Ka lindur në Shkodër më
1920. Pasi kreu mësimet e mesme në liceun
e vendlindjes, ai studioi për filozofi në
Universitetin e Firences (Itali). Prej vitit 1941-1946
dha mësim në shkolla të mesme të
Tiranës e Durrësit. Në prill të
vitit 1946 u burgos nga regjimi komunist për
idetë e tij patriotike e demokratike. Për
dhjetë vjet (1946-1956) ai vuajti në burgjet
dhe kampet e shfarrosjes (Durrës, Vloçisht,
Korçë, Tiranë, Burrel etj.), ku shkroi
librin me poezi "Libri i Burgut", që
është vepra poetike më e mirë
e poetit. Pasi del nga burgu, arratiset më 1958
dhe vendoset përfundimisht në SH.B.A. Gjatë
kësaj periudhe, pas peripecish e vuajtjesh, arriti
të japë leksione në universitetet më
të dëgjuara të Sh.B.A. (Kolumbi, Kaliforni,
Minesota etj.).
Shkrimet e tij të boruara në shqip, anglisht,
frëngjisht dhe italisht ndahen në: 1) poezi,
2) estetikë e filozofi dhe 3) kritikë letrare.
Në poezi janë vëllimet shqip: "Lundërtarë",
"Libri i Burgut", "Rusha" dhe
"Meridiana", me përjashtim të
vëllimit të parë, të gjitha veprat
e tjera janë botuar jashtë dhe për
këtë njihen ende pak nga lexuesi shqiptar.
Përsa u përket studimeve dhe kritikës,
përmendim vetëm disa nga ato që kanë
të bëjnë me letërsinë shqipe:
"Tipologjia dhe periodizmi i letërsisë
shqiptare, "Fan Noli si një nga figurat
komëtare dhe ndërkombëtare shqiptare",
"Humanistët italo-shqiptarë",
"Bisedë përmbi Kadarenë",
"Fenomeni Kadare" etj.