Sofokliu ka qenë poet shumë
pjellor. Siç dëshmojnë autorët
antikë, ai shkroi rreth 123 tragjedi, nga të
cilat kanë mbetur shtatë të plota,
si dhe drama satirike "Ihneutet" (Kërkuesit
e gjurmëve). Edhe nga kjo dramë kanë
humbur shumë vargje.
Të shtatë tragjeditë e humbura sipas
redit kohor kur janë shkruar janë: "Ajaksi",
"Antigona", "Edipi në Kolonë".
Nga të 115 veprat, nga të cilat njihen vetëm
titujt, kanë mbetur diçka më shumë
se një mijë fragmente. Të gjithë
subjektet e tragjedive dhe të dramave satirike,
Sofokliu i ka marrë nga mitologjia dhe legjendat
e ndryshme. Burim i pashterrur, si për shkrimtarët
e tjerë, dhe për Sofokliun, janë poemat
e Homerit.
AJAKSI. Tragjedia "Ajaksi" ka në themel
të saj ngjarjen e njohur në këngën
XI të "Odisesë"(2) . Ajaks Telamoni,
heroi më i fortë pas Ajaksit në luftën
e Trojës, është fyer rëndë
nga prijësit grekë Agamemnoni dhe Menelau,
sepse armët e Akilit nuk ia dhanë atij,
por Odiseut. i tërbuar nga kjo padrejtësi,
mendon të bëjë kërdinë tek
ata që ia patën me të pabesë.
Hyjnesha Atenë, e çmend Ajaksin, i cili
në valën e marrëzisë, sulet mbi
një kope bagëtish duke e mbytur dheun me
gjak. Mbasi vjen në vete dhe bëhet i vetëdijshëm
për veprën e tij qesharake, hidhet mbi shpatën
e tij dhe gjen vdekjen. Jeta pa nder dhe lavdi, për
të vazhdon tani midis vëllait të heroit,
Teukrit, dhe dy Atridëve, Menelaut dhe Agamemnonit,
lidhur me varrosjen e tij. Të dy vëllezërit
Atridë ngrihen kundër Teukrit që bën
çmos të varrosë të vëllanë,
Ajaksin. Lëmshi zgjidhet me ndërhyrjen e
Odiseut, i cili lejon që kundërshtari i
ardhjes për atë që e çmonte
së tepërmi: "Ndër Argiet,/ q'erdhnë
në trojë, pas Akileut/ s'kam parë burrë
më trim se ky".
EDIPI MBRET. Tragjedia sa madhështore aq edhe
komplekse në shtjellimin e linjës së
subjektit është "Edipi mbret".
Në këtë vepër poeti trajton problemin
e fatit të paracaktuar dhe përpjekjet njerëzore
për të mënjanuar atë. Pasojat
e fatit të mbretit të Tebës, Llait,
do të rëndojnë mbi fatin e djalit të
tij Edipit, dhe në atë të fëmijëve
të tij. Kjo vazhdë fatkeqësish që
bie mbi një familje të tërë, do
të tregohet edhe në dy tragjeditë e
tjera, te "Antigona" dhe "Epidi në
Kolonë" të cilat krijojnë me tragjedinë
e parë"Epidi mbret" një lidhje
shumë të ngushtë.
Sipas orakullit, intrepretuesit në tokë
të vullnetit të perëndive, Edipit i
ishte paracaktuar një fat i rëndë,
të vriste të atin e të martohej me
të ëmën, Jokastën. Ky njeri kaq
i mirë, i cili mishëron idealin e sundimtarit
të drejtë e të urtë që i
sjell kaq të mira atdheut të tij Tebës,
kryen në mënyrë të pavetëdijshme
krime të tmerrshme. Por Edipi nuk rri duarlidhur,
vepron për t'ia nështruar fatin vullnetit
të tij. Kjo fle për optimizimin dhe besimin
e heroit në forcat e veta, dhe kjo përbën
shtratin e tragjedisë, e cila mbart një
ide kaq përparimtare dhe të guximshme për
atë kohë: luftën kundër fatit.
EDIPI NË KOLONË. Pas verbimit të tij,
fati i Edipit më tej trajtohet në tragjedinë
"Edipi në kolonë" ai largohet
nga teba për të gjetur strehimin e tij të
fundit në kolonë, në vendlindjen e
Sofokliut.
Mbreti i Tebës, Kreonti, kërkon të
kthejë Edipin në qytetin e tij, sepse sipas
profecisë së orakullit, vendi ku do të
vdiste Edipi, do të bëhej i lumtur e i begatë.
