Emra quhen fjalët që tregojnë qenie
të gjalla: djalë, vajzë, dele, dash,
Agron, Mira;
Objekte materiale: gur, dru, libër, fletore;
por shpesh edhe cilësi: dashuri, liri ose veprime:
pastrim, rregullim.
Mjaft
formime me prapashtesa funksionojnë në të
njëtën kohë si emra dhe si mbiemra:
shqiptar, punëtor, fshatar, malësor etj.
Disa
ema dalin me nyje të përparme: i biri, e
bija, i ati, e ëma, i vëllai, e motra etj.
Po kështu, edhe disa emra me origjinë nga
mbiemri ose pjesorja e foljeve: i riu, të rinjtë,
e reja, të rejat, e dashura, i pasuri, i varfëri,
i pandehuri, të ftohtët, të kënduarit,
të folurit, të ngrënit.
Emrat
e përveçëm dhe të përgjithshëm
Emrat ndahen në emra të përgjithshëm
dhe në emra të përveçëm.
Emra të përgjithshëm quhen emrat që
tregojnë qenie ose sende të të njëjtit
lloj: djalë, vajzë, dhi, cjap, dhomë,
derë, si dhe abstrakte: miqësi, lumturi,
larje, fshirje.
Emra
të përveçëm quhen emrat që
tregojnë një qenie ose një send të
vetëm, të dalluar nga të gjithë
të tjerët: Tiranë, Prishtnë, Krujë,
Naim, etj.
Janë
të përveçëm:
-Emrat dhe mbiemrat e njerëzve, pseudonimet:
Naim Frashëri, Gjergj Kastrioti, Kostandin Kristoforidhi,
Asdreni (pseudonimi i Aleks Stavre Drenova), Migjeni
(pseudonimi i Millosh Gjergj Nikolla)
-Emrat
e kafshëve: Laro, Balo, Murro;
-Emrat gjeografikë të shteteve, të
krahinave, të maleve, të lumejve, të
qyteteve, të rrugëve, të shesheve,
të kontinenteve, të oqeaneve, të deteve
etj.: Franca, Shqipëria, Kosova, Drini, Korça,
(rruga) Fan Noli, (sheshi) Skënderbej, Jupiteri,
Azia, Paqësori, Mesdheu;
-Emrat
e periudhave dhe të ngjarjeve historike: Mesjeta,
Rilindja, Kongresi i Lushnjës;
-Emrat e institucioneve, të organizatave e shoqatave:
Presidenca, Kuvendi Popullor, Ministria e Financave,
Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë,
Shoqata e të Përndjekurve Politikë.
-Titujt
e veprave, të revistave e të gazetave: "Lahuta
e malësisë", "Albania", "Rilindja
demokratike", "Gazeta shqiptare", "Studime
filologjike".
Emrat
e përveçëm zakonisht përdoren
në trajtën e shquar:
Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë.
Në qendër të Tiranës është
sheshi. Aty ndodhen Muzeu Historik Kombëtar,
Pallati i kulturës, banka Kombëtare.
Të
gjithë emrat e përveçëm dhe
emërtimet e përveçme shkruhen me
shkronjë të madhe:
-emrat dhe mbiemrat e njerëzve: Gjergj Kastrioti,
Leka i Madh;
-emrat e përveçëm të kafshëve:
Baloja, Laroja, Baloshi;
-emrat e planeteve dhe të yjeve: Marsi, Jupiteri,
Ylli Polar, Arusha e Madhe etj.;
-emërtimet
gjeografike të një vendi : Gadishulli Ballkanik,
Qafa e Thanës, Poli i Veriut, Drini i Zi, Malësia
e Madhe;
-emërtimet e institucioneve dhe partive: Ministria
e Arsimit, Partia Socialiste, Balli Kombëtar;
-emërtimet e periudhave dhe ngjarjeve historike:
Rilindja, Mesjeta, Kongresi i Manastirit;
-emërtimet e monumenteve të kulturës:
Dea e Butrintit, Xhamia e Et'hem Beut etj.;
-titujt
e librave, të gazetave, të emrave të
rrugëve dhe firmave vihen në thonjëza
dhe vetem fjala e parë shkruhet me shkronjë
të madhe: "Gazeta shqiptare", "Dëshmorët
e lirisë", por rruga "Naim Frashëri",
sheshi "Fan Noli".
Emri
i përveçëm mund të përdoret
si emër i përgjithshëm për të
treguar jo më një individ, por një
tip njerëzish që i ngjajnë atij; jo
një krahinë, por send që lidhet me
emrin e kësaj krahine etj.:
Ky njeri është tartuf i vërtetë
(hipokrit)
Ai porositi një shishe kallmet (verë Kallmeti)
Në këto raste emrat e përveçëm
shkruhen me shkronjë të vogël: ciceron,
donkishot etj.
Emrat
e përveçëm të njerëzve
dhe të vendeve të huaja shkruhen sipas shqiptimit
që kanë në gjuhën prej nga janë
marrë: Shekspir, Bethoven, Klinton, Sharl dë
Gol, Shiler, Nju-Jork, Kajro, Algjeri, Palestinë,
Versajë etj.