Tragjedia fillon me një bashkëbisedim
midis Ismenës dhe Antigonës, e cila i tregon
së motrës për vendimin që ka marrë
Kreonti.
Antigona
Nga të dy vëllezërit, njërin
e nderoi
me varrim Kreonti, kurse tjetrin jo!
Për Eteoklin thonë se dha urdhër,
që në dhè të kallet si e do
e drejta,
ligjet e zakonet e qytetit tonë,
me qëllim q'ay të jet' nderuar,
ndër ata që vdiqnë dhe ndodhen te Hadi(3).
kurse për të shkretin Polinik q'i ra
mortja e shkretuar, shpalli në qytet
që asnjë qytetas të mos e varrosë
as të mos vajojë, as të mos qajë,
po mbi dhè ta lenë, si ushqim të
ëmbël!
Për zogjtë që gjuajnë të
gjejnë ushqim.
ja këto, si thonë, shpall Kreon'i mirë
për ty e për mua- dëgjon? - dhe për
mua;
vjen këtu dhe vetë, që ta thotë
qartë
për gjithë ata që s'kanë dëgjuar.
Dhe s'ka fjalë vetë; po kush do të
bëjë
ndonjë nga këto do vritet me gurë
brenda në qytet. Ja kështu ësht' puna.
tani do tregosh, nëse je fisnike,
apo frikacake, ndonëse prej prindësh
të dëgjuar që rrjedh.
Antigona i kërkon Ismenës ta ndihmojë
për të varrosur Polinikun, por kjo frikësohet.
Antigona e varros vetë të vëllanë,
Polinikun…