Në vitin 307, në moshën
12 vjeçare, Pirrua u kthye në Epir me
ndihmën e Glaukut dhe u bë mbret. Por më
302, kur ndodhej përsëri te taulantët,
kundërshtarët e tij ngritën krye dhe
shpallën si mbret Neoptolemin e II, birin e Aleksandër
Molosit. Pasi nuk mund të kthehej më në
Epir ai hyri në shërbim të Diadokëve
më në zë të kohës, Dhimitër
Poliorketit të Maqedonisë, Ptolemeut të
i I të Egjyptit si dhe mbretit Agathokli të
Sirakuzës, ku u njoh me jetën shoqërore,
administrative dhe ushtarake të këtyre shteteve
helenistike dhe u kalit në një tok betejash.
Në vitin 296, me, ndihmën e mbretit Ptoleme
të Egjyptit si dhe mbretit Agathokli të
Sirakuzës u kthye përsëri në Epir.
Për një kohë e ndau pushtetin me Neoptolemin,
pastaj e vrau atë dhe u bë sundimtar i vetëm
i Epirit. Pas kësaj ai i dha fund edhe autonomive
që kishin fiset në simahinë e mëparëshme.
Pirrua erdhi në fuqi edhe sundoi në një
kohë kur fqinjtë e Epirit, Mqedonia dhe
Greqia, ndodheshin në një kaos të plotë
politik dhe ishin dobësuar nga luftat e gjata
e shkatërrimtare që bënin midis tyre
pasardhësit e Aleksandrit të Maqedonisë,
Diadokët. Në këto lufta u përzie
edhe Pirrua dhe u bë një nga pretendentët
për fronin maqedon. Në fillim ai ndërhyri
në luftën që bënin midis tyre
dy djemtë e Kasandrit, pas vdekjes së të
jatit. Nga kjo luftë ai i shkëputi Maqedonisë
tokat që i përkisnin Epirit: Paravinë,
Tymfenë, Amfilokinë, Akarnaninë dhe
qytetin Ambraki, të cilin i bëri kryeqytet
të mbretërisë së vet. Por mbret
i Maqedonisë u shpall Dhimitër Poliorketi.
Pak më vonë Pirrua u lidh me sunduesin e
Thrakisë dhe Jonisë, Lisimakun, dhe e dëbuan
Dhimitrin nga Maqedonia kurse tokat dhe ushtrinë
e tij i ndanë midis tyre. Tani kufijtë e
shtetit të Pirros u shtrinë në lindje
deri në lumin Aksios (Vardar), në veri përtej
Apollonisë kurse në jug deri në Peloponez.
Por Pirrua nuk mundi t'i mbante gjatë tokat e
pushtuara. Lisimaku e dëboi nga një pjesë
e mirë e krahinave maqedone e greke dhe u bë
vetë zot i tyre. Rasti e bëri Pirron t'i
drejtonte sytë pas kësaj nga Italia. Tarenti
dhe qytete të tjera greke të Italisë
së jugut, të kërcënuara nga Roma,
e ftuan këtë për ndihmë. Pirrua
u kap pas kësaj ftese dhe filloi të ëndërronte
për krijimin e një monarkie të madhe
në perëndim sikurse ajo e Aleksandrit të
Maqedonisë në lindje. Në pranverën
e vitit 280 Pirrua zbarkoi në Itali me një
ushtri të madhe të stërvitur dhe të
armatosur mirë. Kjo ishte më tepër
një ushtri mercenare që Pirrua e kishte
mbledhur jo vetëm në Epir por edhe në
krahina të tjera të Greqisë. Ajo përbëhej
prej 20.000 këmbësorësh të armatosur
rëndë, 300 kalorësish, 2000 shigjetarësh,
5000 hobetaisësh dhe 20 elefantësh, përdorimin
në luftë të të cilëve Pirrua
e kishte parë në lindje. Shpenzimet e luftës
i kishte marrë përsipër Tarenti, i
cili ishte i detyruar t'i jepte edhe ushtri ndihmëse.
Ndeshja e parë e Piros me romakët u bë
në qytetin Heraklea. Përleshja qe shumë
e ashpër. Fatin e luftës e vendosën
elefantët dhe kalorësia e Pirros. Nga kjo
disfatë romakët humbën Lukaninë.