Por Edipi nuk largohet nga ai vend, mbreti i të
cilit, Tezeu, e priti me aq bujari.
Skenat që pasojnë e bën gjithnjë
më të bukura e më prekëse. Edipi,
i lajmëruar nga Zeusi se i ka ardhur fundi, i
shoqëruar nga Tezeu dhe i ndjekur nga sytë
plot lot të qytetarëve që e shikojnë
për herë të fundit, niset drejt pyllit
të shenjtë të Eumenideve. Aty mbaron
me një vdekje të çuditëshme.
Zhduket papandehur për çudinë e të
gjithëve. Epidin e thirrën në gjirin
e tyre perënditë. i martirizuar prej tyre,
ai tani shpërblehet për të gjitha vuajtjet
që hoqi." Kjo është një sfidë
e dhimbshme kundër atyre fuqive që e drejtojnë
fatin e njeriut në mënyrë të egër
e tekanjoze.
ELEKTRA. Një tjetër vepër e shquar
është tragjedia "Elektra", subjekti
i së cilës është marrë nga
cikli mitologjik mbi Atridët. Ngjarjet e tragjedisë
shtjellohen në situata të ngjashme të
"Koeforeve" të Esikilit: në të
dyja veprat Oresti rritet e bëhet burrë
në dhè të huaj. Ai është
vazhdimisht i shoqëruar nga miku i tij besnik
Piladi. Tek të dy tragjeditë Oresti vë
në provë të motrën duke iu shfaqur
në fillim si i huaj, pastaj ndodh çasti
i rinjohjes. Por secili nga këta dy poetë
të mëdhenj ka vënë në vepër
vulën e personalitetit të tij si artist.
Ndërsa te Eskili rolin kryesor e ka Oresti, Sofokliu
vë motrën e tij, Elektrën, në
qendër të vëmendjes. Oresti nuk është
veç krahu, shpirti është e motra.
Të dy janë të vendosur dhe s'kanë
asnjë luhatje në çastin kur ngren
dorën dhe vrasin nënën e tyre, Klitemnestrën.
Elektra është shumë e afërt me
Antigonën për nga foca e vullnetit, nga
vendosmëria për të kryer atë detyre
që ajo e quan të shenjtë.
TRAHINIET. Kjo tragjedi nga njëra anë i
thurr himn madhështor ndjenjës fisnike të
dashurisë, nga ana tjetër ngre një
problem të rëndësishëm shoqëror
fatin e dhimbshëm të gruas në Greqinë
e lashtë. Burri i lejonte vetes gjithçka
që nuk ia lejonte gruas së tij, nga e cila
kërkonte besnikëri dhe nënshtrim.
Sofokliu erdhi në letërsi si një risitar
i shquar. Nga risitë që solli poeti në
dramaturgjinë greke, rëndësi të
veçantë ka futja e aktorit të tretë
në skenë. Kjo bëri që të
zvogëlohet roli i korit dhe tragjedia të
çlirohet nga fryma e saj e dikurshme si kanate.
Pjesëmarrja e njëkohëshme e tre aktorëve
në skenë i dha veprimit dramatik më
tepër hapësire e tendosje. Kjo risi që
solli Sofokliu, u huazua edhe nga bashkëkohësi
i tij Eskili në trilogjinë "Orestia".
Arti i Sofokliut dallohet për vizatimin e karaktereve
sa të fuqishme, aq edhe të natyrshme e njerëzore,
për vendosjen e konfliktit në situata të
mprehta e befasuese, për krijimin me mjeshtëri
të linjave dhe episodeve që lidhen natyrshëm
me nyjen kryesore të veprimit.
Në tragjeditë e Sofokliut ndërthuren
në një shtrat të përbashkët
notat epike monumentale me lirizmin e hollë të
ndjenjave të brishta e të bukura të
njeriut. Komediorafi i madh Aristofani, në veprën
e tij "Paqja" duke kënduar të
mirat që ajo i sjell njerëzimit, shikon
te Sofokliu edhe anën lirike të veprës
së tij: "Po kjo mban erë fruta vjeshtarake,/
gaz mysafirësh, qejfe Dionisiane/, fyej, mëllenja,
këngë sofokliane".
Tragjeditë e Sofokliut, janë burim i pasur
për të njohur shqetësimet dhe idealet
që e frymëzuan poetin për të shënuar
një nga kulmet më të lartë në
dramaturgjinë botërore.