1-
Gjinia
e emrave në shumicën e rasteve mund të
dallohet morfologjikisht nga
mbaresat që marrin ata në trajtën e
shquar të rasës emërore të njëjësit:
Emrat mashkullorë
marrin mbaresën -i
ose -u: plep-i,
mendim-i, vëlla-i,
burr-i (burrë),
gjum-i (gjumë),
zog-u, dhè-u
etj.;
Emrat femërorë
marrin mbaresën -a
ose -ja (këtu është
fjala për në radhë të parë
për emrat e përgjithshëm).
Gjinia gramatikore e emrave
të përveçëm të njerëzve
përcaktohen nga seksi i personit përkatës,
p.sh. Lekë-Leka,
Dedë-Deda,
Kolë-Kola,
Koço-Koçoja
janë emra mashkullorë, megjithëse shkojnë
sipas lakimit të emrave femërorë, nga
ana tjetër, emra si Nermin-i,
Antigoni etj., janë
emra femërorë, megjithëse shkojnë
pas lakimit të emrave mashkullorë.
Po kështu disa emra si axhë-axha,
dajë-daja,
gegë-gega,
toskë-toska,
që shënojnë frymorë të seksit
mashkullor, megjithëse shkojnë pas lakimit
të emrave femërorë, i përkasin
gjinisë mashkullore, janë emra mashkullorë
të lakimit të tretë).
Gjinia gramatikore e emrave
të mësipërm, të përveçëm
e të përgjithshëm, shprehet sintaktikisht:
Fjalët përcaktuese edhe fjalët e tjera
që përshtaten me këta emra, vihen në
trajtën e gjinisë mashkullore p.sh.: Leka
i Madh; Kola është
punëtor i dalluar; Nermini
është punëtore e dalluar; axha
im; daja i vogël
etj.
2-
Ka
një numër emrash, të cilët dikur
përdoreshin në tërë gjuhën
si asnjëanës dhe e
formonin trajtën e shquar të emërores
me mbaresën -t,
p.sh,: drithë-t,
gjalpë-t etj. Kjo
formë dëgjohet ende sot nëpër
dialektet e në të folurit të brezit
të vjetër. Në gjuhën letrare të
sotme këta emra përdoren si mashkullorë,
d.m.th. e formojnë trajtën e shquar të
emërores së njëjësit me mbaresën
-j dhe formojnë
trajtën e shquar të emërores me mbaresën
-in.
Emrat në fjalë
janë:
ballë - balli -
ballin
brumë - brumi -
brumin
djathë - djathi
- djathin
drithë - drithi -
drithin
dyllë - dylli -
dyllin
dhallë - dhalli -
dhallin
dhjamë - dhjami
- dhjamin
grurë - gruri -
grurin
gjalpë - gjalpi
- gjalpin
lesh - leshi - leshin
miell - mielli - miellin
mish - mishi - mishin
mjaltë - mjalti
- mjaltin
ujë - uji - ujin
vaj - vaji - vajin
trajtat
asnjëanëse të këtyre emrave mund
të përdoren në vepra letrare
për të individualizuar ndonjë personazh
me anë të gjuhës ose për të
karakterizuar gjuhën e një epoke të
kaluar. Ato mund të përdoren gjithashtu
edhe në shprehje frazeologjike, p.sh.: m'u ngjeth
mishtë, ose kur
kanë marrë një kuptim të veçantë,
p.sh.: ujët (në
kuptimin "ujët e hollë
), dhjamët (në
mjeksi, p.sh.: operoi dhjamët).
Emri krye, kur përdoret
me kuptimin "kokë",
në rasën emërore ose kallzore, është
kurdoherë asnjëanës dhe formon trajtën
e shquar me mbaresën -t,
p.sh.: më dhemb kryet,
ndërsa, kur përdoret me kuptimin "kryetar,
i parë ose "kapitull" (libri)
është kurdoherë mashkullor dhe e formon
trajtën e shquar me mbaresën -u,
p.sh.: kreu i vendit,
kreu i tretë etj.
3-
Një
numër emrash, të cilët janë përdorur
më parë edhe si mashkullorë, edhe si
femërorë ose përdoren
ende keshtu nëpër të folme të
ndryshme, kanë kaluar sot përfundimisht
në gjininë mashkullore, p.sh.:
borxh-i, djep-i,
kryq-i, ligj-i,
lot-i, nder-i
(për këtë arsye duhet thënë
faleminderit, falemnderit dhe jo faleminderës,
falemnderës), pyll-i,
qiell-i, shëndet-i,
turp-i etj.;
Po kështu edhe: problem-i,
program-i, komunizm-i,
marksizm-i, organizm-i,
reumatizm-i, sarkazm-i,
etj.
Trajtat femërore të tyre, si
borxha, djepja,
ligja, lodja,
ndera, problema,
komunizma, reumatizma,
sarkazma etj, kanë
dalë jashtë normës së sotme letrare
dhe nuk duhen përdorur. Emri "furrë"
është i gjinisë femërore: furra
(dhe jo furri).