Në anën e Pirros kaluan brutët, lukanët,
samnitët dhe pothuajse gjithë qytetet greke
të Italisë së jugut. Një vit më
vonë Pirrua ndërmori një sulm të
ri kundër romakëve, të cilët kishin
grumbulluar këtë radhë një ushtri
të madhe që arrinte deri në 70.000
vetë. Në betejën që u zhvillua
afër qytetit Auskulum romakët pësuan
përsëri disfatë, por edhe Pirros fitorja
i kushtoi shumë. Humbjet e tij qenë kaq
të mëdha sa që kur e uruan thuhet se
u përgjegj: "Edhe një fitore si kjo
dhe unë nuk do të kem me se të kthehem
në Epir". Prej kësaj rrjedh edhe shprehja
"fitore si ajo e Pirros" e cila përdoret
sa herë që duan të tregojnë për
një fitore me humbje të rënda. Pas
këtyre dy betejave gjendja e Pirros në Itali
u keqësua. Forcat e tij ishin dhjetuar kurse
Tarenti dhe qytetet e tjera aleate kishin filluar
të lëkundeshin dhe të ishin të
pakënaqura. Roma përkundrazi kishte akoma
rezerva të mëdha në njerëz dhe
një mbështetje të shëndoshë
në aleatët latinë. Për Pirron
u bë e qartë se lufta kundër Romës
kërkonte kohë dhe sakrifica të reja.
Ndërkaq në Siçili kishin hyrë
kartagjenasit dhe Sirakuza e kërcënuar i
u drejtua per ndihmë Pirros. Në këto
rrethana Pirrua vendosi të bënte paqe me
Romën dhe t'i drejtonte forcat kundër Kartagjenës
me shpresë se këtu do të arrinte fitore
më të lehta. Kushtet e paqes ishin me sa
duket të favorëshme për Romën,
megjithatë senati nuk i pranoi, sepse kartagjenasit,
të interesuar që ta mbanin Pirron në
Itali dhe të mos e linin të hidhej në
Siqeli, i propozuan Romës aleancë dhe ndihme
ushtarake. Duke u mbeshtetur në këtë
aleancë Roma vendosi ta vazhdonte luftën.
Pa përfunduar paqën me Romën Pirrua
u largua në vitin 278 nga Italia dhe u drejtua
me ushtritë e veta në ndihmë të
Sirakuzës duke lënë në Itali vetëm
dy garnizone të vogla. Në Siçili
Pirrua korri në fillim disa suksese. Ai i theu
dhe i ndoqi kartagjenasit pothuajse nga gjithë
Siçilia. Vetëm qyteti Lilibea në
skajin jugperëndimor të ishullit mbeti në
duart e kartagjenasve. Pirrua u nderua nga banorët
e Siçilisë me titullin "prijs e mbret".
Monedhat e prera në Siçili mbanin tani
emrin e mbretit epirot. Pas këtyre fitoreve Pirrua
filloi përgatitet për t'u hedhur në
Afrikë. Por këtë plan nuk mundi ta
realizonte sepse në marrëdhëniet e
tij me qytetet filluan të lindin mosmarrëveshje
të mëdha. Pirrua po i ngarkonte me taksa
të rënda dhe sillej me to keq duke ndërhyrë
në mënyrë brutale në punët
e brendëshme dhe duke mos respektuar traditat
demokratike të tyre. Kjo i bëri disa nga
qytetet të ngriheshin kundër tij kurse disa
të tjera të hidheshin në anën
e Kartagjenës. Kartagjenasit nuk vonuan to shfytëzonin
rastin. Në Siçili doli përseri një
ushtri e tyre, a cila në pakë kohë
asgjësoi të gjitha fitoret e arritura nga
Pirrua; në duart e tij mbeti Sirakuza. Në
këtë mënyrë planet e Pirros në
Siçili dështuan. Por edhe në Itali
gjendja nuk ishte më e mirë. Romakët
ishin hedhur në sulm dhe pasi kishin kapur disa
qytete ish-aleate të Pirros po vepronin me sukses
kundër samnitëve dhe lukanëve. Kjo
i detyroi grekët dhe italikët që ishin
akoma të lidhur me Pirron t'i drejtoheshin këtij
prap për ndihmë. Pirrua vendosi të
linte Siçilinë ku kishte humbur çdo
shpresë dhe të kthehej në Itali. Rrugës
ai u sulmua nga flota e Kartagjenës, e cila i
shkatërroi më shumë se gjysmën
e anijeve. Megiithatë, në pranverën
e vitit 275 Pirro zbriti përsëri në
Itali dhe filloi përgatitjet per sulmin e ri
kundër romakëve. Beteja vendimtare u zhvillua
pranë qytetit Beneventum. Këtu Pirrua pësoi
disfatë të plotë. Kampi i tij u kap.
