Është një nga veprat
madhore të Rilindjes, manifesti politik e ideologjik
i saj. U botua në Bukuresht më 1899, në
prag të ngjarjevetë mëdha do të
çonin në fitoren e pavarësisë.
Për këtë, shqiptarët duhet të
ishin të pregatitur, të kishin programin
e luftës dhe të ndërtimit të shtetit
të ri. Duke përgjithsuar përvojën
e gjerathershme të lëvizjes kombëtare,
kjo vepër e plotësonte më së miri
këtë mision.
Siç tregon titulli, vepra përbëhet
nga tri pjesë.
Pjesa e parë i kushtohet historisë së
kaluar të Shqipërisë. Qëllimi
i autorit është të provojë se
populli shqiptar është nga popujt më
të vjetër të Evropës, me një
gjuhë nga më të vjetrat e më të
bukurat, me kulturë e tradita të pasura,
që ka të drejtë të jetojë
i lirë në mes të popujve të tjerë
dhe kombeve të qytetëruara. Si shumë
rilindës të tjerë, Samiu mbron origjinën
pelazgjike të popullit shqiptar.
Një vend me rëndësi i jep në këtë
pjesë figurës së Skënderbeut dhe
epokës së tij. Skënderbeun e cilëson
si një burrë që i ka shokët e
rrallë në histori, kurse për epokën
e tj shkruan se "është m'ë bukur
e m'ë bekuar e gjithë kohërave për
vendin tënë„, se atëherë i gjithë
kombi ishte i bashkuar dhe u nderua në gjithë
botën. Kjo është një nga synimet
kryesore të veprës; të forcojë
te shqiptarët ndërgjegjjen dhe krenarinë
kombëtare.
Pjesa e dytë jep me nota tronditëse një
tablo realiste të Shqipërisë pas Tanzimatit.
"Qysh janë sot shqiptarët?„-pyet Samiu
me shqetësim dhe tregon se gjendja e vendit është
e mjeruar nga çdo pikpamje. Burimin e këtij
mjerimi ai e sheh në rradhë të parë
te zgjedha e huaj, që e ka lënë vendin
në varfëri, padituri, dhe errësirë.
"Shqiptarët, - shkruan Samiu, - janë
robër të poshtuar(poshtëruar) e t'unjurë,
të shkelur e të çpërnderë(turpëruar).
Përshkrimi është edhe më i gjallë
në kontrast me të kaluarën, të
cilën në përgjithësi autori e
idealizon. Ndaj dhe stili bëhet më zemërak,
vepra e patriotit vlon nga revolta kundër shtypjes
kombëtare. Ata shqiptarë të veshur
dikur me "roba të arta„ e të farkëtuar
me armët e argjëndta të trimërisë,
shkruan Samiu, "Janë sot lakuriq, me një
këmishë që që s'ka ku ta zërë
qeni. Vetë edhe zaptieja e taksidari, e ngre
shkopnë e i rreh duke thirrur; Pagoni! E ku të
gjejë i ziu që të paguajë? Atëherë
shesin kanë, dhinë, ç'të kenë,
edhe gjer në qeramidhet e shtëpisë„.
Vend të rëndësishëm zë analiza
që Samiu u bën rreziqeve që i kanoseshin
Shqipërisë.
Si gjithë rilindësit, ai mendonte se rreziku
i parë Shqipërisë i vinte nga Perandoria
Osmane, të cilën Samiu e quante
një të vdekur që duhej varrosur sa
më parë. Sa më gjatë të mbetej
lidhur Shqipëria me këtë perandori
të kalbur, aq më keq do të ishte. Shteti
osman dotë shembej së shpejti dhe Shqipëria
mund të groposej në gërmadhat e tij.
Rreziku tjetër, mendon Samiu, shqiptarëve
u vinte prej lakmive të shovinistëve fqinjë,
lakmi që i mbështetnin fuqitë imperialiste.
Rreziqe të mëdha shqiptarëve edhe prej
grindjeve e përçarjeve midis tyre, sidomos
prej përçarjes fetare, gjithashtu prej
padijes, prej mungesës së shkollave shqipe.
Këto rrethana i hapnin shteg rrezikut të
asimilimit të shqiptarëve prej të huajve.
Pjesa e tretë, fillon me pyetjen: "A mund
të qëndrojë Shqipëria si është?
