Lindi në Shkodër më
1859. Aty kreu edhe shkollën italiane të
qytetit. Më vonë punoi si libralidhës.
Në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizerenit
ishte një ndër pjesëmarrësit e
saj. Për t'u shpëtuar ndjekjeve të
qeverisë osmane më 1880 u largua nga Shqipëriadhe
u vendos në Egjipt. Aty kaloi pjesën më
të madhe të jetës, u lidh me lëvizjen
e emigrantëve shqiptarë dhe filloi të
shkruante vjersha. Disa vjet punoi në Bejrut
të Libanit, me përkrahjen e Pashko Vasës.
Me Çajupin e lidhte një miqësi e
ngushtë. Vdiq në Bejrut të Libanit
më 1935. Vjershat e tij, të shkruara në
vitet 1896-1903, i përmblodhi në vëllimin
me titullin "Zani i zemrës". Në
vjershat e tij më të mira që i kushtohen
mallit për atdhe ose misionit të poetit,
gjejmë çiltërsi e rrjedhshmëri
vargu. Melankonia dhe humori i hollë i përshtaten
tepër Shirokës, që me vjershat e këtij
lloji sjell një notë vetjake në poezinë
tonë te Rilindjes. Vjershat "Shko dallëndyshe"
dhe "Dallëndyshe eja" janë më
të njohurat e tij.