Publikimi i Historisë shqiptare
që nga lashtësia deri në ditët
e sotme në internet është një
risi e cila përveç kuriozitetit do të
ngjallë në lexuesin e saj edhe krenarinë
kombëtare. Puna kolosale e zhvilluar për
pregatitjen e saj do të shpagohej më së
miri në se vizitorët tanë do të
mësonin diçka të re për vendin
e tyre dhe do të reflektonin paksa mbi sakrificat,
mundin dhe gjakun që populli ynë ka derdhur
për të mbijetuar.
Historia gjatë viteve të regjimit komunist
është shtrembëruar qëllimisht
apo në mënyrë të pavetëdijshme
në rradhë të parë sepse linja
jonë politike pilotohej nga shtete të tjera
të cilën historikisht kanë mbështetur
armiqtë e popullit tonë. Historianët
e periudhës së Shqipërisë Socialiste
janë të besueshëm deri në periudhën
e Pavarësisë. Më tej Historia e shkruar
prej tyre, ndikohet nga rrymat politike. Duke u munduar
që të jemi sa më të paanshëm
në këtë përmbledhje të Historisë
së Popullit tonë nuk jemi bazuar vetëm
në një burim por në disa. Jemi munduar
të paraqesim thjeshtë faktet e ndodhura
pa u ndaluar në analiza politike apo propagandistike.
Kemi zgjedhur si parathënie të Historisë
së Shqipërisë një letër të
botuar prej publiçistit të njohur z. Tajar
Zavalani i cili që në vitin 1954 ka botuar
Historinë e Shqipërisë dhe ka mbështetur
atë në fakte të rrëmuara në
bibliotekat e shteteve perëndimore. Pikërisht
ballafaqimi me faktet e bën Historinë e
shkruar prej tij të paanshme dhe të besueshme
jo vetëm për shqiptarët por edhe për
të huajt. Materiali i botuar prej tij në
këtë libër edhe në ditët
e sotme është një ndër më
të mirët dhe më të pasurit.
Në letrën që përbën parathënien
do të zbulojmë vështirësitë
e shumta, patriotizmin dhe sakrificën e atyre
që bëjnë diçka të vlefshme
dhe të nevojshme për popullin e tyre. Kjo
letër e shkruar në vitin 1954 merr një
rëndësi të veçantë duke
patur parasysh gjendjen e Shqipërisë në
atë periudhë të turbullt.
Pregatiti për A.N.G. Denis Zavalani, Joela
dhe Eniss