1. Hera, gruaja e Zeusit, nga xhelozia
e kishte shndërruar Ion në mëshqerrë.
2. Skithia - vend në veri të Detit të
Zi. Prometeun e mbërthejnë në një
mal të Skithisë.
3. Zot' i ri - Zeusi, biri i Kronit dhe i Reas. Kur
u rrit, Zeusi u ngrit kundër të atit, Kronit,
dhe i mori pushtetin. Kështu Zeusi sundoi mbi
të gjithë perënditë dhe njerëzit.
4. Atlanti ose Atlasi. Sipas legjendës, për
pjesërmarrjen në luftën e titanëve
kundër Zeusit, ky i fundit e dënoi Atlantin
që të mbante qiellin mbi shpatullat e tij.
Këndej vjen edhe fjala atlas në gjeografi,
që është një lloj libri i vetëm
me harta gjeografike.
5. Muzat ishin vajzat e Zeusit e të Mnemozienës.
Ato ishin nëntë dhe mbronin degë të
ndryshme të artit dhe të diturisë.
Klioja historinë, Efterpi mbronte poezinë
lirike dhe muzikën. Melpomeni - tragjedinë,
Talia - komedinë, Tepsiora - valën, Eratoja
- poezinë erotike, Polihimnia - himnin, Urania
- astronominë dhe Kaliopi - poezinë epike.
6. Në botëkuptimin e grekëve të
lashtë, fati ishte fuqia që qëndronte
mbi gjithçka, mbi vetë hyjnitë.
7. Moirat - tri hyjnesha që kishin në dorë
fatin e njerëzve dhe të vetë perëndive.
Në dritën e një llambe ato endnin në
heshtje fillin e fatit të njeriut. Ato krahasohen
në mitologjinë shqiptare me Fatitë,
tri vashat e fatit, që endnin pëlhurën
e jetës për secilin. Sipas tregimeve popullore
shqiptare, Fatitë vinin te djepi i foshnjes natën
e tretë të lindjes dhe përcaktonin
fatin e tij.
8. Erinitë - hyjnesha të hakmarrjes.
9. Trandet - tronditet.
10. Vini re përshkrimin e bukur e dramatik që
Eskili vë në gojën e Prometeut. C'funksion
kanë këto dukuri të natyrës, që
është ngritur peshë, ç'ka dashur
të tregojë me këtë përshkrim?