Dispozita të Përgjithëshme
Neni 1
Universiteti i Tiranës është institucion
publik i Arsimit të Lartë, me karakter mësimor
e shkencor. Ai është krijuar me vendimet
e Këshillit të Ministrave Nr. 197, datë
15.05.1957, Nr. 201, datë 30.05.1957 dhe Nr.
207 datë 30.05.1957.
Neni 2
Ky Statut mbështetet në Ligjin Nr. 8461,
datë 25.02.1999 "Për Arsimin e Lartë
në Republikën e Shqipërisë si
dhe ne gjithë legjislacionin tjetër në
fuqi.
Neni 3
Struktura akademike e Universitetit të Tiranës
përbëhet nga:
1. Fakulteti i Drejtësisë
2. Fakulteti i Ekonomisë
3. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
4. Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë
5. Fakulteti i Mjeksisë
6. Fakulteti i Shkencave të Natyrës
7. Fakulteti i Shkencave Sociale
8. Departamenti i Kulturës Fizike dhe Sporteve
Universitare
9. Departamenti i Edukimit në Distancë
Secili prej fakulteteve përbëhet nga departamente
dhe departamentet përbëhen nga seksionet
përkatëse. Në disa fakultete ka edhe
njësi të tjera si: shërbime universitare,
klinika, qendra e sektore.
Misioni i Universitetit të Tiranës
Neni 4
Universiteti i Tiranës, në gjithë veprimtarinë
e tij, ka për mision:
a) Të pergatisë profesionalisht specialistë
të lartë, në fushat që mbulon,
nëpërmjet mësimdhënies.
b) Të formojë shkencëtarë të
rinj, në fushat që mbulon, nëpërmjet
kërkimit shkencor.
c) Të kryejë studime shkencore për
të zhvilluar degët e shkencave që lëvron.
d) Të kryejë kualifikimin e vazhdueshëm
të specialisteve të lartë.
Liria Akademike dhe Autonomia Institucionale
Neni 5
1. Ligji Nr. 8461, datë 25.02.1999 "Për
Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë"
e njeh Universitetin e Tiranës si institucion
autonom dhe i jep liri akademike në mësimdhënie
dhe në kërkimin shkencor.
2. Liria Akademike në mësimdhënien
universitare nënkupton respektimin e shumllojshmërisë
së opinioneve, ideve e metodave dhe garantimin
e zhvillimit të lirë, kritik e krijues të
mësimdhënies e të kërkimit shkencor.
Kjo liri akademike ushtrohet në përputhje
me planet e programet mësimore të hartuara
e miratuara nga instancat përkatëse të
Universitetit, për të gjitha kurset e studimeve
që ka ai.
3. Në bazë të Autonomisë, Universitetit
të Tiranës i njihet e drejta e zgjedhjes
së organeve drejtuese të tij në shkalëe
institucioni, në fakultete e departamente, e
drejta e emërimeve të autoriteteve sipas
Ligjit dhe Rregullores së Zgjedhjeve, e drejta
e miratimit të rregulloreve të njësive
përbërëse të Universitetit të
Tiranës, e drejta e miratimit të planeve
e programeve mësimore në përputhje
me strategjitë kombëtare të zhvillimit
të Arsimit të Lartë, e drejta e vendosjes
së marrëdhënieve me shkolla të
tjera të larta të vendit e të huaja,
e drejta e anëtarësimit në shoqata
e organizata kombëtare e ndërkombëtare
të Arsimit të Lartë, e drejta e bashkëpunimit
me fondacione vendase e të huaja që ndihmojnë
në zhvillimin e Arsimit të Lartë, e
drejta e pranimit dhe përcaktimit të modaliteteve
të pranimit të studentëve të rinj
universitare e pasuniversitare, e drejta e përzgjedhjes
së personelit akademik dhe joakademik, e drejta
e përdorimit të tokës, ndërtesave
dhe pasurive të tjera të dhëna nga
shteti ose dhurues të ndryshëm, e drejta
e zotërimit tëçdo lloj pasurie tjetër
sipas legjislacionit në fuqi.
Universiteti i Tiranës financohet nga buxheti
i shtetit, sipas legjislacionit në fuqi; buxheti
i tij është zë me vehte në buxhetin
për arsimin. Ai ka te drejtë të krijojë
e të përdorë të ardhurat që
realizohen nga veprimtaria e tij, ne perputhje me
legjislacionin ne fuqi.
Fondet per kërkimin shkencor në Universitetin
e Tiranës përcaktohen si zë me vete
në buxhetin e tij dhe administrohen nga ky institucion
në përputhje me dispozitat përkatëse
të Ligjit të Arsimit të Lartë
Neni 6
1. Universiteti i Tiranës është person
juridik i njohur si i tillë nga Ligji dhe dispozitat
e Kodit Civil.
2. Rektori është organi monokratik i këtij
personi juridik dhe vepron në emër të
Universitetit të Tiranës, brenda kufijve
të të drejtave që i njohin ligjet,
ky Statut, Rregullorja e Universitetit dhe akte te
tjera ligjore e nënligjore.
Neni 7
1. Të gjitha mjediset (ndërtesa e troje)
që Shteti i ka dhënë në përdorim
Universitetit të Tiranës si dhe çdo
mjedis i fituar në të ardhmen sipas ligjit,
gëzojnë paprekshmerinë. Kjo paprekshmëri
përfshin moslejimin e ndërhyrjes në
mjediset e Universitetit apo të përdorimit
të tyre nga çdo person fizik e juridik,
mosndërhyrjen e Pushtetit Qendror e Lokal dhe
të organeve të Rendit Publik pa kërkesën
e Rektorit ose të personit të autorizuar
prej tij.
2. Përjashtimisht, për rastet e kryerjes
së një krimi flagrant dhe ne rastet e një
fatkeqësie natyrore, organet e Rendit Publik
ndërhyjnë edhe pa lejen e Rektorit.
3. Për çdo cënim të paprekshmërisë,
Universitetit të Tiranës i lind e drejta
e denoncimit të shkeljes dhe kërkimit të
ndëshkimit të shkelësit sipas dispozitave
ligjore.