Lufta e parë iliro-romake e cungoi
dhe e dobësoi shumë shtetin ardian. Roma
fitoi një kryeurë në Adriatik, dhe
një vend të përparuar në Ballkan
për qëllimet e saj ekspansioniste drejt
Lindjes. Por pozitat e saj këtu nuk ishin akoma
të sigurta. Ngjarjet politike pas paqes në
Iliri nuk e zhvilluan aspak në favor të
Romës. Pas vdekjes së Teutës, Dhimitër
Fari u martua me Triteutën, të ëmën
e Pinesit të vogël dhe u bë tutor i
tij. Me këtë ai i shtriu sundimin e vet
edhe mbi territorin ilir, që i kishte mbetur
Pinesit. Duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë
të Romës, e cila ishte në luftë
me galët dhe nën kërcënimin e
vazhdueshëm të Kartagjenës, Dhimitër
Fari u përpoq të shkëputej prej saj.
Për këtë qëllim ai lidhi aleancë
me Antigon Dosonin e Maqedonisë, e ndihmoi atë
në veprimet e tij në Greqi për rivendojen
e epërsisë maqedone në Peloponez dhe
filloi luftën për rimëkëmbjen
e shtetit të vjetër ardian. Më 220
Dhimitër Fari sulmoi parthinët, pushtoi
qytetin e tyre, Dimalin, dhe vendosi këtu një
garnizon të fortë ushtarak. Më von
ai nënshtroi gjithë Ilirinë e jugut
deri në Vjosë. Pas këtyre sukseseve
Dhimitër Fari u muar vesh me Skerdilaidin, i
cili, pas luftës së parë iliro-romake,
me sa duket, sundonte i pavarur ndonjë krahinë
veriore të shtetit ardian, dhe bashkë me
të ndërmori, aty nga fundi i vitit 220,
një ekspedite plaçkitëse në
brigjet e Greqisë.