Faqja Kryesore  >> Letersi  >> Moderne  >> Arshi Pipa
 

Arshi Pipa

 

   E Vjetër

 
 

   E Bejtexhinjve

 
 

   E Rilindjes

 
 

   E Pavarësisë

 
 

Ju ndodheni ketu Moderne

 
 

   Antike Greke

 
 

 



Autorët e kësaj periudhe

 

  Petro Marko

 
 

  Jakov Xoxa

 
 

  Martin Camaj

 
 

  Kasëm Trebeshina

 
 

  Fatos Arapi

 
 

  Dritëro Agolli

 
 

  Ismail Kadare

 
 

  Anton Pashku

 
 

  Azem Shkreli

 
 

Ju po shikoni kete autor Arshi Pipa

 
 

  Esat Mekuli

 
 

  Lluka Perone

 
 

  Vorea Ujko

 
 

  Nazmi Rrahmani

 
 

  Ali Podrimja

 


 

Kanali

I
Nga Korça bumbullon. Currila shiu
Rrjedhin prej mushamas mbi krena e shtroje.
Pështillen, struken gjindja ndër mbuloje:
nji lamsh ku qelben recka e mish njeriu.

Mbramje, Dikush përbri qet gjak për goje.
Këndon lehtas matanë nji fmi arixhiu.
Ky grindet për pakë uj qi shoku i piu;
ai shan se i vodhën bukën. Hyn nji roje.

Shkopinj e shkelma. Britma. Fryn bilbili.
Pushim. E dergjet lodhja, pran secili,
e flen kush mundet për at natë me fjetë.

Si lazaret rënkon e fshan baraka.
Nesër të gjithë i pret kanali, brraka,
veç atyre qi i pret nji vorr i shkretë.

------------------------------------------------------ Koment
Në këtë sonet mjedisi i përgjithshëm i barakës ku banojnë të burgosurit. Detajet e zgjedhura nga poeti na ndihmojnë për të pasur një tablo të qartë e të gjallë të këtij kampi të shfarosjes. "Ndër baraka, shkruan poeti, rrojshin së bashku ordinerë dhe politikë. Vjedhjet ishin të shpeshta, të bame prej ordinerëve, të cilët nxiteshin nga rojet që të vidhshin politikanët. Po t'ankoheshe, ndëshkimin e kishe ti dhe jo vjedhësi, mjaftonte që ky të mohonte fajin. Mentaliteti i rojeve ishte ky: Politikanët janë përfaqësues të klasës kapitaliste-borgjeze, kurse ordinerët janë "proletarë". Puna kishte mbërrit deri n'at pikë sa njeriu të flente me trastën e bukës nën kokë".


IX
Ditën asht vallja, natën sarabanda
Se rraskapitesh ditën, natën flen?
Nuk thom për morrin, qi për trup e gjen
(u msuem me të) si miza dheu ndër banda.

E zgjohesh trembshëm… Ndien a vesh t'rren?
Këlthitje, t'çjerruna, rënkime t'randa…
Torturohen tash shokët te komanda,
e radha jote nesër ka me qenë.

E ç'nuk na bajshin! Na rrihnin me tel;
lakuriq, e mandej n'ujna handraku
na zhyteshin, trupin plagë n'currila gjaku.

E na lidhnin me fill prej telefoni
Për shtylla aty pranë krahanuer e bel
Që t'na pështynte nesrjet divizioni.

------------------------------------------------------ Koment
Natën rojat torturonin me ndihmën e disa të burgosurve, të cilët morën emrin "brigata e zezë". Të burgosurit merreshin nga shtrati dhe dërgoheshin në komandë (ose në një vend tjetër mbas telave, por edhe brenda telave) dhe aty torturoheshin mizorisht. Mbas torturës shpesh vinte veçimi. Disa herë veçimin e bënin për të dhënë shembull brenda kampit.

XIII
N'infermierin e kampit, nji kasolle
Anash rrethue me hasër, nalt me kashtë,
dergjen ndër qelbësina pesë a gjashtë;
njiqind, dyqind i ka gjithmonë okolle.

Pushim ankojnë. Por vjen rreshteri i vrazhdë
Dhe krisin hujt e çizmet n'ato golla
Jetë s'përçundun ngelun veç gëzholle
E shpesh me shkelma i qet nga shtrati, jashtë.

E vdesin fatkëqijt aty te praku
Vdesin e hendeqeve ndër baraka gjaku,
vdesin nën shtrat ku mshehen për me vdekë.
Vdesin tue pritun bukën, ndër gjiriza
Tue ba nevojën, vdesin posi miza,
dhe si coftina i kallin ndër hendekë.

------------------------------------------------------ Koment
Për të kuptuar mirë ferrin e kësaj infermierie, vlen të lexohet shënimi i vetë poetit: "Infermieria e kampit ishte tepër e pakët për me përballue nevojat. Ndonjëherë, ndër rasa më të randa, dhe mbi insistimin e mjekëve, disa të burgosun u dërguan nga infermieria në spitalin e Korçës. Unë qeshë njeni prej tyre, "Rreshteri i vrazhdë" asht rreshteri Hito i burgut te Durrësit, më famëkeqi ndër të tjerët. Një tjetër nga ata që kryen tortura me zell të madh asht polici Skënder Xh, i burgut të Korçës. Kam dëshmue vetë torturën që ky i ka ba një të riut korçar bash në infermierin e kampit.

XXIV
Ajo na mbajti gjallë. Si luleferrë
Nga rrota e qerres shkelun rrafsh me tokën,
por qi nuk shtrohet për me vdekë e kokën
nesërjet diellit plot uzdajë i pjerrë,

ashtun nën rrotën, që për ne që mokën
me shpirt ndër dhambë duruem na kët skëterrë,
lirin e andrruem te nata e bame sterrë,
e zemrat tona për atë flamur rrokën.

Se nuk dyshuem na kur qi shpejt a vonë
Nga tiranija e randë atdheu do t'shkundesh,
dhe si nji perlë e nxjerrun thellë prej fundesh

ma e bukur do t'shkëlqente besa jonë.
Vuej por qëndro! Marr zemër te burrnija!
E vdis tue brohoritun: Rroftë Shqipnija!

------------------------------------------------------ Koment
Ideali i pamposhtur i lirisë këtë herë, ashtu siç ka ndodhur mijëra herë në histori, bën edhe këtë radhë mrekullinë e triumfit të jetës mbi vdekjen, të së vërtetës mbi gënjeshtrën, të dritës mbi terrin. Është pikërisht për këtë, që ky sonet i fundit, dallon kaq shumq nga gjithë të tjerët.


1920

Jeta dhe Vepra

Poezi

 

 

 

PËRSHTYPJET  ::  KUSH JEMI  ::  KONTAKTO  ::  FORUM  ::  CHAT

Albanian Network Group - 2003