Faqja Kryesore  >> Historia  >> Sundimi romak
 

Historia e Shqipërisë - Sundimi Romak

   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
 

 


 

Kryengritja e madhe e ilirëve (vitet 6-9)

Kryengritja më e madhe e armatosur e ilirëve ka qenë ajo e viteve 6-9-të erës sonë. Si shkak për këtë kryengritje shërbeu rekrutimi me forcë i popullsisë ilire në radhët e njësive ndihmëse të ushtrisë romake të caktuara për luftë kun-dër markomanëve në çeki. Vatra ku u ndez flaka e krye-ngritjes qe fisi i desidiatëve në Bosnjën qëndrore, por shumë shpejt ajo u përhap edhe në fiset e tjera ilire prej Danubit deri në Shqipërinë veriore, ku u ngrit fisi i pirustëve. Me kryengritësit u bashkuan masa të gjera të popullit. Edhe repartet ndihmëse ilire të mbledhura për luftën kundër markomanëve, u hodhën nga ana e tyre. U formua një ushtri e madhe, e cila sipas burimeve numëronte në radhët e saj 200 mijë këmbësorë dhe 9000 kalorës. Me sa duket kundër pushtuesve u ngritën gjithë burrat e aftë për armë. Udhëheqës kryesorë të kryengritjes ishin dy Batot, njëri nga fisi i desidiatëve e tjetri nga fisi i breukëve si dhe një i tretë me emrin Pines. Kryengritësit sulmuan në shumë drejtime. Një pjesë e tyre zunë krahinat dhe qytetet bregdetare, të tjerë hynë në Maqedoni, kurse një fuqi e tretë e madhe mori drejtimin ve-riperëndimor për në Itali. Lufta çlirimtare e ilirëve u bë e rrezikëshme. Vrulli i saj e tronditi shumë pushtetin qëndror. Augusti shpalli në senat, se në qoftë se nuk do të merreshin masa të jashtëzakonëshme, ushtritë kryengritëse ilire për 10 ditë do të hynin në Romë. Ai i kërkoi të pasurve të sakrifikonin një pjesë të pa-surisë së tyre për nevojat e luftës. Veprimet kundër markomanë-ve u ndaluan dhe me to u përfundua shpejt e shpejt një paqe. Tiberi, që ishte dërguar kundër markomaneve, u kthye me forcat e veta në Iliri. Në ndihmë të tij u thirrën legjione nga lindja. Au-gusti thirri nën armë veteranët dhe futi në radhët e ushtrisë edhe skllevër, të cilëve i fali që më parë lirinë. Më gjithë këto masa të jashtëzakonshme kryengritësit vazhduan me sukses luftën e tyre dhe i thyen më se një herë forcat armike. Por më vonë, me anë premtimesh. Tiberi mundi të përçante kryengritjen duke bërë për vehte Baton e breukëve. I gënjyer se do ta merrte pushtetin nga dora e vetë romakëve ai tradhëtoi shokët e vet. Megjithëse u kap shumë shpejt nga Batua tjetër dhe u dënua me vdekje, prapë se prapë kjo e dobësoi shumë lëvizjen. Pas kësaj Batua i desidiatëve u detyrua të tërhiqej me forcat e veta në Dalmaci dhe këtu, së bashku me popullsinë kryengritëse, u qëndroi me trimëri sulmeve dhe rrethimeve të gjata armike në qytetet e fortifikuara. Në këtë luftë për jetë o për vdekje u dalluan edhe gratë ilire, të cilat luftuan krah për krahë me burrat e tyre dhe treguan shëmbuj heroizmi duke u hedhur nga kalatë ose duke u djegur brenda në qytetet bashkë me fëmijtë e vet për të mos rënë në duart e armikut. Qëndresa ilire u thye keq kur romakët arritën të merrnin qëndrën e fortifikuar Andetrium (afër Splitit) dhe të zënë këtu udhëheqësin e kryengritjes, Baton. Pas kësaj, fise të veçanta ilire u vazhduan edhe pak kohë luftën e tyre, por me forca të vogla. Të fundit që i lëshuan armët në këtë lëvizje të madhe qenë pirustët. Forca e egër e perandorisë romake vetëm pas tre vjet përpjekjesh të mëdha mundi ta shtypte luftën vetmohuese të ilirëve liridashës.

Kryengritja ilire e viteve 6-9, sipas historianit romak të shek. I-II, Suetonit. ka qenë më e tmerëshmja nga të gjitha luftat e jashtme që bëri Roma pas luftës me Kartagjenën.

Roli i madh pozitiv i saj ishte se ajo ndali përparimin e romakëve në Evropën qëndrore, në drejtim të së cilës ata më vonë nuk u shtynë më kurrë.

Kështu vetëm pas një lufte të gjatë, e cila me ndërprerje zgjati më se një shekull e gjysëm, romakët mundën më në fund ta thyenin qëndresën ilire.


Sundimi Romak


 

 

PËRSHTYPJET  ::  KUSH JEMI  ::  KONTAKTO  ::  FORUM  ::  CHAT

Albanian Network Group - 2003