Faqja Kryesore  >> Historia  >> mbreterite ilire
 

Historia e Shqipërisë - Mbretëritë ilire

   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
 

 


 

Ardianët (Agroni)

Ndërsa shtetet e enkelejve, taulantëve dhe ai i Epirit, aty nga mesi i shek. III ishin dobësuar dhe së shpeji ranë si pasojë e luftave shkatërrimtare dhe të përgjakshme të jashtme dhe të brendëshme, një shteti ri ilir, shteti i ardianëve. Doli në arenën politike me një energji të madhe. Vendbanimet e para të ardianëve ishin krahinat që shtriheshin në veri të lumit Narona (Narenta a sotme) deri në tokat e dalmatëve. Në mesin e shek. III mbret i ardianëve ishte Agroni (250-231 para e. sonë). Gjatë sundimit të tij shteti i ardianëve u bë i fuqishëm. Ai përgatiti forca të mëdha detare e tokësore, "më të mëdhatë që kishin pasur deri atëhere mbretërit e Ilirisë", siç thotë Polibi. Këto forca i dhanë mundësi Agronit të bënte një politikë të jashtme aktive. Në fillim ai sulmoi dhe bashkoi me shtetin e vet disa nga kolonitë greke të bregdetit dalmatin. Prej tyre, Farin dhe Korkyrën e Zezë ai i pushtoi me lehtësi, kurse Isa i qëndroi për një kohë të gjatë sulmeve ilire. Pas kësaj Agroni ndërmori një varg veprimesh detare nëpër Adriatik e Jon. Anijet dhe njerëzit e tij arrinin deri thellë në brigjet e Greqisë. "Lakonia është bërë plaçkë e piratëve ilirë", thoshte mbreti i Spartës, Kleomeni. Krahas me sulmet detare Agroni sulmoi nëpër tokë Ilirinë e jugut. Ai nënshtroi dokleatët (në Mal të Zi) dhe zuri qëndrën e labeatëve, Shkodrën. Më vonë, nën sundimin e ardianëve hynë qyteti Lis, parthinët dhe fise të tjera ilire, të cilat më parë bënin pjesë në mbretërinë e taulantëve. Mbretëria a ardianëve tani shtrihej në një teritor të gjërë që përfshinte Dalmacinë e mesme dhe ishujt dalmatinë, Hercegovinën e jugut dhe tokat e Shqipërisë deri në Vjosë. Pushtimet e njëpasnjëshme e shtuan shumë fuqinë e shtetit ardian dhe e rritën autoritetin e tij politik në sy të fqinjëve. Ato i lejuan Agronit të korrte një fitore tjetër - diplomatike - të vendoste marrëdhënie aleance me një nga fuqitë më të mëdha të Ballkanit në atë kohë, me Maqedoninë. Kjo aleancë i dha atij mundësi ta zbatonte më me lehtësi politikën e pushtimeve. Në marrëveshje me mbretin e Maqedonisë, Dhimitrin e II Agroni sulmoi nga deti, më 231, etolët, të cilët kishin rrethuar qytetin Medion të Akarnanisë dhe po kërcënonin pavarësinë e tij. Etolët e thyen keqas nga sulmi i fuqishëm i ushtrisë ilire dhe qyteti shpëtoi nga rrethimi. Kjo fitore i dha ilirëve plaçkë të madhe e skllevër të shumtë.Pas vdekjes së Agronit (231 para e. sonë) politikën e tij e vazhdoi e shoqja Teuta, e cila sundoi si tutore e mbretit të vogël Pines.

Mbretëritë ilire

Enkelenjtë
Taulantët


 

 

PËRSHTYPJET  ::  KUSH JEMI  ::  KONTAKTO  ::  FORUM  ::  CHAT

Albanian Network Group - 2003