (duke mos i lejuar të fitoje të drejta studimi të mëpasshme) e merr Rektorati i Universitetit të Tiranës, mbi bazën e propozimit të Dekanatit.

Neni 53
Të drejtat dhe detyrimet e pedagogut, përcaktohen në kodin e punës dhe në kontratat kolektive dhe individuale te tij.



Ligjet mbi Arsimin e Lartë


 

 

PËRSHTYPJET  ::  KUSH JEMI  ::  KONTAKTO  ::  FORUM  ::  CHAT

Albanian Network Group - 2003