Pas pak vjen një rojtar që
lajmëron mbretin Kreont se dikush e kish varrosur
të vdekurin
Pas bisedës ndërmjet rojtarit
dhe Kreontit të tërbuar nga ajo që
dëgjon, Sofokliu, duke marrë shkas nga guximi
i Antigonës, hap një parantezë për
të treguar madhështinë e njeriut:
KORI
Strofa I
Bota është plot çudira,
por çudia më e madhe
nga të gjitha është njeriu:
Ky, kur era fryn furishëm,
detin çan të shkumëzuar,
duke shkuar nëpër valët
që buçasin an'e mbanë:
Ky dhe Tokën më të lartë,
dhe nga perënditë vetë,
që s'po lodhet e s'po prishet,
vit për vit e përpunon
m'anë mushkash dhe kuajsh.
Antistrofë I
Bash ai është mendje-dreqi
që me rrjet'e pezaule
dhe shpendët mendje-lehtë
i rrethon dhe i zë
dhe kopenjt me kafshë t'egra,
si dhe gjith'ato që rrojnë
nëpër thellësitë e detit;
M'atë çpikje që ka bërë
posht i vë dhe i sundon
kafshë t'egra që banojnë
nëpër male, nëpër pyje;
edhe kalin e shtrëngon
t'ulë qafë qimegjatën
nënë zgjedhën dykulare,
si dhe demin malësor
që nga lodhja s'do t'ia dijë.
Strofë II
Vetë ky e ka mësuar
artin si të kuvendojë,
si të gjejë, të cfaqë mendime,
q'jan të shpejta mu si era,
të vendos e të ve ligje,
për të mbrojtur një qytet;
ky ka gjetur mjet shpëtimi
nga sëmundjet fort të rënda;
Vdekjen vetëm nuk e mundi
as që do ta mundë kurrë.
Antistrofë II
I pajisur me fuqi
të çpik' arte, mjeshtërira,
herë merr të keqen rrugë
herë prap atë të mirën.
Shpesh përzjen, ngatërron
ligjet e kësaj bote
me të drejtat hyjnore,
kur drejton ndonjë qytet,
Pasi e pikasin se ishte Antigona ajo që kishte
varrosur Polinikun, rojtari e sjell atë përpara
Kreontit.
KREONTI
(duke iu drejtuar Antigonës)
Eh, ti! Ti atje!
Ty të flas, të pyes: a do ta pohosh
se këto i bëre, apo i mohon?
ANTIGONA
Une vet'i bëra; nuk e mohoj.
KREONTI
(duke u kthyer nga Antigona)
Ti atje, më thuaj, pa e zgjatur shumë;
a e dinje çpalljen që ndalon të bësh
atë që ke bërë?
ANTIGONA
S'mund të mos e dinja; ishte e çpallur
sheshit.
KREONTI
E pastaj guxove urdhërin tim ta shkelësh.
Antigona mbron me guxim të drejtën e saj,
duke theksuar se ligjet që nderon ajo jan të
lashta, kanë qenë e do të jenë
përgjithmonë në zemrën e njerëzve.
ANTIGONA
Këto urdhëresa nuk i dha Zeusi;
edhe Drejtësia që banon te Hadi
nuk ka vënë ligje si këto të tuat;
as ndër mend se shkonja me ato që çpalle,
ti, njeri i vdekshëm do guxonje sheshit
të shkelësh të drejta, të drejtat
e hyjve.
Të shkruara s'janë - është e vërtetë,
-
po në gjithë botën s'ka asnjë
fuqi
që të mundë t'i tunde, t'i rrëzojë,
t'i prishë.
Këto s'janë gjëra që u shfaqnë
dje,
as do jenë vetëm për sot e për
nesër;
forca e atyre do ngelë përjetë
dhe nga kanë ardhur, nuk e di askush.
këto pra të drejta s'ka njeri në botë
që të më shtrëngojë t'i marr
nëpër këmbë
dhe pastaj nga hyjnitë të dënohem keq.
Dinja që më parë, pa e çpallur
ti,
se më priste vdekja.
..
Unë asnjë dhembje s'ndjej për këtë
fat,
dhembje do të kisha po të mos varrosnja
tim vëlla, të cilin bash ajo e lindi
që më lind'e mua
KORI
Duket vajz, e egër, prej ati të egër,
s'ditka të përulet para çdo rreziku,
.
KREONTI (korit)
Po ti e di mirë se një shpirt krenar
bjen dhe shpejt rrëzohet, dhe m'i forti hekur
sikundr'e ke pra ku prej zjarrit digjet,
çahet edhe thyhet. A s'ke vënë frè
te goja
mbahen edhe zbuten? Një njeri që është
rob i ndonjë tjetri kurrë të mos mburret.
Kjo edhe ahere mua më përbuzte,
kur i shkelte urdhërat që i kisha dhënë,
e tashti po tallet me këtë që bëri.
Burrë para a'jam unë burrë a qënka
kjo,
në bëftë pas qejfit dhe pa u dënuar.
ANTIGONA
Këtë e pëlqejnë dhe këta
këtu,(4)
bile do ta thoshin vetë ata me gojë,
po të mund të flisnin si njerëz të
lirë.
Se përveç të tjerash që gëzon
tirani,
ka edhe lirinë të flas'e të bëjë
ç'do që dëshiron.(5)