Vorea Ujko
Është pseudonimi i Domeniko Beliçit.
Ka lindur në fashtin Firmo (Kalabri, Itali) më
1931 dhe ka vdekur më 1988. Ka studiuar për
letërsi dhe ka punuar si mësues i letërsisë.
Ka botuar librat me poezi: "Zgjimet e gjakut",
"Kosovë", "Mote modernë",
"Stinët e mia" etj. Poezia e Ujkos
shquhet për përmallimin dhe krenarinë
që ndien poeti për Shqipërinë.
Ai bën përpjekje, ashtu si përgjithësisht
të gjithë poetët e rinj arbëreshë,
që t'i afrohen gjuhës së sotme shqipe.