Këtu është pika më
kulmore e herozimit të Akilit dhe Hektorit në
dyluftim me njëri - tjetrin. Vetë perënditë
zbresin dhe përzihen në teatrin e luftës.
E, kur dy burrat ballë për ballë u
sulën,
i pari i madhi Hektor tarogzëtundësi
nisi dhe foli: "Më, o Akil, s'do t'iki,
siç ika parthi, kur tri herë përqark
i rashë qytetit madhështor të Priamit,
e as guxova turrin tënd ta prisja.
Tani ballë teje s'më veton më syri,
ja do të vras, ja shpirtin ma ke shkulur.
por ne më parë të bëjmë një
bè, o zotat
dorzanë besnikë tani dëshmues t'i thërresim,
të ruajmë këtë besë qe në
po vemë mes nesh.
në qoftë se Zeusi do më japë fitoren
e unë ty shpirtin do ta marr, betohem
ty përdhunisht s'do ta shëmtoj kufomën:
armët e ndjera do t'i zhvesh prej shtatit
dhe trupin tënd do t'ua kthej akejve.
Por që edhe ti keshtu do bësh, m'jep fjalën".
Zymtë e shikoi Akil këmbëshpejti e
i foli:
"Hektor i urryer, mos më fol për kushte,
pse besë nuk lidh luani me njeriun,
as ujku e qengji nuk bëjnë paqe mes tyre,
po i sajojnë kobe gjithnjë njeri - tjetrit.
Kështu ne të dy kurrë miq nuk do të
bëhemi,
as njeri - tjetrit besë nuk do t'i japim,
pa rënë vdekur njëri prej të dyve
me gjak të vet të ngopë mizorin Ares.
..
Kështu ai foli e, duke vringëlluar
ushtë hijegjatën, kundër tij e flaku"
dhe Hektori i nditur, që sytë nuk ia ndante,
e lakoi trupin dhe mezdraku (15) tunxhi
i kaloi sipër dhe në tokë u ngul.
Tinëz Hektorit, vrik Athinë Pallada
prej toke e ngriti e ia dorzoi Akilit,
"T'shkoi huq, Akil, - ia pret kreshniku i Trojës,
-
pra, riskun tim ende ty Zeus Kronioni
zbuluar s'ta paska siç më the përpara.
Këto s'janë tjetër veç dredhi
e profka
që ti përdor veç me qëllim t'më
trembësh
të le në harresë trimërinë
e forcën.
Mua, duke ikur, s'më sheh dot dhe heshtën
s'ma ngul pas shpine. Rrasma, pra, po munde,
drejt n'kraharor dhe do ta pres si burrat
tani dredhoi heshtës sime tunxhi,
e thënçin zotat krejt në trup ta
marrësh,
se më e lehtë lufta për trojanë
do bëhej;
në vrafsha ty, që je më i madhi kob
(16)".
Kështu ai foli e, duke vringëlluar
ushtën hijegjatën, gabimisht s'e hodhi,
në mes ia ngjithi shqytin te Pelidit,
por patërshanën larg e prapsoi shqyti.
U shtang Hektori prej mërisë e tmerrit,
e u drodh kur heshta huq i shkau nga dora,
pse tjetër shtizë prej frashëri nuk
kishte.
"Medet ja zotat tani më thërresin
ndër thonjtë të vdekjes
.
Mortjen e zezë nuk e kemi larg, po qaset
dhe s'kam shpëtim. Shumë kohë e shpirt
me deshën
Zeusi dhe i biri Feb largshigjetuesi
dhe dikur, besa, gjithnje zot më dilnin.
Tash ora e zezë të ma marrë shpirtin
erdhi,
por unë pa luftë e pa lavdi nuk vritem,
dhe do të kryej një punë të denjë
kreshnike,
që brez pas brezi, ta kujtojnë njerëzia".
