Kujtimi im që më s'më
jep të qetë,
Kujtimi im q' u llaftaris pas teje,
Në qetësi ësht' isker prej rrufeje,
Në ças llaftare zjarr e flakë vetë.
Çkëlqen si prush kur skëterrohen
retë,
Kur mall' i dhembshur zë buçet ndaj meje.
Kuptimin t'im o! ndjeje-ahere, ndjeje,
Se n'atë hof m'a ndrin ah! zemr' e shkretë.
Kaq mot-më-mot shkëndijat m'j-u shpërndanë
Gjith përmi kulm të bimës më së
gjatë...
M'j-u përeluan gjith me tjetër anë...-
Je ulur fort, po syt' e mi të panë:
Plot me stoli kjo lul' e zemrës s'ate!
Si kopsht i mbushur plot me jargavane.