Ti m`u rrëfeve për sëpari
shkrepëtimtare në stoli,
Un` ëndërrova se në zemër po më
valon një mall i ri.
O, ç'ka që m`u venit qipalla me kaq të
ngjethur të pafaj?
Haj!shkretëtirë-e-zemrës`s`ime! Dhe
haj! e zeza jetë,haj!
Posi një yll i perënduar më pate humbur
gjith më larg...
Nga malli yt i thura fjalët gjith sërë-sërë-e-varg-e-varg;
E çdo mendim e pata tretur vetëm n`ërgjënd
e në flori,
O,vashë-e lotit të zhuritur që vetëtin
nër syt` e mi.-
Prej largësisë së pa anë kalon
durimi mot-me-mot...
Pas kaqe kohë dhemshurije,ndaj vëndi-i lum
as eja sot!
Në gjirin t`ënd të llaftaruar m`a lerë
mëndjen t`a humbas,
Të ndjej si zemra më gatohet plot me dëshir`
e plot me gas.
Ti buzëqesh-më-zilitare,e më çkëlqe
si vetëtim,
E më vështro me sy pëllumbi drejt mun
në fund të shpirtit t`im;
Se gazi-i-kthjellt` i lumtërisë, që
çel si lulja në mëngjes,
Si lule-e pastër do më mbijë në
krahruar mun në mes:
Kur të më jesh e zemëruar, më
shpirt të vrarë-e varfnjak,
N`e mbajç në zemër zembëratën,
prej helmit t`ënd s`do heq aspak;
S`do psherëti n`e lënc të vdesë,a
në `m`a thënc,në mos m`a
thënc:
Mjafton një mvrejtje-e buzës s`ate,që
të më bësh të prishem
menc.