Letërsia klasike greke fillon
me dy poemat e mëdha epike, me "Iliadën"
dhe "Odisenë" që bota antike mendonte
se i ka krijuar Homeri, edhe pse për të
nuk dinte pothuaj asgjë. Për shumë
qytete greke është thënë se janë
vendlindja e poetit. Duke u nisur nga veçoritë
gjuhësore të poemave, shkenca ka pranuar
si më të mundshëm Smirnën, qytet
kolonial grek në Azinë e Vogël (Izmiri
i sotëm në Turqi).
Për Homerin mendohet të ketë jetuar
aty nga shekuli IX para erës së re. Babai
i histografisë greke, Herodoti (shek. V p.e.r.)
thotë se Hesiodi ka një mendim tjetër
që sjell Homerin në shekullin VIII para
erës së re. Në këngën VI
të "Iliadës" poeti flet për
rrëmbimin e Helenës nga Paridi. Në
këngën V ku tregohen bëmat e heroit
grek Domerdit, thuhet se ai "rroku një shkëmb
të madh hata, dy burra që jetojnë sot
prej vendit s'mund ta luajnë". Kjo dhe të
tjera tregojnë se Homeri flet për kohë
dhe ngjarje të hershme, të kënduara
para tij, nga aedë dhe rapsodë, emrat historike
të të cilëve kanë humbur në
mjegullat e kohëve dhe shpesh janë veshur
me petkun e fantazisë dhe të legjendës
me këngët e tij magjepse kafshët e
egra, ujërat i bënte të ndalonin rrjedhën
e tyre dhe popullin ti shkonte pas. Në gurrën
e pasur të këngëve të lashta të
krijuara në shekuj, njomi buzët e saj muza
e poetit, që me "Iliadën" dhe
"Odisenë" i ngriti përmendore
jo vetëm heroizmit, por edhe bukurisë së
artit popullor, që humbi në errësirën
e shekujve dhe u ringjall në këto dy poema.
Nuk ka asnjë dyshim se përpara Homerit ka
gjalluar një letërsi e pasur gojore, me
këngë e himne të ndryshme kushtuar
hyjnive, heronjve dhe bëmave të tyre. Për
këtë flasin dy poemat e mëdha, vlerat
e larta artistike të të cilave dëshmojnë
qartë se ato janë jo fillimi, por mbarimi
i përkryer i një proçesi të
gjatë letrar, Përpunimin përfundimtar
të "Iliadës" dhe "Odisesë"
në gjendjen që i njohim sot, shumica e studiuesve
e çojnë në shekujt VIII-VII. Për
Homerin ka mendime të ndryshme si:
I vetmi krijues i dy poemave "Iliada" dhe
"Odisea";
Një nga autorët e mundshëm midis shumë
të tjerëve që kanë vënë
dorë mbi to;
Njeri që nuk ka ekzistuar, por që ky emër
ka mbetur simbol i poezisë epike etj. etj.
Të gjitha këto kanë krijuar atë
që quhet çështje homerike që
nis me shek. III p.e.r. e vazhdon deri në ditët
tona.
Homeri i ngjan një mali të lartë, maja
e të cilit vazhdon të jetë e mbushur
me mjerull. Vendi ku janë krijuar poemat homerike
është Joma; gjuha e tyre është
dialekti jonian i
përzier me elemente të dialektit eolian
dhe më pak të dialekteve të tjerë.
Në "Iliadën" dhe në "Odisenë",
përveç shtresimeve gjuhësore ka edhe
shtresime kohore,
që fillojnë nga periudha para qytetërimit
të Mikenës dhe mbarojnë afërsisht
në shekullin IX para erës së re. Kjo
i ka shtyrë shumë studiues të mendojnë
se në tekstin e poemave janë futur një
numër i madh shtojcash nga rapsodë të
veçantë, që kanë dashur tu përshtaten
shijeve dhe gjendjes shpirtërore të dëgjuesëve
të tyre. Ka shumë të ngjarë që
rapsoditë ose këngët që kanë
pasur në themel të tyre ciklin Trojan të
gojëdhënave popullore të përpunuara
nga shumë breza rapsodësh, të kenë
shërbyer si bazë për hartimin e poemave
homerike aty nga shekulli IX.