Folje
quhen fjalët që tregojnë se subjekti
vepron ose pëson diçka ose ndodhet në
një gjendje të caktuar.
Kur themi motra, macja, e kuptojmë se është
fjala për njerëz, kafshë dhe sende,
po nuk dimë se çfarë bëjnë
ose çfarë ndodh me ta. Por kur themi motra
punon, mollët u
poqën, macja fle
atëherë prej fjalës
punon mësojmë se motra po kryen një
veprim (punon), prej
fjalës u poqën
mësojmë se mollët pësuan diçka
(u poqën), prej
fjalës fle mësojmë
se macja ndodhet në një gjendje të
caktuar (fle).
Fjalët punon, u poqën, fle janë folje.
FOLJET
KALIMTARE DHE JOKALIMTARE,
Kalimtare quhen foljet
veprimi i të cilave i kalon një personi
ose sendi tjetër, d.m.th. që pranojnë
një kundrinor:
Beni çdo ditë lexon
gazetën.
Foljet që pranojnë një kundrinor të
drejtë janë folje kalimtare të drejta:
Blerta çdo ditë vadit
lulet.
Foljet që mund të marrin kundrinor të
zhdrejtë pa parafjalë janë kalimtare
të zhdrejta:
Iliri i hipi kalit.
Ndodh që një folje të marrë njëkohësisht
një kundrinor të drejtë dhe një
kundrinor të zhdrejtë pa parafjalë,
pra të jëtë njëkohësisht
folje kalimtare e drejtë dhe e zhdrejtë
Ia dhashë librin
Zanës.
Ia afrova
Zanës tufën e luleve.
Folje jokalimtare janë
ato që nuk pranojnë kundrinor: fle,
eci, rri,
qëndroj, dal
etj.:
Agroni ecte i shqetësuar.
Dje fjeta gjithë
ditën.
Disa folje përdoren herë si kalimtare, herë
si jokalimtare. për të gjetur se cilit grup
i përkasin duhet parë se në ç'kuptim
janë përdorur.
FORMAT VEPRORE DHE JOVEPRORE
Foljet kalimtare të drejta kanë dy forma
, formën veprore dhe
formën joveprore :
Forma
veprore: laj,
fshij, thaj
Forma joveprore: lahem,
fshihem, thahem
Veprore
( laj, fshij,
thaj ) janë foljet
që tregojnë se subjekti vepron ( laj
fytyrën, fshij dhomën,
thaj rrobat )
kurse
joveprore foljet që
tregojnë se subjekti pëson, d.m.th. i nënshtrohet
veprimit të një tjetri (lahem
nga dikush) ose tregon se subjekti vepron dhe veprimi
i tij kthehet po tek ai ( lahem
= laj vetveten ).