Në Këngën VII fitorja
nis t'u buzëqeshë trojanëve, Ajaksi,
me trimi pas Akilit, hyn në dyluftim me Hektorin,
por i zë nata dhe dyluftimi ndërpritet.
Në Këngën VIII Zeusi ndihmon trojanët,
të cilët u sjellin humbje të madhe
akejve.
Në Këngën IX, Agamemnoni, duke parë
humbjen e rëndë të ushtrisë së
tij, e kupton gabimin ndaj Akilit, dhe dërgon
një këshillë luftëtarësh
me influencë për t'u pajtuar me të
e për ta lutur të marrë pjesë
në luftime kundrejt dhuratave shumë të
çmuara. Por Akili nuk epet dhe dërgata
e Agamemnonit kthehet pa asnjë përfundim.
Në Këngën X, natën shkojnë
për zbulim në kampin e trojaneve, kthehen
përsëri në kampin e tyre.
Në Këngën XI, Agamemnoni, i ndihmuar
nga luftëtarë të tjerë kryen heroizma.
Por trojanët i zmbrapsin me trimëri sulmet
e grekëve. Agamemnoni, Diomedi, Odiseu e të
tjerë plagosen dhe largohen nga fusha e luftës.
Në Këngën XII dhe XIII tregohen fitoret
e trojanëve me Hektorin në krye, që
i detyrojnë akejt të mbyllen në kampin
e tyre dhe gati sa s'u vënë zjarrin anijeve
akeje. Fshehurazi nga Zeusi, akejt i ndihmon hyu i
detit. Poseidoni, një nga perënditë
më të mëdhenj të Olimpit.
Në Këngën XIV, Hyjnesha Hera e magjeps
të shoqin, Zeusin me hiret e saj dhe e vë
në gjumë për t'u lënë dorë
të lirë hyjnive të tjerë, të
ndihmojnë akejt.
Në Këngën XV, Zeusi, mbasi zgjohet
dhe kujtohet për lojën dinamike të
Herës, i urdhëron të gjithë perënditë
ta ndërpresin ndihmën dhënë akejve,
çka u jep dorë trojanve të fitojnë
epërsi.
Në Këngën XVI, Akili, i tronditur nga
kjo situatë e dhembshme, e lejon mikun e tij
të shtrenjtë, Patrokilin, të hyjë
në luftime, pa i jep edhe armët e tij të
mrekullueshme.
Në Këngën e XVII, trojanet, Patrokilin
të ngjeshur me ato armë, e marrin për
akilin dhe frikësohen. Kundër tij hyn në
luftë Hektori dhe dyluftimi mbaron me vrasjen
e Patroklit.
Në Këngën XVIII Hektori i merr Patrokiit
mburojën e Akilit, dhe rreh të marrë
kufomën e tij, por atë e mbrojnë me
trimëri akejt.
Në Këngën XIX tregohet se si Hefesti
pas një dite pune, i bëri gati armët,
të cilat ia çoi Akilit e ëma.
Në Këngën XX Akili, i pikëlluar
nga vrasja e Patroklit, fymëzohet me një
mëri të tërbuar ndaj Hektorit, dhe
e shuan mërinë e parë. Hynë në
luftë me armët e reja.
Në këngën XXI Akili bën kërdinë
në radhët e trojanëve dhe kërkon
Hektorin të hakmerret, por ky me këshillën
e mbrojtësit të tij të flaktë,
hyut Apollon, i shmanget luftimit me kryetrimin e
akejve. Trojanët s'gjejnë vend ku të
futen dhe tërhiqen per t'i shpëtuar vdekjes.
Në Këngën XXII Hektori i mbetur vetëm
në fushën e luftës, hyn në dyluftim
me Akilin, i cili e vret dhe zvarrit trupin e tij
rreth mureve të Trojës.
Në Këngën XXIII përshkruhet varrimi
me nderime të mëdha i Patroklit.
Kënga XXIV, një nga më të bukurat
e "Iliadës", shpalos një botë
të tërë ndjenjash dhe emocionesh. Priami
plak i lutet Akilit, t'i kthejë trupin e të
birit, Hektorit. Ai i prekur, pranon dhe u jep kohë
trojanëve ta varrosin trimin e tyre me nderimet
që i takojnë.