4-
Mjetet e formimit të trajtës së shumësit
te emrave në gjuhën e sotme letrare janë
të larmishme.
Në përgjithsi, trajta e shumësit formohet
me anë mbaresash. Nga këto më të
përdorshmet janë: -ë,
-a, -e,
p.sh.: anëtarë,
grurë, lekë,
shoferë, etj.; dema,
fusha, kodra,
pëllumba, vegla
etj.; aksione, fise,
kombe, shtete,
etj.
Një vend të rëndësishëm ndër
mjetet e formimit të shumësit zënë
edhe mbaresat -nj e -ra,
p.sh.: arinj, mullinj,
penj, heronj,
ftonj, etj.; dhjamëra,
fshatra, mallra,
ujëra etj.
Një numër emrash e kanë trajtën
e shumësit të njëllojtë me trajtën
e njëjësit, p.sh.: një
nxënës-shumë
nxënës, një mësues-shumë
mësues, një
ditë-shumë
ditë, një kala-shumë
kala, një ide-shumë
ide, një shtëpi-shumë
shtëpi, një
lagje-shumë lagje,
një depo-shumë
depo etj.
Disa emra e formojnë trajtën e shquar të
shumësit duke pësuar ndërrime tingujsh
në temën e tyre. Ndërrimet kryesore
janë: a>e,
e>i,
k>q,
g>gj,
ll>nj,
r>j.
Një pjesë nga këta emra marrin edhe
një mbaresë, p.sh.: breg-brigje,
rrezik-rreziqe,
kunat-kunetër,
etj;
kurse të tjerët nuk marrin mbaresë:
dash-desh,
mik-miq,
plak-pleq,
kungull-kunguj,
bir-bij
etj.
Për shkak të ndikimit të dialekteve
ose të varianteve letrare të mëparshme,
për disa tipa emrash në gjuhën e folur
e në gjuhën e shkruar nganjëhërë
ndeshen ende dy ose më shumë trajta shumësi,
p.sh.: oficera e oficerë,
xhepa e xhepe,
nxënës (trajtë
pa mbaresë) e nxënësa,
dardhë, gjurmë
(trajta pa mbaresa) e dardha,
gjurma etj. Në këto
raste zakonisht, vetëm njëra nga trajtat
është në pajtim me normën e sotme
letrare, ndërsa trajta tjetër nuk është
normative dhe duhet mënjanuar nga përdorimi
letrar.
SHUMËSI
I EMRAVE MASHKULLORË
5-
E formojnë shumësin rregullisht me mbaresën
-ë emrat mashkullorë
që dalin me:
-ac: kupacë,
përtacë, tullacë
etj.;
-aç: gungaçë,
gjembaçë,
kulaçë, trazovaçë,
(por ilaç-ilaçe)
-af: çarçafë,
fotografë, paragrafë,
etj.;
-ak: binjakë,
fshatarakë, fusharakë,
kapakë, rosakë,
ushtarakë, etj.;
-aq: hutaqë,
shkataraqë, etj.;
-ash: balashë,
gjumashë, larashë,
etj.;
-eç: gjyveçë,
kryeneçë
etj.;
-ek: byrekë,
direkë, dyfekë,
dyshekë, fishekë,
hendekë, lejlekë,
mjekë etj;
-en: hostenë,
kapitenë, legenë,
sejmenë, sergjenë,
etj. (bëjnë përjashtim:
beden-bedena,
liqen-liqene)
-ik: akademikë,
calikë, diabetikë,
historikë, ibrikë,
klerikë, romantikë,
zhapikëetj. (por:
armik-armiq)
-in: beduinë,
kofinë, latinë,
pinguinë, qefinëetj.;
-ist: aksionistë,
aktivistë, artistë,
ballistë, futbollistë,
çiklistë,
kapitalistë, specialistë,
sportistë, turistë,
etj.;
-ok: maçokë,
malokë, misërokë,
patokë, shokëetj.;
-or: agresorë,
ambasadorë, banorë,
dëshmorë, fjalorë,
frymorë, profesorë,
punëtorë, traktorë,
vaporë etj.
