I
Ndër gropa burgjesh shkrye për gur e baltë,
mbërthye qelash ndër pranga,
nga gjoksi i shtypun sungullon mâ e naltë
kur del prej s'thelli kanga.
Na shajnë e na poshtnojnë, na plasin gjamën:
anmiq t'adheut! Tradhtarë!
pse duem Shqipnin e plotë, pse urrejmë na
namën
e huej, pse jem, shqiptarë.
E ata qi e shitën tue ja lidhun qerit
t'anmikut për trofe,
ata qi flamurin, heu, i'Iskanderit
e zhyen me tjetër fè,
ata qi deri dje mbajshin kapistra,
teneqexhinj, shollarë,
gjysmakë, t'falimentuem, e sot ministra:
ata janë atdhetarë!
Na zhgulin thonjt me danë, ndër plagët
krypë
na këllasin, na e shtyjnë
n'gërmaz me grushta, e uj kur bâjmë
me lypë
qeshin e na pështyjnë.
Na lagin dimnit qelat, elektrikun
na e venë ndër veshë e n'gojë
e ndër trupa… E qeshin tue fikun
cigaret n'sy për lojë.
Na vene jelekun sa me u thye kërbishtnash,
na lanë me ditë e netë
varun për shpatullash mbi maje gishtash,
pa ngrënë, pa pi, pa fjetë.
Mandej po ngelëm prapseprap na gjallë
me shkelma na mbarojnë,
na hjedhin prej dritores, e veç rrallë
me nji plumb na nderojnë.
Pa gur, pa shenj, ndër gropa plehu hjedhun
si coftina na kallin,
ku grat e foshnjet tona s'vinë me rrjedhun
lotët që zbusin mallin.
Po e fortë asht zemra jonë, ma e fortë,
o vllazën,
se tortura qi e sosë.
E zjarrmi i anmikut veç mâ keq na ndezën
urrejtjen qi rroposë.
Heu e tmerrshme ajo ditë tri herë fatore
kur shokët qi nuk ranë,
me shpirtin dalldisur për fitore,
do t'thrrasin gjakun tonë.
Dridhnju tiranë mbi frona e ju xhelatë
qi vegla u bâh' ni qorre.
E zezë asht nata, por s'ashtë veç
një natë.
Dielli i liris, ti shporre!
E n'se lypet durim e besë qi s'vdaret.
aq sa më dhambë me bre
hekurin që kryqzon dyert e dritaret,
qoftë ajo ligjë për né.
Nga gropa burgjesh me njeni-tjetrin rrokë
me besën e dëshmorit,
nga shpirti i bamë thëngjill qyshkur, o
shokë,
pa shfrim mbrenda kraharorit,
ushton kanga e kushtrimit. Then çelikun,
shpartallon ledh e strehë,
dhe si shqiponja e flamurit vërtikun
ndër qiellna t'lira zhgrehë.
Përpëlitet Shqipnija nën mizoren
thundër si krymb n'handrak.
Heu, deri kur ma do puthim dorën
qi syt na i plasi gjak?
Kushtrim, o male, o fusha! Qitni bén
ksaj zgjedhe fund me i dhanë!
Ta zhbijmë krajtën qi na e bani atdhen
veç burg e kasaphanë.
------------------------------------------------------
Koment
Poema është shkruar në burg prej vitit
1946-1948. Është një nga krijimet më
të fuqishme të autorit në poezi. Ajo
përbëhet nga katër pjesë dhe është
një stigmatizim i politikës antikombëtare
dhe i egërsisë së diktaturës.
Poeti del nga muret e burgut dhe lëshon një
mallëkim në emër të popullit shqiptar
kundër atyre që, siç thotë,
e kthyen atdheun "veç burg e kasaphanë".