Faqja Kryesore  >> Letersi  >> Antike Greke  >> Eskili
 

Eskili

 

   E Vjetër

 
 

   E Bejtexhinjve

 
 

   E Rilindjes

 
 

   E Pavarësisë

 
 

   Moderne

 
 

Ju ndodheni ketu Antike Greke

 
 

 



Autorët e kësaj periudhe

 

  Homeri

 
 

Ju po shikoni kete autor Eskili

 
 

  Sofokliu

 
 

  Aristofani

 
 

  Aristoteli

 


 

Prometeu i Mbërthyer (Episodi II)

Parodi
(Në orkestër apo sken, siç quhet sot, vjen një karrocë me flatra- Kori i nimfave Oqeanide)
Oqeanidet dëgjojnë përmes tingujve të erës së shpejtë kobin që ka pllakosur Prometeun dhe vijnë ta ngushëllojnë:

E shikojmë, Promete!
Lot të hidhur sytë tanë
si me vello i mbështjellin,
por na dukesh madhështor!

KORI

Strofa I

Shih si qajmë, Promete,
qajmë shortin, tënd të zi,
si rrëkena derdhen lotët,
derdhen poshtë me vërtik,
lot' të kripur, lot' të hidhur.
Pa përfillur ligjin" e moçëm,
zeus' i egër sipas qejfit
po sundon në mbarë botën,
çdo titan - hyjni të vjetër
me rrufe po e qëllon.
…………………
veç njëherë kemi parë
duke qarë një hyjni
nga mundim' i lemerisur.
Ish Atlanti,(4) ai titan,
që mbi zverkun e fuqishëm
mban së toku tok' e qiell.

Antistrofa 3

Klith, buçet tallaz i detit
edhe tretet në zbrazëtirë,
plot me klithma dëshpërimi
qan çdo lum e çdo burim.
Hon' i ferrit përsëdyti
këto klithma që të mbysin.

EPISODI i DYTË

PROMETEU

Nuk hesht se jam krenar apo fodull,
por më coptohet zemra, kur e shoh
kaq të poshtëruar sot unë veten time.
Kush tjeter veç meje u siguroi
pushtet edhe fuqi hyjnive t'rinj?
Dhe hesht, veç hesht! Nevojë ju nuk keni
që t'ju tregoj. Cdo gjë e dini vetë?
Tani do t'ju rrëfej për mjerimet
e njerëzve e shkretë. Si çiliminj
dikur nga mendja e unë dhe i bëra
të mençur. Nuk po flas për t'i poshteruar
të mjerët njerëz, por që ta dinin
ç'dhuratë të vyer atyre u kam bërë.
Më parë njerëzit kishin sy dhe s'shihnin,
i kishin veshët dhe asgjë s'dëgjonin,
si hije ëndrrash krejt të mjegulluara,
të turbullta, të mjera zvarriteshin
nga njeri brez, në tjetrin. S'linin gjë
pa ngatërruar. Nuk dinin as shtëpi
qerpici të ndërtonin, se punimin
e drurit nuk e njihnin. Nëpër shpella
nën, dhè ku s'futej dielli kurre dergjeshin
si milingonat. Nuk i njihnin shenjat
që stinët i dallojnë në mes tyre:
as dimrin e acartë, as pranverën
plot lule, as edhe verën frutaplotë.
kështu diktonin djersën kot me kot,
gjersa i parë u tregova lindjen
dhe perëndimin e yjeve
që janë shkenc' e shkencave, i shpika
për ta. U dhashë shkronjat, të renditura
pas rradhës, duke u forcuar kujtesën,
që është mëma e të gjitha muzave(5 )
i pari unë vura kafshët e egra
nën zgjedhë, i mësova si ngarkesa
të mbajnë dhe si t'u shërbejnë njerëzve,
nga punët e rënda duke i shpëtuar.
Dhe kuajt i zbuta e nën frè i vura
për të tërhequr karrot që luks janë
për pasunarët. Jo. Askush veç meje
nuk i ka shpikur lundrat krahëlira
që çajnë detin me vërtik. Medet
sa shpikje të dobishme bëra unë
dhe njerëzit, ndërsa për vete s'gjej mjet
për të shpëtuar nga ky komb i madh!

KORI

Mjerim i madh të paska rën' në kokë
dhe s'di të gjesh aspak shpëtim për vete.
si mjeku që kur vet' e zë sëmundja,
nuk di ç'ilaç i bën atij më mirë.

PROMETEU

Dëgjo më tej dhe fort do të çuditesh
sa mjete dhe mjeshtri të tjera shpika.
më e madhja është kjo: kur nga sëmundjet
të shkretët njerëz vuanin, kur as barna,
as lëngje për të pirë, as përzierje
për t'u fërkuar nuk kishin që të hiqnin
sëmundjet dhe lëngonin dhe vdisnin.
Krejt pa mjekim atyre u tregova
mënyrat, lëngjet se si t'i përziejnë
dhe t'i përdorin kundër çdo lëngatë.
U kam shpjeguar si të parashikojnë
atë që vjen dhe cilat ëndrra dalin
e cilat s'dalin, fjalët që të yshtin;
kuptimin e shenjave që shikon
një udhëtar kur ecën rrugës dhe
si dallojnë fluturimin e mbarë
nga ai i papt i zogjve sqepmëdhenj
me kthetra. U shpjegova tër huqet
e zogjve, si ushqehen, armiqsohen
dhe duhen; si vallëzojnë tufa-tufa.
Se çngjyr' e formë kanë rropullitë
e kafshëve kur bëhen fli, që hyjeve
gëzim t'u sjellin ngjyrën edhe njollat
që shfaqen shpesh në shpretkë e mëlçi.
Me dorën time poqa zverk e kofshë
të lyera krejt në dhjame dhe u bëra
mësues i njerëzve n'artin e mistershëm.
Të gjith' ogurët, që tregojnë flaka,
e zjarri dhe që fare s'i kuptonim
më parë, ua shpjegova un' atyre.
Po arin, bakrin, hekurin, argjendin
dhe gjithë zejet e dobishme kush
veç meje mund të thotë se i nxorri
nga gjiri i nëntokës për dobi të njerëzve?
Askush nuk mund të thotë, po nuk desh
të m'urrej krejt pa turp? T'i bie më shkurt,
të gjitha artet dhe mjeshtëritë njerëzit
e vdekshëm i mësuan nga Prometeu

KORI

Sa shume njerëzit, i ke ndihmuar!
Tani nga gjëma veten e shpëto!
Kam shpres' se kur nga prangat të çlirohesh
me Zeusin vet' do matesh në fuqi.

PROMETEU

Oh, fati plotfuqishëm s'ka caktuar
nga Prangat e mallkuara të çlirohem
më parë se ky trup e shprit nga mija
mundime e tortura të robtohet.
Se mendja kurrë s'matet dot me fatin.(6)


KORI

Po fatin cila forcë e drejton?

PROMETEU

Tri Moirat (7) dhe Erinetet(8) që s'harrojnë.




Jeta dhe Vepra

Prometeu i Mbërthyer

 

 

PËRSHTYPJET  ::  KUSH JEMI  ::  KONTAKTO  ::  FORUM  ::  CHAT

Albanian Network Group - 2003