Lisi nuk bën hijenë gjithmonë
mga nj'anë,
zogu nuk bën folenë gjithmonë në
një degë,
dielli nuk perëndon prapa një maje,
lumi nuk rrjedh gjithmonë i drejtë,
njeriu nuk rri gjithmonë i trim,
qetë mbë lëm' nuk kthejnë nga
nj'anë,
ajri nuk fryn gjithmonë ka një vend,
e fryn e fryn pastaj ka të humbet.
Malet nuk tunden kurrë,
si kurrë nuk tundet liria.
------------------------------------------------------
Koment
Pak vargje që thonë artistikisht një
të vërtetë të madhe për shqiptarët,
vendosmërinë e tyre për të jetuar
të lirë.