Oj Zanë, t'këndojm... t'vajtojm,
deshta me thanë;
Pse sot ditë kangët s'asht për mue
e tye.
Po ç'gzim kjo ditë ne mundet me na dhanë,
Kur, qe; mbas nji motmoti q'iu pëlqye
Europës shqiptarin zot n'shpi t'vet me lanë
E kujt pose Hyut, n'këtë jetë mos me
i shërbye,
Shqiptari i ndam' prap me vedvedi gjindet
E shk'asht ma zi, prej vedit edhe s'bindet...
............................................................................
Flamuri kombtar nuk ka ç'ka ban nder ne,
Po kje se dashtni nuk kem' për Atdhe!
E, drue dashtni për Atdhe nuk ka shqiptari;
Me gjasë, s'çan krye shqiptari për
komb t'vet,
As për at gjuhë të ambël qi i
la i Pari,
As pse Shqipnia n'vedi u ba sot shtet;
Pse e shoh se veç atje ku xhixhllon ari
Pa frymë e tue dihatë vrap ai nget,
Si Krishtin shiti Juda Iskarjot,
Drue Adheu ndër ne po shitet për një
zallotë...
A thue mos fola keq?... Po lypi t'falun,
Përse ktu vetë me fue nuk due kërkëndin,
E pse asht mirë fjalën n'zemër t'fryt
m'e ndalue,
Por ai, qi të liruem me e pasë s'don vendin,
A prej së tjerëve s'don me ia lshue rendin
A thue ai s'asht Judë? Po, kambë e krye
Iskariota!,
E pra kso nipash ka edhe shum Kastriota...
E po për ata qi detyrë e nder harrue,
Qi marrë e turp kaherë flakërues mbas
shpinet,
M'visar t'Atdheut me t'huej shkojn tue tregue
Kush ndyet mbas Frankut rrejtë, kush mbas stërlinet
Kush pse dinari tepër i ash lakmue.
E Atdheun' prej t'huejsh me e qitun duen bashtinët,
Thue edhe për ta ndokuj do t'i vijë çuda,
Kur them se nuk janë tjetër veçse
Juda?...
Po, Juda janë e gjinde janë tradhtarë.
Mori
M'kamë kryekungujt prej si u vunë,
Duel padija n'krye të vendit;
Njerzt e kënuen u poshtnune,
Metën t'urtit jashtë kuvendit.
Duel me faqe t'bardhë trathtari,
Shpirt e fis qi ka kuletën;
U ndëshkue pa dhimë Shqyptari,
Qi për fis nep gjan e jetën.
Shqynis zani atbotë i humi,
T'huejt mi qafë i a vunë themrën,
E e mloj skami, terri e gjumi,
Djelmt e vet i a lnurën zemrën.
E Shqyptarët jo veç s'e nisen
Për kto punë përjashta Momin.
Por ma fort, medje, e konisen.
Msue gjithmonë me ndërue llomin...
E njikshtu, qitash, njaj i cilli
S'e la mrendë e detit vala,
S'e la ferri, toka e qilli,
N' Shqypni majet porsi njala.