Ai vetë mundi të shpëtonte dhe të
arrinte në Tarent prej nga, pas pak kohe, u kthye
në Epir. Gjatë mungesës së Pirros,
mbreti i Maqedonisë. Antigon Gonata, kishte rimëkëmbur
dhe forcuar shtetin e vet. Autoriteti i Maqedonisë
në Greqi ishte rritur përsëri. Sa u
kthve nga Italia, Pirro vendosi të ndryshonte
gjendjen e krijuar në Ballkan dhe të provonte
edhe një herë të zinte fronin e Maqedonisë.
Për këtë qëllim ai sulmoi Antigon
Gonatën, por mundi t'i shkëpuste vetëm
disa toka nga shteti i tij. Pas kësaj ai u nis
për në Peloponez kundër mbretit spartan,
Areut, aleatit të Maqedonisë.
Këtu ai korri një varg fitoresh të
reja, por në një përleshje rrugësh
në qytetin Argos (në gjirin a Korinthit)
u vra më 272 dhe ushtria e tij u shpartallua
plotësisht. Pirro ka qenë një nga udhëheqësit
ushtarakë më të shquar të kohës
së vet. Kur e pyetën njërin nga shokët
e Aleksandrit të Maqedonisë kush ishte tani
strategu më i shquar ai u përgjegj: "Pirro,
kur të arrijë në moshë të
pjekur". Më vonë strategu i madh i
kohës së vjetër, Hanibali, i dha Pirros
vendin e dytë pas Aleksandrit, kurse vehtes,
vetëm të tretin. Pirro nuk ishte vetëm
një udhëheqës ushtarak i praktikës,
por edhe një teoricient ushtarak. Shumë
mendime mbi artin ushtarak ai i shkroi në kujtimet
e tij të cilat per fat të keq nuk na janë
ruajtur. Por Pirro, ndonse ishte një udhëheqës
ushtarak i shquar, me ekspeditat e tij mori përsipër
një barrë që ishte jashtë fuqive
të Epirit: të krijonte një perandori.
Këto plane e hodhën atë në një
varg luftash që përfunduan pa sukses. Gjatë
sundimit të Pirros shteti i Epirit arriti kulmin
e fuqisë. Luftat e vazhdueshme u forcuan shumë
pushtetin e mbretit dhe të rrethit të tij;
institucioneve të rendit fisnor iu dha një
grusht i rëndë. Plaçka e luftës
dhe robërit e kapur gjatë betejave e pasuruan
aristokracinë epirote dhe e bënë një
burim për zhvillimin e mëtejshëm të
skllavërisë në Epir. Por këto
lufta të përgjithëshme i shkaktuan
Eprit humbje të mëdha në njerëz
dhe rënduan shumë mbi masën e gjerë
të popullsisë së Epirit. Pas vdekjes
së Pirros shteti i Epirit u dobësua. Prej
tij u shkëputën njëra pas tjetrës
të gjitha tokat e pushtuara të taulantëve,
Maqedonisë e Thesalisë. Maqedonia u forcuar
e detyroi shtetin e Epirit ta njihte epërsinë
e saj. Aleksandri i II, trashegimtari i Pirros, u
përpoq të rifitonte së paku në
veri tokat ilire. Per këtë ai luftoi kundër
mbretit taulant, Mytilit, të cilit i shkëputi
disa toka në jugë të Apollonisë.
Por në një luftë kundër maqedonëve
ai u mund dhe i humbi përsëri tokat ilire
të luginës së Vjosës. Mbretëria
e Epirit u kthye kështu pothuajse në kufijtë
e vjetër të saj. Pakënaqësia e
popullsisë në kohën e pasardhësve
të Pirros u shtua edhe më shumë. Këtë
e shfrytëzoi aristokracia epirote, e cila e shihte
me pakënaqësi gjithnjë më të
madhe përqëndrimin e gjithë pushtetit
në duart e mbretit. Si pasojë, në Epir
shpërthyen konflikte të ashpëra që
mbaruan me vrasjen, rreth vitit 230, të mbretëreshës
së fundit të Epirit, Deidameia, dhe me përmbysjen
a pushtetit mbretëror.