Pas shuarjes së kryengritjes që
bënë enklejtë me në krye djalin
e Bardhylit, Klitin, për t'u shkëputur nga
Maqedoni, qendra e shtetit ilir kaloi te taulantët,
ku Glaukia krijoi dinastinë e tij mbretërore.
Politika e mbretërve të dinastisë së
Glaukisë, në ndryshim nga ajo e enkelejve,
qe shumë më aktive dhe më e gjerë.
Ndaj maqedonasve u zhvillua një politikë
e papajtueshme. Pas vitit 323 p.K., Glaukia arriti
të çlironte të gjitha tokat që
maqedonasit ua kishin marrë enkelejve. Pas kësaj
maqedonasit u përpoqën të futnin nën
varësinë e tyre Dyrrahun e Apoloninë,
që do t'i bënte ata zotër të Adriatikut.
Pas kryengritjes së vitit 312 p.K., që u
bë në këto qytete, Dyrrahu e Apolonia
ranë nën pushtetin e Mbretërisë
Ilire të Glaukisë. Në vitin 309 p.K.,
që u bë në këto qytete, Dyrrahu
e Apolonia ranë nën pushtetin e Mbretërisë
Ilire të Glaukisë. Në vitin 309 p.K.
Glaukia me një ushtri të madhe zbriti në
Epir dhe vendosi në fron mbretin Pirro. Kjo ndikoi
në dobësimin e grupit promaqedonas ne Epir.
Bardhyli i ri, pasardhës i Glaukisë, krijoi
marrëdhënie miqësore me Epirin, por
këto nuk vazhduan gjatë, se Pirroja i shtriu
pushtimet e tij deri në Shkumbin. Politikën
e paraardhësve vazhdoi më me forcë
dhe mbreti Monun (viti 280 p.K.), i cili u bë
edhe zotërues i Dyrrahut, ku preu monedha argjendi
me emrin e vet. Ai arriti të rikëmbënte
e të forconte shtetin ilir. E gjithë periudha
e sundimit të dinastisë së Glaukisë
shënon faqe të rëndësishme për
historinë ilire. Shteti Ilir i Ultësirës
Bregdetare të Adriatikut u bëri ballë
synimeve hegjemoniste të Maqedonisë dhe
pushtimeve epirote, duke siguruar një zhvillim
të hovshëm ekonomik e kulturor në të
gjithë Ilirinë. Ekonomia qytetare gjatë
pothuaj një shekulli përjetoi një lulëzim
të plotë. U ngritën shumë qytete
të reja me arkitekturë urbane bashkëkohore
dhe me mure mbrojtëse të fuqishme. Arti
e kultura morën një zhvillim të paparë
deri atëherë në Iliri. Ndër qytetet
kryesore ilire që morën zhvillim janë
Damastioni, Bylisi, Albanopoli, Dimali, Shkodra, Lisi,
Meteoni, Ulqini, Rizoni etj. Disa prej tyre prenë
edhe monedhat e veta prej bronzi ose prej argjendi.
Këto qytete luajt¨n rol të rëndësishëm
jo vetëm në ekonominë e kulturën
e vendit, por edhe në historinë politike
të Ilirisë. Përfshirja e kolonive helene,
Dyrrahu e Apolonia, në shtetin ilir dhe përzirja
e banorëve të tyre me ilirët, ndikuan
në rritjen e fuqisë ekonomike dhe në
zgjerimin e marrdhënieve tregtare me të
gjitha krahinat e Ballkanit dhe jashtë tij.