Si foli ashtu, pallën si arëza e nxori,
që e madhe, e rëndë në rrip të
mezit varej.
kular kukzuar iu vërvit Akilit
*Porsi shqiponja që prej t'eprash maja
zbret në lëndinë thikë permes
resh të zeza,
për të rrëmbyer ndonjë lepur t'frikshëm
a qengj të njomë. Ashtu u turr Hektori,
duke lëkundur t'mprehtën pallë si arëza,
Po atij rrëmbyeshëm iu vërvit dhe Akili,
që zema i digjej nga tërbim i egër,
gjoksin përpara ia mbulonte shqyti
mjeshtërisht punuar, dhe valë-valë
i dukej
kaska vëtuese katër rrathësh tunxhi
me katër kreshta ari vezulluese,
që në majë pranë e pranë
vendosi Hefesti.
si yll i mbrëmjes që shkëlqen më
i bukuri
në mes të natës ndër yjet e qiellit,
ashtu vetonte maja e heshtës tunxhi,
që dora e fortë e Akilit vringëllonte,
duke shartuar zi për Hektor divin,
dhe hulumbtonte trupin e tij t'hijshëm
ku mund t'ia hapte plagën vdekjeprurëse.
Armët e bukura tunxhi, që Priamidi (17)
ia kish rrëmbyer kurmit të Patroklit,
kur përdhunisht këtij ia shkuli shpiritn,
shtatin vigan ia mbronin përveç grykës,
ku ndahej qafa me të gjërat shpatulla,
e ku më hollë se askund është
filli i jetës
mu aty Akili heshtën krejt ia rrasi,
e n'zverk pas qafe i doli maja e heshtës.
Arma mizore tejzaat ia këputi
përveç skërfyellit, dhe ende i mbeti
një fije zëri sa t'i fliste Akilit.
Gjunjët iu shkrehën dhe u plandos në
pluhur.
Prekëse e plot ndjenja njerëzore është
lutja e Hektorit për t'ia kthyer trupin babait
të tij dhe nënës, por Akili shfryn
egërsisht mërinë e tij.
Duke dhënë shpirt Hektor kreshniku i foli:
"Pashë jetën tënde, t'lëshoj
bè e t'lutem,
pashë këta gjunjë e prindët që
të linden,
mos ma lër trupin pranë galeve akeje
ta coptojnë larot, por prano shpërblesat
që baba im e zonja nëna ime
me ar e tuxh sa t'lypësh do të japin,
po kurmin tim prapë kthema në shtëpi,
që me nderime përmbi stivë të
zjarrit
të djegin teukrët bashkë me nusen teukre".
Zymtë e shikoi Akil këmbëshpejti e
tha:
"Mos me qit bè, qen i paftyrë, për
prindër,
as për këta gjunjë që po m'i rrok.
Përkundra,
ngaqë m'ke ndezur me tërbim e urrejtje,
të ngopur s'kam me çark të ta grij
mishin
e të ha gjallë për kobe që m'punove,
Me shpirt ndër dhëmbë, ia priti Hektor
kreshniku
"Mirë po të njoh tani që t'shoh
nga afër,
dhe bindja ime nuk më ka mashturar,
pse si fytyrën, mizor paske shpirtin.
Por ta dish mirë që zotat një ditë
gjakun
do të ma marrin, kur Paridi e Apoli
ty përdhunisht kanë për ta shkulur
shpirtin
te Portat Skee, ndonëse je trim i çartur".
Dhe , duke folur, e mbështolli vdekja,
e prej gjymtyrëve, pasi i doli shpirti,
fluturoi nga Hadi duke qarë me dhimbje
fatin e zi dhe burrërinë që humbi
në lule t'motit. Dhe Akil hyjnori
atij i foli tashmë për së vdekuri:
"Vdis ti njëherë, pa unë do ta
pres mortjen,
kur ta çojë Zeusi e zotat e pavdekshëm".
Tërbimi i Akilit ende nuk është shuar.
Ai e lidh kufomën e Hektorit pas qerres së
tij dhe e zvarrit në pluhur e baltë duke
e dhunuar dhe përçudnuar mizorisht.
Këtu Akili është më pak madhështor
dhe më pak fisnik nga ç'ishte kur mungesa
e tij në luftime i bënte trojanët të
shpalosnin tërë trimërinë e tyre.
Në mërinë dhe urrejtjen e tij ai nuk
njeh kufi, as edhe ligjet e shenjta të vdekjes.Në
ndryshim nga ai, figura tragjike e Hektorit që
po jep shpirt dhe lutet, rritet në sytë
tanë dhe bëhet ku e ku më e dashur,
ashtu e mbështjellë me nderimin dhe dhembjen
e të gjithëve.