Faqja Kryesore  >> Letersi  >> Antike Greke  >> Aristoteli
 

Aristoteli

 

   E Vjetër

 
 

   E Bejtexhinjve

 
 

   E Rilindjes

 
 

   E Pavarësisë

 
 

   Moderne

 
 

Ju ndodheni ketu Antike Greke

 
 

 



Autorët e kësaj periudhe

 

  Homeri

 
 

  Eskili

 
 

  Sofokliu

 
 

  Aristofani

 
 

Ju po shikoni kete autor Aristoteli

 


 

Poetika

Pikëpamjet e tij për artin e veçanërisht për poezinë, (epikën, lirikën dhe tragjedinë), Aristoteli i ka shfaqur në veprën e tij "Poetika", e cila ka arritur deri te ne në formë të cunguar. Por edhe me kaq mund të krijohet një ide e qartë mbi pikëpamjen estetike të filozofit dhe estetit të parë të madh të lashtësisë.
Teoria estetike e Aristotelit mbi poezinë (në kuptimin e gjerë të fjalës) është përfundim i një studimi të imtë i veprave të letërsise klasike greke dhe i mendimeve që patën dhënë të tjerët para tij mbi të bukurën, por që neve nuk na kanë arritur. "Poetika" mbetet monumenti më i rëndësishëm i mendimit estetik në periudhën klasike greke, Aty trajtohen çështjet kryesore të estetikës dhe të teorisë së artit, si: kuptimi i së bukurës, prejardhja e gjinive letrare dhe klasifikimi i tyre, marrëdhëniet e letërsisë me realitetin, parimet e vlerësimit artistik etj.
Aristoteli e ka quajtur veprën "Poetika", mbasi aty trajton probleme që kanë të bëjnë me të gjitha gjinitë letrare që shkruhen në vargje siç janë eposi, poezia lirike dhe poezia dramatike. Por nuk është thjesht vargu ai që e ka shtyrë filozofin e madh ta emërtojnë veprën kështu. Në radhë të parë është përmbajtja ajo që e dallon aritn e fjalës, poezinë në kuptimin e gjerë të fjalës, nga llojet e tjera të shkrimit.
Duke zbërthyer kuptimin dhe rëndësinë e artit, Aristoteli thotë se detyra e poetit është të flasë jo vetëm për atë që ka ndodhur në të vërtetë, por edhe për atë që mund të ndodhë, për atë që është e mundshme dhe e domosdoshme të ndodhë. Duke analizuar këtë mendim shumë të rëndësishëm, që pohon në thelb artin realist, nxjerrim si përfundim idenë e rëndësishmë se poezia, arti në përgjithësi pasqyron vërtet anët më thëlbësore të jetës, por nuk i jep ato thjesht ashtu sic janë, në formë të ngrirë statike, por në mënyrë krijuese, në lidhjet e tyre ë brendshme, në lëvizje dhe në zhvillim të vazhdueshëm. Në këtë vështrim, Aristoteli e quan poezinë dicka më filozofike dhe universale në krahasim me historinë që i tregon gjërat vetëm ashtu siç kanë ndodhur. Kështu duhet kuptuar mendimi shumë i rëndësishëm i aturoit, se "vepra artistike duhet ta tejkalojë modelin". Me fjalë të tjera, poeti, artisti nuk duhet të riprodhojë në mënyrë dokumentuese realitetin, por në bazë të analizës së dukurive të vecanta, të zbulojë dhe të përgjithësojë kuptimin e shkaqeve të tyre.
Vendin kryesor në veprën "Poetika" e zë teoria mbi tragjedinë. Në të flitet për zanafillën dhe zhvillimin historik të saj, duke sjellë shembuj nga vepra të tragjikëve të mëdhenj grekë. Interes të veçantë kanë mendimet e Aristotelit lidhur me ndikimin e tragjedisë në ndërgjegjen e njerëzve. Përmes tmerrit dhe dhembjes ajo i bën njerëzit më të mirë, duke i pastruar nga pasionet. Në këtë mënyrë spektatorët ose lexusit, përmes kënaqësisë estetike që ndjejnë duke parë e lexuar një tragjedi, lehtësohen dhe çlirohen shpirtërisht, ndjenjat e tyre fisnikërohen.
Që tragjedia të ushtrojë ndikim pastrues te spektatori, nuk duhet të ketë në qendër të saj heronj të lartë që kalojnë nga lumturia në fatkeqësi dhe anasjelltas. Me një fjalë heroi të jetë njeri i zakonshëm, jo i veçantë për nga virtyti dhe drejtësia, dhe që bie në fatkeqësi jo për shkak se është i prishur dhe me vese, por për shkak të ndonjë gabimi, në një kohë kur më parë gëzonte nder të madh dhe lumturi, sic është p.sh. Edipi ose personazhe të tjerë të këtij lloji.
Në këtë kapitull të veprës Aristoteli flet edhe për poezinë epike, për zanafillën e saj etj. E krahason gjininë epike me atë tragjike dhe vë në dukje çka i bashkon dhe çka i dallon ato nga njëra-tjetra. Sipas mendimit të Aristotelit poezia është një gjini më e hershme dhe më pak e përsosur se tragjedia e cila është më e koncentruar dhe ka fuqi më të madhe veprimi. Autori pohon se të gjithë elementet që ka epopeja i ka edhe tragjedia, kurse të gjithë elementët e tragjedisë nuk i gjejmë në epopenë. Përveç kësaj tragjedia është më e ngjeshur në veprim. Epopeja ka "një unitet më të pakët dhe kjo provohet nga fakti që prej cdo imitimi epik mund të dalin shumë tragjedira". Nga të gjitha vrojtimet që bën lidhur me këtë cështje, autori arrin në përfundimin se tragjedia qëndron më lart se epopeja.
Me "Poetikën" e tij Aristoteli krijoi një vepër që shquhet për thellësinë e analizës. Ajo hodhi themelet e mendimit estetik të mëvonshëm për shumë proleme teorike të letërsisë dhe veçanërisht të tragjedisë.



Jeta dhe Vepra

 

 

PËRSHTYPJET  ::  KUSH JEMI  ::  KONTAKTO  ::  FORUM  ::  CHAT

Albanian Network Group - 2003