ADRESA : Bulevardi "Dëshmorët
e Kombit", Tirana-ALBANIA
Dekan: Prof.Dr. Llukan Puka Tel: +355-4-227669
a) Autoritete drejtuese
1. Dekan
2. Zëvendësdekan
3. Kancelar
b) Njësitë bazë mësimore shkencore
1. Departamenti i Biologjisë
2. Departamenti i Farmacisë
3. Departamenti i Fizikës
4. Departamenti i Informatikës
5. Departamenti i Kimisë
6. Departamenti i Kimisë Industriale
7. Departamenti i Matematikës
8 Qendra e Internetit
9. Muzeu i Shkencave të Natyrës
10. Shërbimi Universitar Botanik
11 Biblioteka
Dega : Biologji
Profili : Mësues i Biologjisë dhe Kimisë
për Shkollat e Mesme
Profili : Biolog
Dega : Kimi
Profili : Kimi e Përgjithshme
Profili : Kimi Industriale
Profili : Kimi Ushqimore
Dega : Informatikë
Profili : Informatikan
Dega : Matematikë
Profili : Mësues i Matematikës për
Shkollat e Mesme
Profili : Matematikan
Dega : Fizikë
Profili : Mësues i Fizikës për Shkollat
e Mesme
Profili : Fizikan
Dega : Farmaci
Profili : Farmacist
FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS
ORGANIZIM I PËRGJITHSHËM
Fakulteti i Shkencave Natyrore (F.SH.N) është
një nga fakultetet e Universitetit të Tiranës.
Ai është qendra kryesore për përgatitjen
e specialistëve të lartë në matematikë,
në fizikë, në kimi, në biologji,
në informatikë dhe në farmaci si dhe
një nga institucionet më kryesore të
vendit për përgatitjen e mësuesve për
shkollat e mesme në këto disiplina.
Fakulteti është krijuar me themelimin e
Universitetit të Tiranës më 1957 mbi
bazën e degëve të matematikë-fizikës
dhe të biologji kimisë të Institutit
të Lartë Pedagogjik të Tiranës
si dhe të riorganizimit të disa katedrave
dhe sektorëve të Institutit të Shkencave
dhe të Institutit Politeknik.
Fakulteti e filloi aktivitetin me përgatitjen
e studentëve për katër diploma (4 degë:
matematikë, fizikë, biologji-kimi, kimi
industriale). Dy profile të reja u shtuan në
vitet 60 (profili 5 vjeçar në fizikë
(1965) dhe profili 5 vjeçar në matematikë
(1966) dhe më pas profili 5 vjeçar në
biologji (1984). Në fakultet janë hapur
për herë të parë në vend
edhe dega e farmacisë dhe dega e merceologjisë.
Më pas dega e farmacisë u zhvendos në
Fakultetin e Mjekësisë dhe dega e merceologjisë
në Fakultetin e Ekonomisë. Në Fillim
të viteve 80' në fakultet u hap dega e Informatikës.
Dega e Kimisë u riorganizua në funs të
viteve 80' për të krijuar tre diploma nga
një që kishte më parë: Kimi Industriale,
Kimi Ushqimore, Kimi e Përgjithshme. Në
fund të viteve 90' dega e farmacisë u kthye
në këtë Fakultet.
Disa shifra:
sot në fakultet studjojnë rreth 1300 studentë:
në Departamentin e Matematikës ndjekin studimet
rreth 370 studentë (nga të cilët rreth
20 në profilin 5 vjeçar), në atë
të Fizikës rreth 190 studentë (rreth
15 në profilin 5 vjeçar), në atë
të Biologjisë rreth 230 studentë (rreth
35 në profilin 5 vjeçar), në atë
të Informatikës rreth 320 studentë,
në dy departamentet e Kimisë rreth 300 studentë,
në Departamentin e Framacisë rreth 70 studentë.
Fakulteti livron 11 diploma universitare: 2 në
Matematikë, 2 në Fizikë, 2 në
Biologji, 3 në Kimi, 1 në Informatikë
dhe 1 në Farmaci.
Fakulteti ofron edhe një numër diplomash
pasuniversitare në të gjitha fushat e mësimit
në të.
Në ambjentet e tij funksionojnë mjaft laboratorë
të njohur për aktivitetin e tyre shkencor
ose në ndihmë të përdoruesve të
tjerë.
Stafi pedagogjik e shkencor i fakultetit përbëhet
nga rreth 140 punonjës dhe po rreth kaq është
i personelit tjetër ndihmës e administrativ.
Pranë fakultetit kryejnë aktivitetin e tyre
edhe dy qendra studimore: Kopshti Botanik dhe Muzeu
i Shkencave Natyrore si dhe tri Qendra të Kualifikimit
të Mësuesve: njëra për mësuesit
e matematikës, tjetra për mësuesit
e fizikës dhe e treta për mësuesit
e biologjisë e të kimisë.
Organizimi
Fakulteti i Shkencave Natyrore drejtohet nga:
Dekani i Fakultetit i zgjedhur për tre vjet nga
Këshilli i Fakultetit;
Këshilli i Fakultetit i zgjedhur për 3 vjet
nga bashkësia e personelit dhe e studentëve;
Një zv/Dekan i emëruar nga Dekani i Fakultetit
për 3 vjet;
Një Kancelar i emëruar nga Rektori i Universitetit
të Tiranës.
Për të ndjekur në mënyrë
të përditshme problemet, pranë Dekanit
funksionon një Këshill Administrativ i përbërë
nga përgjegjësit e departamenteve, përgjegjësi
i Kopshtit Botanik, përgjegjësi i Muzeut
të shkencave Natyrore, Zv/Dekani, Kancelati,
përgjegjësit e zyrave kryesore të Administratës.
Ky këshill ka vetëm funksione këshillimore.