Faqja Kryesore  >> Letersi  >> Antike Greke  >> Sofokliu
 

Sofokliu

 

   E Vjetër

 
 

   E Bejtexhinjve

 
 

   E Rilindjes

 
 

   E Pavarësisë

 
 

   Moderne

 
 

Ju ndodheni ketu Antike Greke

 
 

 



Autorët e kësaj periudhe

 

  Homeri

 
 

  Eskili

 
 

Ju po shikoni kete autor Sofokliu

 
 

  Aristofani

 
 

  Aristoteli

 


 

Antigona (pjesa e katërt)

Pas vdekjes së saj, i fejuari, Hemoni vret veten.

Lajmëtari:

"Hemoni u vra, jo prej dore t'huaj".

KORI:

"Vet' e vrau veten, apo dor'e t'et?".

LAJMETARI:

"Vet'e vrau veten, se ish zemëruar/ kundër atit tij për vrasjen e vajzës".


E ëma, Eridika, kur merr vesh këtë lajm të kobshëm, vret edhe ajo veten. Kreonti, i goditur nga tërë këto mjerime që i ranë mbi krye i dërmuar shpirtërisht, mallkon fatin e tij dhe kërkon vdekjen.


KREONTI

Merrmëni,
hidhmëni!
Jam njeri
që s'vlej gjë.
I mjeri unë!
Unë pa dashje
të dy ju vrava;
Ty biri im, ti grua ime!
I mjeri unë!
S'di nga të kthehem

të gjitha ç'kisha
m'iknë prej duarsh!
Një fat i keq
më ra në kokë!

Tragjedia mbyllet me një mendim të mençur të korit, që sintetizon kuptimin e veprës:

KORI

Gjëja më e parë për të qen' i lumtur
është vërtetë urtia. Hyjtë dhe hyjnorët
duhen respektuar fjalët e mëdha
me plagët e rënda q'i sjellin krenarit
ia mësojn' urtin, po në pleqëri.



Jeta dhe Vepra

Antigona
Analizë

 

 

PËRSHTYPJET  ::  KUSH JEMI  ::  KONTAKTO  ::  FORUM  ::  CHAT

Albanian Network Group - 2003