(por: auditor-auditore,
kor-kore,
korridor-korridore);
-osh: baloshë,
barkorë, mjekrorë,
trimorë, etj. (bëjnë
përjashtim: kosh-kosha,
djalosh-djelmosha);
-ot: despotë,
himarjotë, patriotë,
suljotë etj. (bën
përjashtim lot,
që e ka shumësin njësoj si njëjësin,
por në trajtën e shquar lot-ët);
-tar: çlirimtar,
këngëtarë,
lojtarë, luftëtarë,
shkrimtarëetj.;
-tor: fajtorë,
konsumatorë, kultivatorë,
muratorë, punëtorë
etj.;
-uk: bishtukë,
kopukë etj.
Fjalët
e mësipërme formojnë shumësin
me mbaresën -ë,
edhe në rast se përdoren si mbiemra në
gjininë mashkullore p.sh.: djem binjakë,
shkrimtarë romantikë,
nxënës punëtorë
etj.
E formojnë trajtën e shumësit me mbaresën
-ë edhe
të gjithë
mbiemrat e tjerë të panyjshëm mashkullorë,
që dalin me fundoret e mësipërme, p.sh.
dredharakë, artistikë,
çamarrokë
etj. (Fundore quhet tingulli ose tingujt e fundit
të fjalës që shërbejnë si
tipar klasifikues a karakterizues i saj).
6-
E formojnë shumësin përgjithësisht
me mbaresën -ë
emrat mashkullorë që dalin me :
-(i)an: aeroplanë,
evropianë, fazanë,
filxhanë, fizikanë,
gjerdanë, jargavanë,
jorganë, havanë,
hidroplanë, historianë,
kazanë, luanë,
matematikanë, partizanë,
politikanë, republikanë,
sahanë, shandanë,
shejtanë, timpanë,
tiganë, tiranë,
etj.;
-ar: barbarë,
detarë, fshatarë,
hambarë, kalendarë,
këpucarë, korçarë,
skenarë, ushtarë,
etj.;
-ec: dordolecë,
guralecë, memecë,
mistrecë, pijanecëetj.;
-er: berberë,
fenerë, frigoriferë,
kaloriferë, oficerë,
shoferë etj.;
-ir: Ilirë,
vampirë, zinxhirë
etj.;
-ol: gogolë,
kaqolë, etj.;
-on: bidonë,
timonë, vagonë
etj.;
-un: bastunë,
majmunë, pirunë,
sapunë, spiunë
etj.
Me
mbaresën -ë
e formojnë trajtën e shumësit edhe
mbiemra mashkullorë që dalin me fundoret
e mësipërme, p.sh.: djalosharë,
grindavecë, barkalecë
etj.
Një numër emrash që dalin me të
njëjtat fundore si emrat e mësipërm
nuk e formojnë shumësin me mbaresën
-ë po me -a
ose me -e. Më poshtë
po shënojmë më të përdorshmit
prej tyre.
Me mbaresën -a:
-an: mana,
patëllxhana;
-ec: bishtaleca,
karkaleca, kastraveca,
keca, speca;
-on: gramafona,
magnetofona, mikrofona,
telefona (dhe të
gjitha fjalët e huaja të përbëra,
që kanë si gjymtyrë të dytë
-fon), kupona,
napolona;
-ol: gola,
stola;
-un: çuna,
zhguna.
Me
mbaresën -e:
-an: divane,
duhane, dyqane,
hane, karvane,
mejdane, oqeane,
organe, plane,
stane, tavane,
vullkane (të gjithë
emrat me -an që
e formojnë shumësin me mbaresat -a
ose -e, nuk shënojnë
frymorë.
-ar: honorare,
orare, pazare,
qilare, seminare,
tipare, thesare,
visare, zare
etj.