Përgjigjja është, jo„. Në përgjithësi
në këtë pjesë Samiu paraqet programin
e lëvizjes për të ardhmen e Shqipërisë.
Nga analiza që u bëri rrethanave politike
në fund të shekullit XIX, Samiu arriti në
përfundimin se rruga e vetme për të
shpëtuar nga zgjedha osmane dhe nga rreziku i
copëtimit prej shteteve fqinje ishte që
Shqipëria të shkëputej nga Turqia menjëherë,
para se ajo të shembej dhe shqiptarët të
formonin shtetin e tyre të pavarur. Autori mendonte
se kjo s'arrihej me lutje, por me rrugën e luftës
së armatosur. "Shqiptarët duhet t'i
marrin ato që duan me pahir, t'i kërkojnë
me fjalë, po të kenë edhe pushkën
plot„.
Si mendimtar demokrat dhe iluminist, Samiu parashtron
një projekt të gjerë me ide të
përparuara për të ardhmen e Shqipërisë.
Ai nuk e pranon idenë e monarkisë. Si formë
regjimi sipas tij, Shqipëria duhet të ishte
republikë parlamentare që do të kishte
në krye një pleqësi. Kushtetuta e shtetit
të ardhshëm shqiptar që propozonte
Samiu, përshkrohet nga fryma demokratike. Ideali
i tij për këtë shtet ishte ideali i
një demokracie borgjeze. Si shprehës i pikëpamjevetë
klasës së re të borgjezisë, ky
ishte një ideal i përparuar për kohën,
sepse ai i kundërvihej shtetit despotik osman.
Shumë i guximshëm e i përparuar për
kohën ishte projekti i Samiut edhe për zhvillimin
ekonomik e shoqëror të vendit. Ai kërkonte
të ngrihej një industri kombëtare,
të mëkëmbej bujqësia, të
zhvillohej komunikacioni automobilistik dhe hekurudhor,
të forcohej mbrojtja etj. Vëmendje të
veçantë Samiu i kushtonte zhvillimit të
arsimit e të kulturës shqiptare. Si gjithë
rilindësit, ai kishte bindjen se ajo që
u duhej më shumë shqiptarëve ishte
dituria. Për përhapjen e saj ai kërkonte
një sistem arsimi të përgjithshëm
e të detyrueshëm për të gjithë,
djem e vajza. Arsimin e donte në gjuhën
amtare shqipe dhe shkolla të ishte laike, e shkëputur
nga kisha e xhamia, një shkollë që
të shërbente si vatër diturie dhe atdhetarizimi.
Samiu ëndërronte Shqipërinë me
shkolla të të gjitha kategorive, me universitet
("gjithëmësime„ siç e quante
ai), me akademi të shkencave, muzeume e biblioteka.
Siç shihet, në veprën "Shqipëria
ç'ka qënë, ç'është
e ç'do të bëhet„ gjeti shprehje mendimi
shqiptar më i përparuar politiko-shoqëror
i kohës. Me këtë vepër Samiu u
bë ideologu më i shquar i lëvizjes
kombëtare shqiptare. Vepra e tij është
një traktat politiko-shoqëror, megjithatë
ajo ka vlera të mëdha stilistike, një
gjuhë e gjallë, e shprehëse. Stili
i prozës së Samiut është energjik,
herë polemist, herë fshikullues e herë
me patos thirrës e mobilizues. "O burrani
o shqiptarë ! Zihuni me të dy duart në
besë, në lidhje e në bashkim, se kjo
do t'ju shpëtojë!„
Fraza e Samiut është e qartë, me mjete
gjuhësore plot ngarkesë emocionale. Mbasi
ka parashtruar krejt programin e tij, ja si e mbyll
veprën; "Ja qëllimi ynë! Ja puna
jonë e shenjtëruarë! Ja besa jonë!
Në mes të shqiptarëve të vërtetë
s'ka ndonjë ndarje, ndonjë çarje,
ndonjë ndryshim! Janë të tërë
vëllezër, të gjithë një trup,
një mendje, një qëllim një besë!„
Kjo vepër solli një ndihmesë të
madhe për pasurimin e gjuhës letrare shqipe
dhe për formimin e stilit publiçistik.
Samiu vdiq në Stamboll më 1904, i përndjekur
nga autoritetet dhe i respektuar nga populli dhe opinoni
përparimtar.