Pjesa lindore e Perandorisë Romake
përfshinte përgjithësisht krahina ekonomikisht
më të rëndësishme. Kjo qe edhe
arësyeja sepse më 330 kryeqyteti i perandorisë
u shpërngul nga Roma në grykën e Bosforit.
Kryeqyteti i ri e quajt sipas themeluesit, perandorit
Kostandin. Kostandinopojë (Konstantinopolist).
Provincat e Ballkanit kishin një rëndësi
të veçantë edhe sepse ishin afër
kufirit ushtarak kryesor, që formohej nga Danubi.
Kalimi i qëndrës së gravitetit të
perandorisë në Lindje u dha krahinave të
Adriatikut lindor një funksion të rëndësishëm
si kyç komunikacioni në mes dy pjesëve
të perandorisë dhe i gjallëroi rrugët
kryesore tregëtare, siç ishte Via Egnatia,
e cila në shek. III përmendet në burimet
e shkrojtura si "rruga e vjetër" .
Shkëputja gjithnjë më e madhe e lidhjeve
midis pjesëve të ndryshme të perandorisë
dhe nevoja e mbrojtjes së një teritori kaq
të madh në pika të ndryshme u bënë
shkak që në vitin 395 Perandoria Romake
të ndahej përfundimisht në dy pjesë
të veçanta e më vete në Perandorinë
Romake të Perëndimit dhe në atë
të Lindjes ose, siç u quajt pas emrit
të lashtë të kryeqytetit Perandoria
Bizantine. Kufiri midis dy perandorive kalonte duke
u nisur nga bregdeti i Dalmacisë jugore, nëpër
luginën e lumejve Drina e Sava dhe dilte në
Danub. Tokat e sotme të Shqipërisë
shënonin kufijtë më perëndimorë
të Perandorisë së Bizantit.
Në shek. V dhe VI Perandoria Bizantine ishte
akoma një shtet i fuqishëm. Ajo përfshinte
në kufijtë e saj përveç pjesës
më të madhe të gadishullit ballkanik
edhe ishujt e detit Egje, Azinë e Vogël,
Sirinë, Egjyptin dhe krahina të tjera të
Azisë e Afrikës.
Për arsye të pozitës së saj në
kufijtë midis Evropës dhe Azisë si
dhe të faktit që provincat e saj lindore
ruajtën akoma për një kohë një
farë rëndësie si qëndra të
prodhimit zejtar, Perandoria Bizantine vazhdoi të
luante një rol të madh në fushën
e tregëtisë dhe të marëdhënieve
ndërkombëtare.
Përbërja etnike e perandorisë ishte
shumë e larme. Në teritorin e saj në
Evropë banonin grekë, ilirë, thrakë.
në pjesën perëndimore edhe banorë
me origjinë romake, në Azi dhe Afrikë,
sirianë, armenë, egjyptianë. etj. Megjithëse
në Perandorinë Bizantine mbizotronte elementi
grek, gjuha latine vazhdoi të përdorej si
gjuhë e administratës deri në shek.
VII, pas të cilit gjuha greke u bë gjuha
zyrtare e perandorisë. Në teritorin e Shqipërisë
qysh në fillim përdoreshin të dy gjuhët.
Zona e latinishtes shtrihej në krahinat veriore
dhe të mesme të vendit tonë; në
veri të një vije që shkonte afërsisht
prej Durrësi në Shkup e Serdike (Sofie),
siç e tregojnë burimet epigrafike të
kohës.
Edhe pas ndarjes, Perandoria Romake e Perëndimit
dhe ajo e Lindjes nuk mundën t'i shpëtonin
ashpërsimit të krizës së përgjithëshme.
Në të dy pjesët vazhduan edhe më
tej më me furi sulmet e barbarëve nga jashtë.
Me, këta u bashkuan masat e shtypura të
skllevërve dhe të kolonëve si dhe fiset
ilire e thrake. Këta ngritën krye kundër
regjimit dhe shtetit skllavopronar.
Lufta e skllevërve, e kolonëve dhe e fiseve
të shtypura e tronditi fort regjimin skllavopronar.
Ajo lehtësoi fitoret e barbarëve që
sulmonin nga jashtë, dhe i hapi rrugën e
zhvillimit të mëtejshëm elementeve
të reja që po lindnin në gjirin e shoqërisë
së vjetër. Nga ana e tyre sulmet e barbarëve
e ndihmuan luftën e skllevërve e të
kolonëve për rrëzimin e shtetit dhe
të rendit skllavopronar.
Si rezultat i kësaj lufte të përbashkët,
Perandoria Romake e Perëndimit në vitin
476 ra në duartë e gjermanikëve të
udhëhequr nga Odoakri. Mbi gërmadhat e saj
u krijuan një varg shtetesh barbare. Ndryshe
ndodhi në Lindje. Klasa sunduese në Perandorinë
Bizantine, ndonse nuk qe në gjendje të ndalte
dyndjen e fiseve të ndryshme barbare, duke shfrytëzuar
burimet e mëdha ekonomike që kishte në
dispozicion mundi t'i bënte ballë kësaj
tronditjeje. Duke i u përshtatur kushteve të
reja Perandoria Bizantine mundi ta zgjaste jetën
e vet edhe për 100 vjet të tjera.
Kështu vendi ynë u gjend për një
kohë të gjatë nën sundimin e këtij
shteti të fuqishëm, gjë që la
mbresa të thella nga pikpamja politike dhe kulturale
në historinë e Shqipërisë.