-ec: kotece;
-er: dikastere,
karaktere, mermere,
mindere, mistere,
etj.;
-ir: hire,
manastire, panaire;
-on: ballkone,
ciklone, elektrone,
frone, hone,
hormone, kone,
protone, sallone,
shabllone, zakone;
-un: kanune.
7-
Emrat që dalin me -al,
-ant, -at,
-az, -el,
-ent, -ez,
-id, -it,
-ont,
si rregull , e formojnë shumësin me mbaresën
-ë, kur shënojnë
frymorë, dhe me -e
(ndonjëherë me -a),
kur nuk shënojnë frymorë:
-al
à -ë
admiralë, gjeneralë,
intelektualë, vandalë,
vasalë etj.;
-al à -e
centrale, festivale,
ideale, kanale,
karnavale, korale,
kristale, lokale,
male, materiale,
minerale, etj.
(por: kuintalë)
-ant
à -ë
aspirantë, elefantë,
diversantë, gjigantë,
kursantë, maturantë
etj.;
-ant à -e
diamante, restorantë,
variantë etj.;
-at
à -ë argatë,
delegantë, diplomantë,
kroantë, labeantë,
vlonjantë etj. (kunatë
- kunetër)
-at à -e
agregate, aparate,
atentate, fosfate,
kampionate, kate,
kombinate, pallate,
silikate, shpate
etj. (por: shtrat - shtretër)
-az
à -ë matrapazë,
xhambazë etj.;
-az à -e
kafaze, pullaze
etj.;
-el
à -ë
dembelë, kriminelë,
teveqelë etj. (por:
harabela);
-el à -e
akuarele, duele,
hotele, pastele,
tunele, zabele,
etj.;
-el à -a
bela, çengela,
gjela, tegela
etj.;
-ent
à -ë agjentë,
asistentë, docentë,
elementë, klientë,
studentë etj.;
-ent à -e
aksidente, argumente,
bazamente, dokumente,
eksperimente, elemente
(kimike), fermente, fragmente,
instrumente, komente,
kontinente, etj. ;
-et
à -ë
atletë, dasaretë-t,
deputetë, etj. (por
personalitete);
-et à -e
dete, fakultete,
marifete, qytete,
shtete, tërmete,
etj. (por magnetë,
planetë);
-ez
à -ë
berlinezë, borgjezë,
kinezë, vietnamezë
etj
-ez à -e
qymeze, trapeze
etj. (por: breza);
-id
à -ë heraklidë-t,
invalidë etj.;
-id à -e
hibride, okside,
romboide etj.;
-ier
- jer à -ë
artiljerë, aventurierë,
brigadierë, infermierë,
inxhinierë, karrocierë,
magazinierë, portierëetj.;
-ier - jer
à -e kantiere,
kuartiere etj.;
-it
à -ë
gjirokastritë, komitë,
parazitë, petritë
etj.;
-it à -e
boksite, deficite,
fosforite, grafite,
pirite, suficite,
etj. (por: satelitë,
shirita);
-ont
à -ë
kontë, rinocerontë,
etj.;
-ont à -e
fronte, horizonte
etj.;
Emrat
që mbarojnë me -il,
-oz, e formojnë
shumësin me mbaresën -ë,
kur shënojnë frymorë, dhe me -a,
kur nuk shënojnë frymorë:
-il
à - ë
civilë, katilë,
kopilë;
-il à -a
fitila, kandila,
karafila, trëndafila
etj. (por: idile)
-oz
à -ë bajlozë,
karagjozë, marangozë,
tifozë etj.;
-oz à -a
kavanoza, mitraloza,
rrogoza, etj. (por :
lloze)
Mbiemrat
mashkullorë te panyjshëm që dalin me
fundoret e përmendura në këtë
paragraf e formojnë shumësin me mbaresën
-ë, idealë,
normalë, italianë,
injorantë, dembelë,
kriminelë, tekanjozë,
vitaminozë etj.